|
Vendet islame, të cilat dëshirojnë të islamizojnë aktivitetet e tyre ekonomike janë duke u kthyer në disa mendime të së kaluarës, për inspirim dhe udhëheqje Përderisa shqyrtohet kjo lëndë, kam vendosur të shkruaj rreth Ibën Tejmijes për të dhënë këndvështrimin tim lexuesve të këtij teksti.
Kur’ani Famëlartë u shfaq para 1400 vjetëve dhe shfaqja e tij ka marrë miratim dhe pëlqim në shumë vende islame. Ibën Tejmije pati një mbërthim solid të të arriturave të diturisë islame, të cilat e zhvilluan atë. Megjithëse, ai i ndoqi hapat e Ahmed bin Hanbelit, i cili themeloi shkollën e tij juridike islame, Ibën Tejmije pati pavarësi të mjaftueshme të të menduarit dhe vizionit për të tërhequr shkollat dhe dijetarët për të arritur deri te mendimi i tij rreth ndonjë çështjeje. Kjo i dha atij një status pak më të lartë sesa shkollat tjera dhe më të lartë se dijetarët dhe juristët, të cilët e ndoqën rrugën e tij. Nuk ka dyshim se Ibën Tejmije mbetet i pakrahasueshëm në të menduarit e punës së tij dhe pastërtia e vizionit të tij, në të cilat formon mënyrën islame të të jetuarit. Historia do të na tregojë se Ibën Tejmije ishte mësues dhe rrethanat e kanë shtyrë atë për të qenë në uniformë ushtarake si dhe e shtynë atë në kontraverzë e polemikë. Ibën Tejmije u lind në një kohë të trazirave. Shkatërrimi në shoqërinë islame tanimë pat filluar me tërë atë që ai e përfshiu çrregullimin e të menduarit kreativ në drejtësi dhe në shoqëri. Fetvatë e tij reflektojnë natyrën e kombeve dhe kulturave dhe të ndërruarit e shpejtë të kushteve politike, të cilat ndikuan në treg dhe tregti, agrokulturë dhe industri. Njerëzit po hynin në forma të reja transaksionesh dhe marrëdhëniet sociale po bëheshin më komplekse. Me dituritë e tij, të cilat ishin në pajtim me ligjin islam, Ibën Tejmije iu përgjigj shumë pyetjeve që dilnin nga situatat komplekse me kuptim të mrekullueshëm dhe simpatik. Në vazhdim do të japim disa shembuj praktik të zgjidhjeve të tij: Fetva, volumi 30, fq. 311: Është e drejta e propozimit që nëse shkaku për shpërnguljen e njerëzve në një zonë, numri i konsumatorëve duke pasur atë hak që u takon, është për t’u shqetësuar, ose për t’u shkatërruar, ose ndoshta autoriteti politik i zhvendos njerëzit dikund tjetër, ose pikërisht për arsye tjera, pastaj haku i mëditjes nga personi, i cili ndërlidhë premisat do të ulet në proporcion të uljes së beneficioneve të pritura nga shteti. Huamarrësi është i obliguar t’i paguajë huadhënësit në atë vend ku ai e kontraktoi kontratën. Ai nuk duhet ta vendojë barrën e udhëtimit të huadhënësit për të realizuar kontratën. Nëse huamarrësi thotë “Nuk do t’ua paguaj juve përveçse në ndonjë vend tjetër“, ai tani mund të jetë i detyruar për të paguar, duke u bazuar në standardet konvencionale, çfarëdo çmimi i paguar nga huamarrësi (në udhëtim apo transport). Fetva , vol. 29, fq. 530: Gjithashtu kishte një pyetje, kështu që duke u bazuar në qëndrimin e Ibën Tejmijes rreth një njeriu që merrte shumë dërhemë hua prej një njeriu tjetër për t’i paguar atij në një vend tjetër edhe pse ishte e lejuar nga ai për atë veprim apo jo. Ibën Tejmije kësaj pyetje iu përgjigj se: Është e lejuar, sepse huadhënësi kërkon siguri gjatë transportimit të dërhemëve të tij në atë vend. Kështu që edhe huamarrësi do të përfitonte nga ai pagim në atë vend, duke qenë i siguruar nga rreziqet, të cilat mund të lindnin gjatë transportit (të parave). Më pastaj ka dobi për huamarrësin, e edhe për huadhënësin në këtë transaksion. Është e qartë se Ligjdhënësi nuk e ndaloi fitimin e dobive. Ai ndaloi vetëm atë që mund t’i lëndojë ata. Fetva, vol. 29, fq. 530-531: Fulus - Në këto ditë ishte i përdorur fulusi gjerësisht, metodë kjo e blerjes së monedhave në një vend dhe shitjen e tyre në një vend tjetër me një çmim më të lartë, dhe parashtrohet pyetja se a është e lejuar apo jo? Ibën Tejmije tha: “Lavdia i qoftë Allahut xh.sh., në ndërrimin e monedhave të bakrit me dërhem (nga argjendi) njihet një kontraverzë ndërmjet dijetarëve”. Mendimi më i pranueshëm për të bërë ndërrimin e monedhave të bakrit me ato të argjendit kur ato e kanë arritur qarkullimin e duhur, e që është e njëjtë me fitimin e parave dhe për t’u bërë standard i vlerës për pasuritë e njerëzve. Fetva, vol. 29, fq. 468-469: Duke u bazuar në faktin se Islami është bashkëkohor dhe duke u përqendruar në plotësimin e nevojave dhe kushteve ekonomike me atë se çka është e dëshiruar dhe çka mund të sillet. Një e lexuar e librave do të demonstrojë se sa pastër Ibën Tejmije ishte i përkushtuar në këto çështje. Ai nuk pajtohej me mendimin se muslimanëve u nevojitet shoqëri mirëfurnizuese prej së cilës fitorja në botën tjetër është e humbur dhe mirëqenia është e garantuar për të gjithë. Mënyra për të realizuar këtë objektiv është kontrolli i ndërmarrjeve dhe pronave, të cilat janë në kundërshtim me normat morale, e ky kontroll do të kryhet nga forca e shtetit në pajtim me ligjin islam ose Sheriatin. Prandaj, ata, të cilët kanë për qëllim regjimin duhet të jenë të gatshëm dhe me vullnet të përballen me rregullat e Sheriatit ose ligjit islam, në tërësi. Në këto veprime autoritetet do të jenë më të frekuentuara nga raste të këtilla për t’i aplikuar principet e Sheriatit ose ligjit islam në zonat e reja duke u zgjeruar me ndërrimin e rrethanave, veçanërisht në ekonomi. Kjo është kur juristët ballafaqohen me sfidat e vërteta, jo për të humbur shikim të qëllimit të vërtetë të ligjit - drejtësisë dhe harmonisë njerëzore – duke aplikuar parimet e tij legale në situata të reja. Ibën Tejmije u ballafaqua me këtë sfidë me një kompetencë të shkëlqyer dhe këtu qëndron porosia e tij te kjo gjeneratë e juristëve dhe ekonomistëve muslimanë. Vizioni i Ibën Tejmijes në fushën ekonomike nuk ishte i ngushtë, në fakt ai ishte i qartë dhe i mbushur me urtësi. Duke u bazuar në pikëpamjet e tij të gjitha aktivitetet ekonomike janë të lejuara sipas Islamit, përveç atyre që janë të ndaluara nga Islami. Kështu që gjithkujt u është lejuar veprimtaria ekonomike në suaza të Sheriatit, sepse nëse një person do të dinte se nëse një punë është e ndaluar në Sheriat, ai do t’i shmangej asaj pune. Ajo çka ishte e mirë për njerëzit, se atyre u lejohet për të bërë transaksione ekonomike ose tregtare në mënyrë të lirshme, për të bërë kontratë dhe për të drejtuar punët ekonomike në mënyrë të drejtë duke parë standardet e drejtësisë të rregulluara sipas principit “urf dhe adah”. Këtu duhet të bëjë një sqarim rreth kuptimit “urf dhe adah”. “Urf” do të thotë ‘marrëveshje’ dhe “adah” do të thotë ‘zakon’. Sheriati intervenon vetëm për të siguruar drejtësinë në marrëdhëniet njerëzore dhe për të drejtuar aksionin individual drejtë asaj se çka është e mirë për të gjithë. Kishte për qëllim për të eliminuar dhulm-in (padrejtësinë dhe shtypjen) nga marrëdhëniet sociale. Riba (kamata ose interesi) dhe kimar (bixhozi) u ndaluan me Sheriat. Esenca e fitimeve të njëanshme, kjo do të thotë marrja e shtesës pa djersë u konsiderua si fitim i njëanshëm. Fetva , vol. 20, fq. 341: Përfitimi nga pasuria e një personi tjetër pa kompensim njashtu ishte e palejuar, sepse ishte aktuale që blerësi të paguajë çmimin e duhur për tokën që ishte duke e blerë dhe shitësi të restaurojë tokën saktësisht në atë vlerë që e pranoi. Për të qenë kuptimplotë, të dy palët duhet bazuar pajtueshmërinë e tyre në dituri adekuate se çka është e kyçur në kontratë. Askush nuk duhet të marrë përparësi me detyrim ose me dinakëri pa marrë parasysh rrethanat në të cilat nënshkruhet kontrata. Kur palët i përmbahen këtyre rregullave, çmimet e tregut janë të arsyeshme dhe të drejta, po që se nuk ka ofertë tjetër me një pamje të rritjes së çmimeve të produkteve të tyre. Normalisht shteti nuk do të intervenonte në ekonominë e tregut, në çmime, produkte, rroga, etj., e cila ishte për t’u përcaktuar nga ligji i kërkesës dhe ofertës. Por, shteti mund të intervenojë kur disa nga kushtet e lartcekura janë të cenuara, ose të thyera. Autoritetet publike intervenuan përmes një këshilli ekspertësh dhe kërkuan që të ndryshojnë çmimin e të mirave materiale dhe shërbimeve të ngjashme me qëllim që ky çmim të përcaktohet në mënyrë të drejtë.
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|