Lejthi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Magjia është vepër që e afron njeriun tek shejtani me ndihmën e këtij të fundit.
El-Ez’heri (Allahu e mëshiroftë) thotë: Magjia është transformimi i diçkaje nga thelbi origjinal në diçka tjetër.
Transmeton Shemri nga djali i Aishes se ai ka thënë: Arabët e quajnë magjinë, magji sepse ajo transformon shëndetin në sëmundje.
Në fjalorin ndërmjetës {معجم الوسيط} shkruhet: Magjia e bën të bukur transformimin e saj, pastaj shpërndahet.
Në fjalorin gjithëpërmbledhës {معجم المحيط} shkruhet: Magjia është transformim i diçkaje në formën më të bukur për të të magjepsur.
Ibën el-Faris (Allahu e mëshiroftë) thotë: Magjia është tranformim i të kotës në një pamje të vërtetë.
Magjia në terminologjinë fetare
Magjia dhe falli janë punë të shejtanit. Islami i ka ndaluar ato, sepse ato hedhin poshtë pjesërisht apo tërësisht besimin e muslimanit, pasi kryerja e tyre nuk mund të bëhet përveçse nëpërmjet disa procesesh që përmbajnë në vetvete forma të ndryshme.
Fahruddin err-Rraziu (Allahu e mëshiroftë) thotë: Magjia njihet në terminologjinë fetare kompetente e çdo gjëje, e cila fshihet puna e saj dhe transformohet prej formës së saj origjinale, në një formë tjetër, e pastaj vazhdon maskimi dhe hilja.
Karakterizimi magjisë
Magjia është bashkëpunim në mes shejtanit e magjistarit. Magjistari duhet të bëjë gjëra të ndaluara dhe shirk kundrejt ndihmës që shejtani i ofron atij. Bindja e magjistarit duhet të jetë për çfarëdo gjëje, të cilën e kërkon ai.
Magjia është marrëveshje, kontratë me shejtanin. Magjia ka forma e mënyra të ndryshme. Ajo përbëhet nga disa rite të caktuara që lidhen nga magjistarët dhe përmbajnë në brendësinë e tyre fjalë të caktuara, përzierje të ndryshme, fryrje etj.. Që magjistarit t’i ofrohet ndihma e shejtanit, ai duhet që t’i bindet atij për çfarëdo gjëje që shejtani kërkon prej tij, si p.sh.: shirku, mohimi, gjëra të ndaluara që bien në kundërshtim me dispozitat e Fesë Islame etj.. Gjithashtu magjia është fjalë, e cila del nga goja e magjistarit, apo këtë fjalë e shkruan në ndonjë letër, qese, apo dru. Magjia është ndikuese në trupin e atij që i është bërë magji, është ndikuese në zemrën dhe mendjen e tij. Magjia është diçka e vërtetë dhe që ekziston në realitet. Magjia ka forma të ndryshme. Ka magji, e cila bëhet shkak që të sëmuret apo të vdesë një person, ka magji, e cila e bën burrin që të mos i afrohet gruas së tij dhe mos të ketë marrëdhënie intime me të, ka magji, e cila bëhet shkak që gruaja të urrejë burrin e saj dhe burri të urrejë gruan e tij, saqë mund të shkojë deri në ndarje. Ka magji, e cila bëhet shkak që njeriu të urrejë çdo person dhe të mos dojë asnjë. Por, sigurisht këto gjëra nuk ndodhin pa lejen e Allahut të Madhëruar.
Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Magjia është e përbërë nga përshtypje shpirtërore të djallëzuara dhe ndikime të forta.
Pjesa dërrmuese e magjive nuk mund të realizohet, përveçse nëpërmjet kryerjes së formave të ndryshme të shirkut, pasi ato kryhen me ndihmën e shejtanëve, të cilët këtë lloj "ndihme" nuk e ofrojnë falas, por kërkojnë nga magjistari që të vihen në shërbimin e tyre dhe të bëjë lloj-lloj gjynahesh të ndryshme, të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e Fesë Islame. Për këtë arsye në hadithin e mëposhtëm, magjia radhitet menjëherë pas shirkut. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: "Largohuni nga shtatë gjynahe, të cilat i hedhin poshtë punët tuaja!" Kur u pyet se cilat janë ato gjynahe Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) tha: "Shirku, magjia …”.
Pra, magjia hyn në rrethin e shirkut për dy arsye:
1- Për shkak të përdorimit të xhindëve, të cilët për t'u vënë në shërbim të magjistarit kërkojnë prej tij kryerjen e gjynaheve të ndryshme, midis të cilave dhe forma të ndryshme shirku. Pra, magjia është pjesë e punëve të shejtanit, ndaj dhe Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:
(وَلَكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْر) ( البقرة: من الآية 102)
“Djajtë ishin të pa fe, sepse u mësonin njerëzve magjinë.” (Bekare, 102).
Sepse, ajo përmban në vetvete pretendimin e njohjes së Dijes së fshehtë nga dikush tjetër përveç Allahut dhe siç e përmëndëm më lart, kjo gjë konsiderohet kufër (mosbesim). Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Fisnik :
(لَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الْآخِرَةِ مِنْ خَلاقٍ) ( البقرة: من الآية 102)
"Dhe ata (çifutët) e dinin se kush e blinte atë (magjinë), nuk do të kishte pjesë në jetën tjetër." (Bekare, 102).
Pra, nga ky ajet kuptojmë se magjia është kufër (mosbesim), ndaj dhe magjistarët duhet të vriten, siç është transmetuar se kanë vepruar disa prej shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Në kohën e sotme, për fat të keq, shohim që shumë njerëz nuk e konsiderojnë magjinë si diçka të keqe, madje jo pak prej tyre e shohin atë si një lloj arti, ndaj dhe jo rrallë organizohen konkurse dhe spektakle ku ftohen magjistarë të ndryshëm dhe ndiqen nga mijëra shikues. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një manifestim injorance, në të cilin është zhytur shoqëria moderne dhe i mospërfilljes së mësimeve të Zotit, gjë që u jep mundësi disa njerëzve të ultë që të deformojnë besimin e saktë në mendjet e të tjerëve.
Disa mënyra të magjisë, të cilat të afrojnë tek shejtani i mallkuar
- Nga magjistarët ka prej tyre, që e lidhin Kur’anin te këmbët dhe hyjnë më të në banjo.
- Ka prej tyre që i shkruajnë ajetet e Kur’anit me pisllëqe e ndyrësira dhe ka prej tyre që i shkruajnë ajetet e Kur’anit me gjakun e menstruacioneve.
- Ka prej tyre që i vizatojnë ajetet kuranore poshtë këmbëve.
- Ka prej tyre që e shkruajnë suren Fatiha mbrapsht.
- Ka prej tyre që bëjnë kurban për shejtanin dhe nuk e përmendin emrin e Allahut të Madhëruar në therjen e kurbanit dhe më pas e hedhin kurbanin në vende të caktuara, të cilat ua thotë shejtani.
- Ka prej tyre që adhurojnë yjet dhe u bëjnë sexhde atyre.
- Ka prej tyre që bëjnë marrëdhënie seksuale me nënat e tyre dhe vajzat e tyre.
- Ka prej tyre që shkruajnë hajmali me fjalë joarabe, por i shkruajnë ato me fjalë të pakuptueshme, të cilat mbajnë në vetvete kuptime politeiste.
Këtu kuptojmë që shejtani nuk e ndihmon magjistarin dhe nuk i shërben atij, vetëm në qoftë se magjistari i bindet për çfarëdo gjëje që ai e urdhëron atë. Sa më mohues e jobesimtar të jetë magjistari, aq më shumë shtohet bindja dhe ndihma e shejtanit ndaj tij dhe e ndihmon atë në realizimin e hipnotizimit. Në qoftë se magjistari pakëson diçka nga urdhëri, të cilin shejtani i ka dhënë, atëherë bëhet i ngadaltë hipnotizimi i tij, e shejtani nuk i shërben dhe e kundërshton punën e tij. Pra, magjistari dhe shejtani janë të devotshëm në kundërshtimin e Allahut të Madhëruar.
Në qoftë se shikon fytyrën e një magjistarit, ç'të shikosh, fytyra e tij përbëhet nga errësira e mohimit. Shikon vrenjtësi në fytyrën e tij sikur të jetë një hije e zezë. Në qoftë se e njeh mirë magjistarin, e gjen atë që jeton në mjerim shpirtëror me bashkëshorten, fëmijët dhe veten e tij. Nuk mund të flejë i qetë, i rehatshëm në ndërgjegje, por trembet e frikësohet në gjumë shumë herë. Nuk mjafton vetëm kjo, por shejtanët u bëjnë keq dhe e torturojnë gruan, fëmijët e tij dhe realiteti tek ato është mjerimi, polemika, përçarja. Në të vërtetë Allahu i Madhëruar thotë hakun në Librin e tij Fisnik:
(َمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكا)ً ( طـه: من الآية 124
)
“Por, kushdo që i kthen shpinën mesazhit tim (nuk beson në udhëzimin Tim, në të Dërguarit e Mi, në librat e zbritur dhe në Kur’an dhe nuk vepron sipas mësimeve të tij),
padyshim që për të do ketë jetë të vështirë.” (Ta-Ha, 124).
Marrë nga libri:
“Kejfe tetehalesu min es-sihr”