Unë isha më i vogli në familje. Nëna ime vdiq rreth një javë pas lindjes sime. Të gjithë së bashku ishim gjashtë vëllezër dhe një motër. Ishim të krishterë, sepse ndiqnim fenë e babait tonë. Ne kishim emra fisnor që njiheshim. Por, gjyshi na kishte vënë emra muslimanë të gjithëve. Emri im ishte Ibrahim, i cili më pëlqente shumë. Nën influencën e babait ne praktikonim fenë krishtere, edhe pse jetonin në një komunitet ku mbizotëronin muslimanët. Ne ndiqnim mendimet e babait tonë dhe nuk guxonim të tejkalonim. Shumica e vëllezërve të mi e motra ime u martuan në familje krishtere. Çuditërisht një prej vëllezërve të mi dëshironte të martohej me një vajzë muslimane, por i kishin thënë se muslimaneve nuk u lejohet që të martohen me jomyslimanë, kështu që ai pranoi Islamin.
Ai nuk e praktikon Islamin dhe kurrë nuk u ka folur vëllezërve ose motrës për Islamin.
Unë isha duke studiuar në shkollën e mesme, ku prindërit e mi kishin punuar më parë. Një delegacion saudit vizitonte vendin tonë çdo vit për një konferencë. Babai më gjeti një punë atje. Ai donte që unë t’i shërbeja delegacionit për çdo gjë. Unë nuk dija asnjë fjalë në arabisht, kështu që nuk mund ta kuptoja se çfarë prezantohej në konferencë. Megjithatë u shërbeva me korrektësi nëpërmjet udhëzimeve të një përkthyesi. Ata ishin të kënaqur me shërbimet e mia.
Ky delegacion e vizitoi Kanon përsëri vitin tjetër. Ata kërkuan që edhe këtë vit unë të shërbeja atje. Ata krijuan një vlerësim për mua. Shejh Fehd, një organizues i konferencës më pyeti: “A jeni musliman?” Unë i thashë: “Jo, jam i krishterë”. Ai më shpjegoi bazat kryesore të Islamit gjatë qëndrimit të tij në Kano. Njëherë ai më pyeti: “A beson që Islami është e vërteta?” I thashë: “Po!” Pastaj ai shtoi: “A dëshiron të bëhesh musliman?” Unë i thashë: “Më parë duhet të marr leje nga babai im”. Babai im është natyrë e urtë, ai nuk u nevrikos, ose të reagonte negativisht kur i tregova për këtë gjë. Ai më tha: "Bëje në qoftë se të pëlqen”. Ditën tjetër pranova Islamin përmes Shejh Fehdit.
Komuniteti krishter atje bëri një bujë të madhe. Ato i kërkuan babait tim që të më kthente përsëri në krishterizëm. Ata i bërën shumë pyetje babait tim. A e pranoi djali yt Islamin, meqenëse propaganduesit ishin të bardhë? A e pranoi Islamin se ata i dhanë para? Ata duan ta marrin me vete në Arabinë Saudite? Babai im u tha troç se asnjë nga këto nuk ishte arsyeja e vërtetë. Ai u tha: “Nuk mund ta ndaloj djalin tim që të pranojë Islamin, kur edhe gjyshi i tij është musliman.”
Më thanë që mund ta praktikoj Islamin sinqerisht vetëm nëpërmjet mësimeve islame. Kështu pra nisa të shkoj te Qendra Islame më e afërt për të studiuar arabishten dhe Islamin. Fatmirësisht ne kishim një fqinje shumë të mirë. Emri i saj ishte znj. Karim. Ajo ishte doktoreshë në mësimet islame dhe jepte mësim në një nga shkollat lokale. Një shkollar fetar u jepte mësime Kur'ani fëmijëve të saj çdo ditë. Ajo më lejoi dhe mua që të shkoja atje. Delegacioni arab dëshironte të shikonte progresin tim në mësimet islame kur ata të vizitonin Kanon vitin tjetër.
Allahu u tregua i mëshirshëm me mua, sepse delegacioni arab mori përsipër pranimin tim në Universitetin Islamik në Medinë. Tani në universitet po mësoj gjuhën arabe, inshallah vitin tjetër do të futem në Fakultetin e Sheriatit dhe me dëshirën e Allahut pas katër vjetësh do të diplomoj.
Besimi im islam është i fortë dhe e dua rrugën islame si rrugë të jetës time me gjithë shpirt.
Babai im u martua përsëri. Ai ka pesë fëmijë me njerkën time. Të gjithë janë të krishterë. Gjatë pushimeve të verës vizitova familjen time në Nigeri. U përpoqa t’u shpjegoj vëllezërve të mi disa nga bazat kryesore të Islamit, meqenëse është detyrë për ne që të informojmë fisin dhe miqtë tanë të parët. Me mëshirën e Allahut një nga vëllezërit e mi e ka pranuar Islamin. Ai shkon rregullisht në qendrën lokale të mësimeve islame. I jam gjithashtu mirënjohës Allahut që po udhëzon vëllain tim 10 vjeçar nga babai. Ai po ndjek gjurmët e mia, shkon përditë tek znj. Karim për mësimin e Kur'anit dhe bazat e Islamit. Allahu e shpërbleftë znj. Karim që u jep ndihmë të rinjve të komunitetit që pranojnë Islamin.
Pasi të mbaroj universitetin e Medinës, dua të vazhdoj të shërbej si një thirrës në Islam. Nuk kam fjalët e mjaftueshme për të falënderuar Allahun që më tregoi të vërtetën. Jam shumë i kënaqur që do të jem një thirrës në Islam. Shpresoj që Allahu të udhëzojë shumë njerëz përmes thirrjes sime.
Të gjithë lavdërimet, me të vërtetë janë për Allahun.
Historia ime nuk është e vetmja. Misionarët krishterë kanë sjellë shumë polemika në Nigeri dhe në disa vende të tjera të Afrikës. Ata kanë organizata shumë të fuqishme, të cilat financojnë propaganduesit e tyre dhe ata që konvertohen në fenë krishtere. Ata i kanë gjithashtu literaturat e tyre të printuara në një mënyrë shumë tërheqëse. Propaganduesit e tyre i shpërndajnë këto fletushka derë më derë. Rezultati është i qartë.
Në Afrikë ka mungesë burimesh dhe thirrjeje në Fenë Islame. Thirrës të kualifikuar, të cilët dinë gjuhët lokale, nevojiten në çdo komunitet. Fatkeqësisht disa komunitete nuk mund të paguajnë punën e këtyre thërritësve në Islam. Kjo rrjedh me një humbje të madhe të njerëzve të kualifikuar. Gjithashtu dhe literatura islame në gjuhët lokale është e një niveli shumë të ulët. Këto nuk janë ide të mia, të gjitha këto njihen me fakte. Unë jam duke i përmendur si kujtues i atyre, të cilët janë të aftë financiarisht të ndihmojnë edukimin islam në vendet afrikane.
Marrë nga libri:
“Elharabat min elxhehijm”