BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 2 musafirė online
KUR’ANI FISNIK Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ali Hasen Abdul Hamid (Nga arabishtja: Enis Rama)   
e enjte , 15 mars 2007
Kur’ani Fisnik është libër të cilin Allahu i Madhëruar ia zbriti prej qiellit të Dërguarit të Tij Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Në të është i tërë udhëzimi, e tërë drita, përmban në vete fjalët e Allahut, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e krijesave, të mirën e njerëzimit dhe gjithë botërave. Allahu i Madhëruar thotë:
"Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta dhe i përgëzon besimtarët...." (Israë, 9).
Fjala "Kur’an" e ka rrënjën prej foljes (karee jakreu) - "për të lexuar", që d.m.th.: e shfaqi, e qartësoi. Prandaj, Kur’ani është qartësim madhështor dhe shfaqje e haptë, në të cilën janë çiltëruar (kulluar) librat e mëparshme, si Tevrati, të cilin Allahu xhel-le shanuhu ua zbriti çifutëve, apo Inxhili, të cilin ua zbriti Allahu xhel-le shanuhu të krishterëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm (Kur’anin) e vërtet që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantuesi tyre." (Maide, 48).
Kur’ani Fisnik është fjalë e Zotit të botëve xhel-le shanuhu, por të folurit e Tij nuk është si të folurit e krijesave assesi. Të folurit e Krijuesit (Allahut) ndryshon nga të folurit e krijesave dhe nuk i përngjan Atij.
Allahu i Lartësuar thotë: "Asnjë send nuk është si Ai." (Shura, 11).
Po ashtu thotë: "Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu." (Hashr, 21).
Kur’ani është libër i udhëzimit, ai na thërret në hulumtimin e argumenteve të Allahut të Madhëruar, në respektimin dhe nderimin e asaj që ka krijuar Ai, në të logjikuarit e krijimtarisë së Tij. Na thërret në të njohurit e asaj që e kemi të lejuar dhe të ndaluar (hallallit dhe haramit), në veprimin e punëve të mira dhe largimin nga punët e këqija.
Allahu i Madhëruar thotë: "A nuk e studiojnë ata me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet." (Muhammed, 24).
Gjithashtu thotë: "Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, por a ka që ndokush që e merr për mësim." (Fet’h 17).
Allahu i Madhëruar e zbriti Kur’anin e urtë në qiellin e dunjasë në natën e Kadrit, natë e cila është prej netëve të muajit të begatshëm të Ramazanit. E pastaj, pas kësaj, e dërgoi melekun e Tij të madh Xhibrilin, e bashkë me te edhe ajete fisnike nga Kur’ani deri te i Dërguari jonë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku pas kësaj vazhdoi zbritja e Kur’anit disa vite me radhë.
Allahu i Lartësuar thotë:"Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!" (Kadr, 1-3).
Vërtet kjo natë e bekuar është më e mirë se një mijë muaj, ngase ajo është nata e zbritjes së Librit Fisnik, Përkujtuesit të Urtë, Dritës së Vërtetë, te i Dërguari i të mirës dhe udhëzimit, i Dërguari i Zotit të botëve. Allahu i Lartësuar thotë:"Muaji i Ramazanit që në të (filloi) të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejt dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)." (Bekare, 185).
Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vazhdoi t’i zbresë shpallja më tepër se njëzet vjet.
A thua vallë ç’është shkaku i gjithë kësaj?
Kjo ishte nder për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili me këtë ndjente se gjithnjë është nën kujdesin dhe mbrojtjen e Zotit të tij, ngase Ai, i cili e kishte dërguar, i Dashuri i tij nuk e harron dhe se Ai është mbrojtësi i tij.
Kur’ani i Madhëruar është mu’xhize (vepër e jashtëzakonshme, të cilën nuk mund ta bëjë njeriu vet. Me mu’xhize janë shërbyer Pejgamberët me ndihmën e Allahut për t’u dëshmuar popullit të tyre se me te vërtetë janë të Dërguar të Ti) për njerëzit dhe për të gjitha krijesat tjera, ngase ai është libri i Allahut, e të gjithë këta nuk mund të sjellin diç të ngjashëm si ky.
Allahu i Madhëruar thotë:"E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne i zbresim robit tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)." (Bekare, 23).
E nuk do të mund asnjëherë të bëjnë një gjë të tillë. As përafërsisht nuk mund ta bëjnë këtë, përkundrazi që ata ishin mu ata, të cilët e flitnin gjuhën e pastër arabe, të cilëve u kishte zbritur Kur’ani në gjuhën e tyre, por megjithatë mbeten të gjithë të paaftë.
Allahu i Lartësuar thotë: "Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë." (Fussilet, 3).
Kur’ani i Madhërishëm është libër i udhëzimit dhe i të vërtetës. Allahu xhel-le shanuhu thotë:
"Thuaj: Ai (Kur'an) është për besimtarët udhëzues e shërues." (Fussilet, 44).
Ky udhëzim kur’anor përfshinë tri ndarje, të cilat përmbajnë gjithë atë që i përmirëson njerëzit në çështjet e kësaj bote dhe problemet e jetës së tyre.
Ndarja e parë: Paraqet besimin, i cili është obligim për njerëzit që ta njohin dhe të besojnë në të: si besimi në Allahun, Melekët, Librat, të Dërguarit dhe Ditën e Gjykimit.
Ndarja e dytë: Paraqet dispozitat e sheriatit nëpërmjet të cilave njerëzit adhurojnë Zotin e tyre, njohin atë çka i afron te Zoti i tyre dhe largohen nga ajo që i largon nga Ai.
Ndarja e tretë: Paraqet marrëdhëniet e mira ndër njerëzore, e ato janë përmirësim dhe pastrim i shpirtit të besimtarit, që ta ngritë nga gjendja e tij, që t’i përforcojë lidhjet vëllazërore dhe ndihmën reciproke mes njerëzve.
E prej këtij morali është: sinqeriteti, durimi, mëshira, bamirësia ndaj prindërve, e të tjera.
E obligimi ynë ndaj Kur’anit është: Ta lexojmë atë; t’i studiojmë versetet e tij; t’i kuptojmë urdhrat dhe dispozitat e tij; t’i realizojmë ligjet, obligimet dhe urdhrat e tij; të largohemi nga ajo që na ka ndaluar dhe që nuk e ka pëlqyer për neve, nga e gjithë ajo që e hidhëron Allahun xhel-le shanuhu.

Marrë nga:
Libri "Islami i lehtësuar" - Ali Hasen Abdul Hamid

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!