O ju të mençur! Cili do të ishte mendimi juaj ndaj një njeriu që gjen veten në një qytet të panjohur ose shkretëtirë, duke ngjarë kjo pa zgjedhjen dhe dëshirën e tij? Por, kur t'i vijnë atij udhërrëfyesit për ta udhëzuar për gjithçka, ai është mospërfillës ndaj tyre. Bile, ai kthehet dhe i lufton ata, megjithëse ata kanë ardhur për shpëtimin dhe udhëzimin e tij. Ky i shan udhërrëfyesit, kurse ata afrohen tek ai.
Në të vërtetë përgjigjja e të mençurve do të ishte pikë së pari për atë njeri të humbur, se për të është si të thuash një botë e panjohur ku e sollën pa dashjen e tij dhe për të mësuar misterin e ardhjes së tij. Një njeri i arsyeshëm kur gjen udhërrëfyesit që kanë ardhur për udhëzimin e tij dhe provon vërtetësinë e tyre, i respekton dhe zbaton rrugën e tyre. Kurse, ai nuk interesohet për vetveten, ose për Atë që e solli në këtë vend ose për Pejgamberët e Zotit Madhështor, nuk ka dyshim se ai njeri është i çmendur. Njeriu i mençur kujton jetën e tij në këtë botë, mendon, si të thuash se s'ka qenë asgjë ose "tokë e vdekur", e pastaj është bërë njeri i gjallë siç thotë Allahu në Kur’anin Famëlartë: (وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ إِذَا أَنْتُمْ بَشَرٌ تَنْتَشِرُونَ) (الروم: 20) “Nga faktet (e fuqisë) së Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë”. (Rrum, 20).
Sa dallim ka mes botës tokësore të vdekur, e cila nuk dëgjon, nuk shikon, nuk mendon, nuk përmirëson, nuk zhvillohet, nuk lind dhe nuk cilësohet me asnjë cilësi prej cilësive të jetës, dhe midis njeriut të gjallë që e ka mbushur tokën me lëvizje e aktivitet. Nëse i mençuri mendon në ngjarjen e shpërnguljes së tij prej botës së vdekur në botën e gjallë njerëzore dhe se si është shndërruar toka në spermë prej ujit të turbullt nëpërmes shndërrimit të saj në ushqim, pastaj si është shndërruar sperma në gjak, gjaku në copë mishi, mishi në asht, pastaj i ka veshur eshtrat me mish, dhe ka filluar jeta dhe shpirti në embrionin e femrës. Sikur të mendojmë ndaj të gjitha këtyre çështjeve do të shihet se: Asgjë nuk është bërë me zgjidhjen e tij dhe do ta dinte se detyra e parë e tij është njoftimi me Atë në duar të të Cilit është ekzistenca, jeta dhe fizionomia e tij, Allahu e ka sjellë atë në tokë pa lejen ose zgjedhjen e njeriut siç thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: (يَا أَيُّهَا الْأِنْسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِ, الَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّاكَ فَعَدَلَكَ, فِي أَيِّ صُورَةٍ مَا شَاءَ رَكَّبَكَ) (الاِنفطار: 6-8) “O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë që të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!?” (Infitar, 6-8).
Ç'të shtyri të largohesh nga rruga e Zotit, që të krijoi, të zbukuroi e të përsosi, o njeri? A mendon se ke ardhur në këtë botë vetvetiu? A mendon se e krijove vetë veten tënde, jo kurrë mos mendo kështu! Ne lidhje me këtë Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: (أَمْ خُلِقُوا مِنْ غَيْرِ شَيْءٍ أَمْ هُمُ الْخَالِقُونَ) (الطور:35) “A mos u krijuan prej kurrgjësë, apo ata vete janë krijues?” (Tur, 35). Derisa ekzistenca, jeta dhe krijimi yt është në duart e Allahut xh.sh. që të krijoi e të përsosi në formën më të bukur e të mirë, atëherë patjetër duhet ta njohësh Atë, në duart e të Cilit është çështja dhe ekzistenca jote. Derisa je rob me dashjen e Tij, patjetër të jetë njohuria jote për Zotin tënd detyrë e parë për ty si njeri i mençur! Marrë nga: Libri: “Men halekake”
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|