BALLINA arrow PYETJE E PĖRGJIGJE arrow Kategoritė arrow Namazi arrow 143. DUAJA PUBLIKISHT ME IMAM PAS ĒDO NAMAZI
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
143. DUAJA PUBLIKISHT ME IMAM PAS ĒDO NAMAZI Bėje PDF Shtyp E-mail
Pyetja:
Selamun alejkum, a është bid’at duaja publikisht me imam pas çdo namazi, siç është në xhamitë tona, kur imami i ngreh duart me gjithë xhematin dhe bën dua pa zë, e ka raste edhe me zë. A lejohet dhe a ka argument, apo është e kundërta? Dhe cili është rregulli i bërjes së duasë pas një namazi farz, ngase disa njerëz bëjnë dua, derisa disa të tjerë bëjnë vetëm tesbih? Zoti ju shpërbleftë!

Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
Lidhur me ngritjen e duarve gjatë duasë publikisht me imam pas çdo namazi, sa dimë ne, nuk është transmetuar prej të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), apo prej ndonjërit prej sahabëve se ndonjëri prej tyre ka ngritur duart dhe ka bërë dua pas një namazi farz. Andaj bazuar në këtë del se kjo është bid’at, ngase i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kushdo që bënë diçka që nuk është në përputhje me këtë çështje tonën (Islamin), ajo do t’i refuzohet.” (Shënon Muslimi). Si dhe ka thënë: “Kushdo që shpikë çfarëdo qoftë në këtë çështje tonën (Islamin), e që nuk është pjesë e saj, ajo do t'i refuzohet”.
Pas tërë kësaj themi se bërja e duasë pas namazeve farze nuk është Sunet nëse bëhet duke i ngritur duart, pa marrë parasysh se a bëhet kjo vetëm nga ana e imamit, apo prej ndonjërit nga xhemati, apo bëhet nga të gjithë së bashku.
Ndërsa, bërja e duasë pa ngritjen e duarve dhe pa bërjen e saj bashkërisht në xhemat është në rregull, ngase argumentohet nga i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) se ka bërë dua para dhe pas namazit.
E njëjta aplikohet edhe në bërjen e duasë pas namazeve nafile, sepse nuk ka argument që tregon se kjo nuk duhet bërë, edhe nëse njeriu i ngrenë duart, sepse ngritja e duarve është një prej shkaqeve të pranimit të duasë. Por, kjo nuk duhet bërë gjithmonë, por vetëm ndonjë herë, sepse nuk është raportuar se i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) i ngriste duart duke bërë dua pas çdo namazi nafile.
Andaj praktika e besimtarit duhet gjithmonë të jetë në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të Allahut, për të cilin edhe Allahu i Madhëruar thotë: “Në të vërtetë, në të Dërguarin e Allahut ju keni shembullin e mirë për ta pasuar”. (Ahzabë, 21).
Këtu duam të cekim edhe një çështje shumë me rëndësi. Dallimi mes dispozitës islame (hukmit), e cila është bazë dhe e pandryshueshme, si rasti konkret dispozita e ngritjes së duarve gjatë duasë pas çdo namazi, dhe dhënies së fetvasë për një problematikë, e cila po ashtu mund të lidhet edhe me ngritjen e duarve gjatë duasë pas çdo namazi. Që do të thotë se dispozita (hukmi) nuk ndryshon asnjëherë, ngase ajo është e bazuar në argumente të shëndosha të Sheriatit, ndërsa fetvaja mund të ndryshojë kohë pas kohe, por assesi nuk bie ndesh me parimet themelore të Sheriatit. Nganjëherë duke shikuar interesin e përgjithshëm dhe rrethanat, fetvaja mund të jepet edhe në shpërputhje me dispozitën e rregullt (hukmin), por me ndryshimin e rrethanave mund të ndryshohet edhe fetvaja dhe të kthehet në bazë (hukm). Ose thënë ndryshe fetvaja e parë (në shpërputhje me hukmin) mund të jetë edhe si parapërgatitje për orientimin e njerëzve në dispozitën bazë nëse ka pengesa për të arritur direkt në të.
Fjala vjen thënia e duasë me zë pas pesë namazeve ditore ose namazeve sunete të rregullta apo nafile, ose thënia e duasë bashkërisht si praktikë e rregullt, është bid’at i qortueshëm, sepse nuk është vërtetuar prej të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) apo prej sahabëve të tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të kenë bërë diçka të tillë. Kushdo që bënë dua pas një namazi farz ose namazi sunet të rregullt me xhemat është duke shkuar kundër rrugës së Ehlu Sunnetit, dhe kush thërret në të kundërtën e kësaj bën shtrembërim të fakteve.
Por, ajo që vërehet në teren dëshmon një praktikë që nuk përputhet me Sunetin e të Dërguarit, andaj dhe nuk duhet nxituar që ata të sulmohen dhe të etiketohen si kundërshtarë të Sunetit. Përkundrazi duhet të kemi respekt dhe duhet bashkëvepruar që reciprokisht të mësojmë dhe praktikojmë Sunetin e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) edhe me këtë rast. Shumë prej tyre nuk e dinë dispozitën islame lidhur me këtë, e disa e bazojnë këtë veprim në disa fetva të mëhershme të disa hoxhallarëve, të cilat fetva janë bërë përditshmëri dhe si traditë që pasohen gjeneratë pas gjenerate. Dhe mu për këtë duam të shohim pse disa hoxhallarë kanë dhënë fetva të tilla, qoftë në kohën e Perandorisë Osmane, më herët apo më vonë. Ata duke parë gjendjen e njerëzve, e sidomos të atyre të sapofutur në Islam, kanë dhënë fetva të përkohshme që lejohen të bëhen disa veprime derisa të mësohet xhemati me praktikimin e formave që kanë të bëjnë me namazin, para dhe pas tij. Në këtë rast është edhe duaja pas namazit, po ashtu theks të veçantë ka edhe forma e bërjes së tesbihëve, që këta hoxhallarë dhanë këto fetva që të veprojnë njerëzit në këtë mënyrë derisa të mësohen, e më pastaj ata të vazhdojnë vetë në praktikimin e drejtë të këtyre ceremonive pasi që të mësojnë hukmin bazë. Por, e keqja është se njerëzit edhe pas informimit lidhur me këto veprime, ata vazhduan të përcjellin këtë traditë gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme. Qëllimi i atyre hoxhallarëve ka qenë i mirë, dhe Allahu i di qëllimet e secilit, dhe për atë kohë ndoshta edhe ka qenë e nevojshme të veprohet ashtu, por me ndryshimin e atyre rrethanave duhet të ndryshohet edhe ajo fetva dhe të kthehen në hukmin bazë. Ndoshta është bërë edhe për shkak të analfabetizmit dhe mungesës së literaturës përkatëse në gjuhën e popullit. E që sot, rrethanat janë krejtësisht tjera, por edhe mundësitë janë më të favorshme, si ekzistimi i literaturës së bollshme, njerëzit dinë shkrim-lexim, mundësitë teknike e materiale janë të mëdha e shumë e shumë përparësi tjera, andaj dhe patjetër që për çdo veprim duhet të kthehemi e të bazohemi në Sunetin e Pejgamberit alejhi selam sa të kemi mundësi. Allahu e di më së miri!
Bahri Curri, 04.04.2007

 
< Prapa   Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!