BALLINA arrow FAMILJE arrow STATISTIKAT E PABESISĖ - TRADHTISĖ BASHKĖSHORTORE
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
STATISTIKAT E PABESISĖ - TRADHTISĖ BASHKĖSHORTORE Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Fehmi Maloku   
e hėnė , 05 shkurt 2007
Për shkak të ruajtjes dhe fshehtësisë, është e vështirë të jepen të dhëna shumë të sakta për aferat jashtëmartesore.

Sipas Associated Press:
-22 për qind e burrave të martuar kanë tradhtuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre martesore.
-14 për qind e grave të martuara kanë pasur të paktën një lidhje jashtëmartesore gjatë jetës së tyre martesore.
-Më të rinjtë janë kandidatë më të mundshëm; në fakt, gratë më të reja janë po aq të prirura për të tradhtuar sa djemtë e rinj.
-70 për qind e grave të martuara dhe 54 për qind të burrave të martuar nuk kanë pasur dijeni për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortëve apo bashkëshorteve të tyre.
-90 për qind e amerikanëve besojnë se tradhtia bashkëshortore është moralisht e gabuar.
-17 për qind e divorceve në Kombet e Bashkuara shkaktohen nga tradhtia bashkëshortore.

Sipas Peggy Vaughan, autore e “Mitit të Monogamisë”, të botuar në vitin 1989 (edicioni i tretë në vitin 2003), thotë se statistikat e tradhtisë bashkëshortore vlerësojnë se “60 për qind e burrave dhe 40 për qind e grave do të kenë një lidhje jashtëmartesore. Këto shifra janë edhe më domethënëse kur konsiderojmë numrin total të martesave të përfshira, duke qenë se nuk është e mundshme që të gjithë këta burra dhe gra do të jenë të martuar me njëri-tjetrin. Me këtë numër të lartë martesash të prekura nga tradhtia bashkëshortore, është e paarsyeshme të mendohet se këto lidhje janë pasojë e dështimeve dhe të të metave të bashkëshortëve”.

Këto të dhëna janë të rreth 15 vjetëve më parë; pra, bazuar në ndryshimet në shoqëri gjatë viteve të fundit, përqindja aktuale e popullsisë që ka pasur lidhje jashtëmartesore është më e lartë. Për shembull, pjesëmarrja në rritje e grave në vendet e punës dhe rritja e pjesëmarrjes së tyre në internet do të thotë se numri i grave që kanë lidhje të tilla është e afërt me atë të burrave-rreth 60%.

Përqindje divorci për disa vende krahasuar me SHBA-të
Vendi                  Shkalla e divorcit                      Përqindja në SHBA
                        (Për 1000 njerëz në vit)
Italia                                0.27                                             5.45%
Turqia                              0.37                                             7.47%
Greqia                              0.76                                           15.35%
Kina                                 0.79                                           15.96%
Shqipëria                         0.83                                            16.77%
Mbretëria e Bashkuar        3.08                                            62.22%
Rusia                               3.36                                            67.88%
Shtetet e Bashkuara          4.95                                          100.00%

Pse dështojnë martesat?
Jo të gjitha martesat dështojnë nga i njëjti shkak. Disa nga shkaqet kryesore janë: komunikimi i varfër, problemet financiare, mopërkushtimi ndaj martesës, tradhtia bashkëshortore. Shkaqe të tjera mund të jenë: nevojat e paplotësuara, varësia nga substancat narkotike dhe abuzimi me to, abuzimi fizik, seksual dhe emocional, paaftësia për gjetjen e zgjidhjeve të konflikteve martesore.

 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!