BALLINA arrow LAJME arrow Dr. KERI ANN OWEN PRANOI FENĖ ISLAME
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
Dr. KERI ANN OWEN PRANOI FENĖ ISLAME Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Personazhi i rrėfimit (Pėrktheu: Harun Shabanaj)   
e hėnė , 02 prill 2007
Keri Ann Owen ka lindur në një familje çifute dhe më pas është adoptuar nga një familje rrënjëse e Amerikës Veriore (indiane), të cilët i vunë emrin Penomee, që do të thotë "ajo që kalëron rrugët". Keri Ann e mori doktoratën e vet në religjion dhe letërsi nga "The Graduate Theological Union" në Berkeley, Kaliforni, dhe sot është poete e kolumniste për revistën Abled Woman.

Besimtarë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ju! Besoj se nuk Zot që meriton adhurim me të drejtë përveç Allahut dhe besoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Besoj se Krijuesi ynë është i njohur me shumë emra dhe atribute. Urtësia e Tij është e gjithënjohur dhe prania e Tij është e qartë në dashuri, tolerancë dhe mëshirë. Aftësia e Tij gjithëpërfshirëse na udhëheq nga lufta e individualizmit të papërmbajtur në dashuri e dinjitet njerëzor dhe në obligimin tonë ndaj familjeve dhe shoqërisë.
Unë jam një e konvertuar e re në Islam, elhamdulilah. Prindërit e mi të vërtetë janë çifutë, ndërsa prindërit që më kanë adoptuar, janë amerikanoveriorë rrënjës (indianë). Ashtu si motra ime e adoptuar, edhe unë u konvertova në Islam për shkak të përkrahjes që Islami na dha për një mënyrë jetese të disiplinuar e të shëndetshme që mbështet martesën dhe joalkoolizmin, dy shtyllat shpirtërore të jetës sime.
Ashtu si Malcolm X, unë kam përjetuar një rini të shkatërruar nga dhuna dhe abuzimi, braktisja dhe burgosja. Ashtu si Malcolm X, edhe unë u udhëzova nga Allahu në një jetë stabile familjare dhe larg alkoolit, që prej 29 vjetësh.
Rruga ime deri te pranimi i dëshmisë filloi kur drejtori ynë Toni Riçardson (Tony Richardson) vdiq nga sida. Riçardson ishte një figurë e njohur dhe e shkëlqyer si një profesionalist ndërkombëtar që kur unë e takova në teatër në shfaqjen Luter, kur isha 14 vjeçe.
Shkrimi i pjesëve teatrore për mua ishte rruga e vetme për të gjetur qetësinë shpirtërore në mes meje dhe botës, e cila më ishte dukur deri diku brutale për shkak të kushteve të mia të fëmijërisë. Në vend që të luftoja me botën, unë konfliktet e mia i vendosja në shfaqje teatrore. Në moshën 17 vjeç kisha pas shpatullave një karrierë e emër dhe shpresoja se një ditë se do të studioja dhe do të punoja me z. Riçardson. Por, kur ai u dha pas homoseksualitetit, nga Anglia në Amerikë në komunitetet e përziera, e vrau sida. Dhe me të shkuan edhe ndjenjat e përkatësisë sime në shoqërinë amerikane. Pas vdekjes së tij, fillova të shikoj jashtë asaj shoqërie, për të gjetur një udhërrëfyes me kulturë dhe moral.

Ky udhërrëfyes pse të mos jetë Islami, pse dikush tjetër?
Paraardhësit e gjyshes sime ishin çifutë spanjollë, që kishin jetuar në një mes muslimanësh derisa i përzuri inkuizicioni nga Spanja, më 1492. Në kujtesën e historisë sime, thirrja e muezinit është më e thellë sesa stuhia e oqeanit dhe lëkundja e anijes në thellësitë e detit, më e thellë se troku i kuajve në shkretëtirë dhe se pohomo i dashurisë përballë shtypjes.
Në brendësinë time lindi një histori e re, e cila mori formë që kur fillova të mësoj për humanitetin e një kalifi osman, i cili u kishte ofruar ndihmë refugjatëve hebrenj në kohën e dëbimit.
Allahu më udhëzoi që të lexoja dhe të mësoja rreth Islamit. Fillova të lexoja për figura të ndryshme, si Imam Siddiku i South Bay Islamic Association, për motrën Rrahima Huseini si dhe për motrën e dashur Maria Abdi, një muslimane rrënjëse e Amerikës dhe shkrimtare në revistën "SBIA-IKRA".
Derisa isha në një mishtore në San Francisko, bëra një intervistë me zonjën Abdi, muslimanja e parë që takoja. Ajo ishte me mbulesë islame dhe fliste e shkruante katër gjuhë të huaja. Ajo u soll me mua me shumë dashamirësi dhe më nderoi shumë. Shkëlqimi i saj, i bashkuar me mungesën e arrogancës, pati një efekt shumë të thellë tek unë për thellimin e njohurive se si Feja Islame mund të ndikojë në sjelljet njerëzore. Ai moment ishte çasti i lindjes së një muslimaneje të re.
Rrjedhja e kërkimit tim hapi përpara syve të mi shumë më tepër rreth Islamit sesa një grumbull faktesh, pasi Islami është një fe që jetohet.
Sapo e lexova Kur’anin, u binda se ai ishte një libër për të gjitha nevojat njerëzore, ishte libër urtësie dhe ligji, ishte libër i Njohjes Hyjnore, ishte libri që ndriçon çdo rrugë jetësore.
Besimi im filloi të shtohej, ecuritë rreth kërkimeve më afruan edhe më tepër me Islamin dhe me faktet bindëse se Islami është fe e gjallë. Mësova se si muslimani drejton vetveten me dinjitet dhe dashamirësi mbi tregjet garuese të seksualitetit dhe dhunës.
E kam të qartë se të gjitha kufizimet që i bëhen femrës muslimane në veshje, janë me qëllim që të mbyllin derën e çoroditjes dhe të amoralitetit, të cilat përhapen nga zbulimi dhe shfaqja e bukurisë. Veshja modeste islame të ndihmon për të formuar sjellje njerëzore duke e drejtuar burrin dhe gruan në zotërimin e epsheve.

Pse kjo duket një çudi e madhe dhe një gjë e re?
Si shumica e femrave amerikane, edhe unë u rrita në tregun e skllavërimit, duke lënguar jo vetëm nga sëmundjet seksuale të familjes sime, por edhe nga paragjykimet negative të bashkëmoshatarëve të mi jo më të mëdhenj se shtatë vjeç. Që në rininë time të hershme shoqëria amerikane më mësoi se humaniteti im përbëhej vetëm nga tërheqja e bukurisë sime ndaj të tjerëve. Më duhet të them se djemtë dhe vajzat, meshkujt dhe femrat rriteshin të zemëruar me njëri-tjetrin, me gjithë dëshirën e madhe për pranim, e cila dukej se varej pothuajse plotësisht jo nga butësia, mëshira ose inteligjenca, por nga pamja dhe nga perceptimi i asaj pamjeje nga të tjerët.
Ndërkohë që nuk pres përsosmërinë njerëzore në radhët e muslimanëve, megjithatë dallimet shoqërore janë të thella dhe pothuajse të pabesueshme për një person si unë.
Në Islam i jepet një rëndësi e veçantë pastrimit të moralit dhe edukimit të fëmijëve deri në moshën madhore, dhe prindërve u premtohet shpërblimi i Allahut për dhënien e edukimit të mirë fëmijëve. Islami ndaj përzierjes së të dy gjinive ka dhënë vendime të forta e të prera. Të gjitha ndalimet e përzierjes mes dy gjinive janë bërë me qëllim që njerëzit të mbrohen dhe të sigurohen nga ngacmimet ndaj njëri-tjetrit. Kjo më bën të kem një respekt të posaçëm dhe ta dua Fenë Islame, të cilën e kam mësuar nga vëllezërit dhe motrat e mia në besim, të cilët i kam takuar në AMILA (American Muslims Intent on Learning and Activism).

Çfarë ndiej dhe besoj tjetër rreth Islamit?
Unë mbështes dhe admiroj thellësisht respektin për arsimimin e të dy gjinive, në mënyrë që femra të jetë në gjendje të edukojë dhe të ruajë fëmijët e vet. Femra duhet të përgatitet që të jetë në gjendje të dallojë të vërtetën nga e kota, ndershmërinë nga poshtërsia, udhëzimin nga devijimi. Femra duhet të ushtrojë vetveten dhe të arrijë të gjykojë për atë që sheh, dëgjon dhe lexon, sipas rregullave islame.
Po ashtu, femra muslimane duhet të gjejë në martesë rehatinë dhe qetësinë shpirtërore, ashtu siç pata fat dhe lumturi edhe unë, elhamdulilah.

A është Islami dhurata më e çmuar në kuptimin e gjerë të fjalës?
Në këtë shoqëri që na përball me trysninë e pareshtur të flijimit nën instinktet e paarsyeshme, pa llogaritur pasojat, Islami kërkon që ta përfillim vetveten si qenie njerëzore të krijuara nga Allahu me aftësi për përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit përmes faljes, bamirësisë dhe ndalimeve mbi bazën e arsyes dhe arsimimit.
Nëse ne pasojmë Islamin, do të kemi mundësi të rritim fëmijë në frymën më të mirë të tolerancës, për t'u larguar nga dhuna e për të krijuar një rreth të shëndoshë në shkollë, në familje dhe në jetën e përditshme.
Së fundi, unë dhe bashkëshorti im Silas, i jemi shumë mirënjohës dhe e falënderojmë komunitetin AMILA dhe veçanërisht AMILA NET, që më mundësoi të mësoj rreth Islamit dhe ta kuptoj atë. Vërtet ky është një komunitet madhështor, mbetem me shpresë se ju do ta vazhdoni më tej Thirrjen në Islam dhe mësimet e kësaj feje te të tjerë, në mënyrë që edhe fëmijët tanë ta njohin dhe ta mësojnë Zotin dhe fenë e Tij.
Domethënia e veçantë e Islamit është nënshtrimi. Zoti është, mbi të gjitha, i Mëshirshëm dhe Bamirës. Të mos harrojmë se lutjet e thëna nga mbi një miliardë muslimanë pesë herë në ditë, fillojnë me fjalët: "Në emër të Zotit (Allahut). Bamirësit, Gjithëmëshiruesit…"

 
< Prapa   Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!