BALLINA arrow FAMILJE arrow VAJI I PESHKUT PĖRMIRĖSON TĖ FOLURIT DHE SJELLJET E FĖMIJĖVE
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
VAJI I PESHKUT PĖRMIRĖSON TĖ FOLURIT DHE SJELLJET E FĖMIJĖVE Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Adnan Mustafa   
e martė , 30 janar 2007
Sipas një studimi të vogël në Anglinë Verilindore, suplementët e vajit të peshkut munden dramatikisht të përmirësojnë sjelljen e fëmijëve të padisiplinuar dhe t'i ndihmojë ata për të zhvilluar aftësitë e të folurit.
Ekspertët nga autoritetet lokale kanë përcjellë 65 të rinj në tri qendra të fëmijëve, të cilët kishin marrë suplementët për pesë muaj - një kombinim omega-3 nga vaji i peshkut dhe omega-6 nga vaji i Oenothera fructicosa (një lloj aguliçeje). Rezultati i studimi ka indikuar që 47 % të fëmijëve kishin filluar me sjellje të dobët, por vetëm 4% kishin treguar sjellje të dobët në fund të studimit. Hulumtuesit gjithashtu kishin pohuar që suplementët kishin ndihmuar fëmijët për t'u përqendruar dhe për t'u lidhur me prindërit e tyre.
Psikologja edukative e autoritetit dhe hulumtuesja kryesore, është cituar të ketë thënë që ndikimi në aftësitë e të folurit ka qenë gjithashtu signifikant. Ajo tha: “Disa prej dyvjeçarëve filluan nga një fjalor prej diku rreth 25 fjalëve deri te aftësia që të përdorin fjali të plota. Të tjerët ishin në gjendje të ulen dhe të përqendrohen për herë të parë në jetën e tyre”. Sqarimi i bërë ishte që përmirësimi në sjellje dhe koncentrimi, ndihmonte lidhjen më të fortë ndërmjet  prindërve dhe fëmijëve se sa më parë, dhe përdorimi i tyre ishte përgjegjës për zhvillimin e aftësive komunikuese.
Për të verifikuar zhvillimet e të folurit, ekipi i hulumtuesve ka vlerësuar fëmijët që kanë marrë suplemente kundrejt grupit kontrollues, i cili nuk kishte marrë fare. Pas pesë muajsh, fëmijët të cilët kishin marrë suplementë kishin bërë përparim në të folur që i përgjigjej ekuivalentit prej nëntë muajsh. Ata të grupit kontrollues kishin bërë përparim që i përgjigjej pesë muajve të pritur. (Burimi: FIP News, Volume 7, No 2, February 2006).


 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!