BALLINA arrow SHKENCĖ arrow LIDHJE MIDIS HIV AIDS-IT DHE MALARIES
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
LIDHJE MIDIS HIV AIDS-IT DHE MALARIES Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga BBC   
e martė , 13 shkurt 2007
Një studim nga shkencëtarët që punojnë në Keni sugjeron se mund të ketë një lidhje midis përhapjes së dy sëmundjeve më të rënda në Afrikë: HIV AIDS-i dhe malaria.
Shkencëtarët që po studiojnë përhapjen e HIV AIDS-it në një rajon të Kenisë u çuditën kur vunë re se sjellja e rrezikshme seksuale nuk ishte në vetvete e mjaftueshme për të shpjeguar përqindjen e transmetimit të sëmundjes.
Studimi i tyre, i bazuar në Kisumu, në brigjet e liqenit Viktoria, i çoi ata drejt shqyrtimit të ndërveprimit midis AIDS-it dhe malaries.
Ata gjetën se mënyra me të cilën dy sëmundjet ndërveprojnë ngre në mënyrë të konsiderueshme prevalencën e të dyjave.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se, kur personat me HIV sulmohen nga paraziti i malaries, pesha e virusit HIV në trupat e tyre rritet, duke shtuar rrezikun që virusi të transmetohet - dhe në të njëjtën kohë njerëzit me HIV janë më të prekshëm nga infeksioni i malaries për shkak të sistemeve të tyre të dobësuara të imunitetit.
Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre do të kenë ndikim të rëndësishëm në përpjekjet për shëndetin publik - duke theksuar nevojën që autoritetet në Afrikën Sub-Sahariane t'i godasin të dyja sëmundjet së bashku.


 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!