BALLINA arrow KUR'AN arrow DRITA E KUR’ANIT
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
DRITA E KUR’ANIT Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Bahri Curri   
e martė , 19 korrik 2005
Allahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën më të bukur dhe ia dhuroi mendjen, arsyen e logjikën, dhe me këto cilësi është dalluar prej gjallesave tjera në të gjitha aktivitetet jetësore.
Mirëpo, me aftësinë e tij mendore, njeriu nuk mund të arrijë përsosmërinë e tij në pikëpamje të botëkuptimit dhe do të ishte i humbur po të mos ishte udhëzues i tij Shpallja nga ana e   Allahut xh.sh.

Zoti i Plotfuqishëm, pasi që e krijoi njeriun, jo vetëm që ia plotësoi të gjitha kushtet e nevojshme jetësore në këtë botë, por edhe ia ndriqoi rrugën e shpëtimit për botën tjetër, ia dërgoi Shpalljen-Fenë Islame.
Pra, prej krijimit të njeriut të parë, Ademit a.s., që njëherit është edhe i obliguari i parë i   Allahut, e shpalli këtë fe dedikuar njerëzimit duke e përsëritur me dërgimin e pejgamberëve të shumtë deri para 14 shekujve, kur e vulosi pejgamberinë me të Dërguarin e Fundit - Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Muhammedi a.s. ishte i zgjedhur nga populli arab, të cilit iu shpall Kur’ani si shpallje e fundit dhe të cilin Allahu xh.sh. e zgjodhi ligj universal.
Kur’ani është libër hyjnor dhe mrekulllia kryesore e Muhammedit a.s. Fjala e Kur’anit është të folurit e mrekullueshëm të Allahut xh.sh., i shpallur të dërguarit të Tij - Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i përmbledhur në një koleksion të quajtur “MUS-HAF”, i përcjellur te ne në mënyrën më të saktë (tevaturen), dhe leximi i tij është adhurim (ibadet), dedikuar njerëzisë pa marrë parasysh racën, kombin, gjuhën, vendbanimin, për të gjitha kohërat derisa të ekzistojë kjo botë. Në Kur’an përshkruhen ngjarje nga e kaluara, tregohet për pejgamberët dhe popujt e mëparshëm, përshkruhen ngjarje edhe për të ardhmen që do të ndodhin si: kataklizma (kijameti), ringjallja, xheneti, xhehenemi etj.
Allahu xh.sh. ia shpalli Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem Kur’anin me ndërmjetësimin e melekut fisnik - Xhibrilit, me qëllim që t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë. Këtë na e sqaron edhe ajeti kur’anor ku thuhet:
“Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësire) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.” [Ibrahim, 1]

Që t’ua  bëjë me dije se rruga, të cilën ata ndiqnin (politeizmi) është rrugë e gabuar dhe e të humburve, të cilës i paraprijnë mësimet e errëta të djallit të mallkuar. Dhe ua  tërhoqi vërejtjen se rruga që duhet pasuar është rruga që mëson Muhammedi a.s. sipas udhëzimeve dhe mësimeve të Kur’anit - Fesë Islame. Që të largohen prej errësirës e të dalin në dritë, të besojnë vetëm Një Zot, Allahun xh.sh. e të largohen prej besimit në shumë zotëra.
Qëllimi i Allahut xh.sh. me shpalljen e Kur’anit nuk është që i ka nevojitur Atij, por atë e ka bërë nga mëshira e Vet në të mirë të njerëzimit. Siç e përmendëm më lartë, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte i zgjedhur nga mesi i popullit arab dhe ishte i caktuar që ai ta kryejë misionin e Shpalljes së Fundit, ai para pejgamberisë së tij as që kishte shpresuar se do të jetë i caktuar për një mision të tillë, ngase që në shpalljet e mëparshme ishte paralajmëruar ardhja e një pejgamberi nga mesi i popullit arab. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke qenë  njeri i varfër dhe bonjak nuk shpresonte se mu ai do të jetë i paralajmëruari në shpalljet e mëparshme. Allahu xhel-le shanuhu e zgjodhi këtë dhe e pajisi me virtyte e cilësi të larta. Në Kur’an thuhet:
“Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jesh ndihmëtar i jobesimtarëve.” [Kasas, 86]

Pra, zgjedhja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe shpallja e Kur’anit  janë bërë nga mëshira e gjerë e Allahut xh.sh.:
“E Ne  të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” [Enbija, 107]

Kush beson dhe e konfirmon jetën e vet sipas parimeve të Kur’anit, ai do të jetë i shpëtuar dhe do të shpërblehet me xhenet. Ndërsa, ata, të cilët nuk pranojnë Kur’anin dhe e kundërshtojnë atë, e kanë për vete dhe do të jenë të humbur e të dënuar me xhehenem:
“…Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, Allahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu).” [Ibrahim, 8]

Kur’ani buron nga Allahu azze ve xhel-le, është udhërrëfyes e udhëzues për ata, të cilët e besojnë dhe i kanë dronë Allahut. Shpallja e Kur’anit ka zgjatur 23 vjet, 13 vjet në Mekë, 10 vjet tjera në Medinë. Gjatë kësaj periudhe ka zbritur pjesë-pjesë, varësisht prej nevojës - shkakut të zbritjes. Për mënyrën e zbritjes na tregon ajeti kur’anor:
“Nuk ka asnjë njeri që t’i ketë folur Allahu ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë (melek), e ai t’i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti.” [Shura, 51]

Sipas këtij ajeti, mënyrat e shpalljes te të gjithë pejgamberët kanë qenë tre:
         -mënyra e inspirimit (frymëzimit),
         -të folurit e drejtëpërdrejtë të Allahut xh.sh. (pas perdes),
         -nëpërmjet melekut të shpalljes, Xhibrilit.

Po në këto mënyra i ka zbritur edhe shpallja e Kur’anit Muhammedit a.s..
---Forma e parë, “inspirimi” bëhej duke qenë Muhammedi a.s. zgjuar apo në gjumë dhe       Allahu xh.sh. i shpallte në zemrën e tij atë që dëshironte dhe Muhammedi a.s. e mbante në mend në mënyrë origjinale dhe të përpiktë ashtu si i shpallej.
Sipas hadithit më poshtë që e transmeton Aishja r.a., kjo është mënyra më e vështirë për pranimin e shpalljes (në formë të tingujve të ziles):
Transmetohet prej Aishes, nënës së muslimanëve, kënaqësia e Zotit qoftë ndaj saj, që ka thënë se Harith bin Hishami e pyeti Pejgamberin a.s. se si i vjen shpallja, ndërsa ai qe përgjigjur:   “Disa herë  më vijnë mua (disa si zëra) si tingujt e ziles (kur Muhammedi a.s. dëgjonte një zë që u përngjante tingujve të ziles,  atëherë e kuptonte se po i vinte shpallja) dhe kjo është e vështirë për mua, e më ndërpritet pasi t’i kem kushtuar kujdes se ç’më tha. Herë të tjera më personifikohet mua Xhibrili si njeri, më flet dhe i kushtoj kujdes se ç’më thotë.”
Siç transmeton Aishja r.a., e cila thotë:” Se e ka parë të dërguarin duke i zbritur atij shpallja në ditët e ftohta të dimrit dhe kur i ndërpritej (shpallja) vetullat e tij ishin të mbytura në djersë.”

---Forma e dytë, “të folurit e drejtëpërdrejtë të Allahut xh.sh.” është bërë në atë mënyrë ku Allahu i ka folur Muhammedit a.s. në mënyrë direkte pa ndërmjetësimin e melekut, Xhibrilit a.s., (pas perdes). Muhamedi a.s. dëgjonte fjalët e Allahut xh.sh. me tërë qenien e tij. Në këtë mënyrë i foli natën e Miraxhit kur Muhammedi a.s. udhëtoi në qiej.

---Forma e tretë, “përmes melekut” është mënyra me të cilën u shpall pjesa më e madhe e ajeteve kur’anore, duke pranuar Xhibrili nga Allahu ajetet që duhej  t’i shpalleshin Muhammedit a.s. dhe ia zbriste atij. Mirëpo, edhe kjo bëhej në dy mënyra.
Nganjëherë Xhibrili i paraqitej Muhammedit a.s. në formën e vet flurore, e nganjëherë personifikohej në formën e njeriut me lejen e Allahut xh.sh., e më së shumti në formën e një shoku të Muhammedit a.s. të quajtur Dihjetul Kelbi, e këtë e sqaron hadithi i lartpërmendur:
“…Herë të tjera më personifikohet mua Xhibrili si njeri, më flet dhe i kushtoj kujdes se ç’më thotë.”
Ndërsa, për zbritjen e shpalljes përmes Xhibrilit na tregon edhe ajeti kur’anor:
“Thuaj: ”Atë (Kur’anin) e solli “Ruhul Kudus” -shpirti i shenjtë-  plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të  qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.” [Nahl, 102]

Shpallja e Kur’anit ndikon shumë në përforcimin e besimtarëve në besim dhe qëndrim të paluhatshëm në Fenë Islame duke i përgëzuar gjithëherë me shpërblime të shumta për veprat e tyre:
“Ne të shpallëm Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim.” [Israë, 82]

Allahu xh.sh. zbriste pjesë të ndryshme nga Kur’ani për t’iu shpjeguar njerëzve gjëra dhe probleme të ndryshme, por e zbriste edhe si bari shërues nga sëmundjet e mosbesimit, politeizmit, hipokrizisë, etj. Dhe është mëshirë për besimtarët që të mos shkojnë në gabime që çojnë në humbje dhe humnerë. E në anën tjetër, jobesimtarëve, hipokritëve dhe politeistëve vetëm u shtohej zilia dhe dëshprimi duke parë se Islami po triumfon gjithnjë e më shumë dhe ata nuk ishin në gjendje që ta pengonin fare. Për besimtarët e vërtetë Kur’ani është ligj i caktuar nga Allahu xh.sh., të cilit i përmbahen dhe e konfirmojnë jetën e tyre me parimet e tij, është udhëzues i tyre dhe përgëzues për shpërblimet që do t’i kenë nga Allahu xh.sh.. Dhe më në fund për Kur’anin Allahu xh.sh. ua tërheqë vëmendjen duke thënë :
“…Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” [Israë, 81]

 
< Prapa

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!