BALLINA arrow PYETJE E PĖRGJIGJE arrow Kategoritė arrow Akide arrow 147. A MUND TĖ KTHEHET NJERIU NGA XHEHENEMI NĖ XHENET?
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
147. A MUND TĖ KTHEHET NJERIU NGA XHEHENEMI NĖ XHENET? Bėje PDF Shtyp E-mail
Pyetja:
Selam alejkum, nëse njeriu shkon në xhehenem, a mund të kthehet në xhenet? Faleminderit për mirëkuptim.

Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
Allahu xh.sh. ka përgatitur shpërblime, por edhe ndëshkime të përhershme për njerëzit në bazë të veprave të tyre. Vendi i shpërblimit është xheneti me kategoritë e saj, ndërsa vendi i ndëshkimit është xhehenemi me kategoritë e saj. Ata që shkojnë në xhenet, nuk do të kthehen kurrë në xhehenem, ndërsa disa që shkojnë në xhehenem mund të kthehen më vonë në xhenet.
Kjo varet prej llojit të veprave që kanë bërë dhe ndëshkimet për to. Ata që kanë vdekur në shirk dhe në kufër nuk do të dalin kurrë nga xhehenemi, por do të qëndrojnë aty përgjithmonë. Për këtë Allahu thotë në Kur’an:
S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. (Nisaë, 48).
Mirëpo, ata që do të dalin nga xhehenemi për të shkuar në xhenet janë njerëzit që kanë besim, por kanë bërë dhe disa gabime e mëkate (por që nuk e kanë humbur imanin).
Këta do të jenë në Ditën e Gjykimit para dy mundësive të zgjedhjes së Allahut. Nëse do Allahu ua falë ato mëkate dhe i dërgon në xhenet pa i ndëshkuar fare, ose i dënon me zjarr të xhehenemit për t’u pastruar nga mëkati i tillë, e pas përjetimit të dënimit dalin nga xhehenemi dhe dërgohen në xhenet. Ngase xheneti nuk pranon njerëz me gabime, andaj gabimet e tyre ose duhet të falen, ose duhet ta përjetojnë dënimin e merituar. Allahu e di më së miri!
Bahri Curri, 11.04.2007

 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!