BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 3 musafirė online
A ĖSHTĖ E PRANUAR TE ALLAHU NDARJA E MEDHHEBEVE? Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Bahri Curri   
e hėnė , 15 janar 2007
Disa mendojnë se në grupin tonë sunit janë bërë disa ndarje që dallojnë njëri prej tjetrit në disa aspekte, ku kemi Hanefi, Maliki, Shafi, Hanbeli, dhe thonë: A janë të pranuara te ALLAHU këto ndarje?
Është e vërtetë se ne duhet ta adhurojmë Allahun xh.sh. sipas argumentit – Kur’anit dhe Sunetit, por nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit të jenë të një kategorie në njohjen e këtyre argumenteve dhe si pasojë vjen formimi i këtyre medhhebeve. Gjë që ne duhet të kuptojmë drejt rolin e këtyre medhhebeve dhe arsyen e themelimit të tyre. Nuk ekzistojnë vetëm këto katër medhhebe që u përmendën, ka më shumë, por vullneti i Allahut ishte që këto katër medhhebe të marrin famë dhe të jenë të njohura te të gjithë muslimanët, ndërsa të tjerat të mbeten në libra e të njihen vetëm nga studiuesit.
Vetë ajeti kur’anor i dallon njerëzit: “Pyetni dijetarët  për atë gjë që nuk dini!” (Nahl, 43) dhe i ndan në dy kategori:
1. Në kategorinë e parë hyjnë dijetarët që e kanë për detyrë t’i mësojnë njerëzit dhe t’u përgjigjen pyetjeve që u bëhen.
2. Në kategorinë e dytë hyjnë njerëzit e zakonshëm që e kanë për detyrë t’u drejtohen dijetarëve e t’i pyesin për gjërat që nuk i dinë.
Në bazë të kësaj dhe argumenteve tjera nuk ndalohet taklidi (imitimi apo ndjekja e dikujt në parimet fetare), madje ai është i nevojshëm për kategorinë e dytë të lartpërmendur, të cilët nuk kanë dije.
Duke u nisur nga kjo, dijetarët e mirëfilltë, në mesin e tyre edhe themeluesit e medhhebeve, filluan me ixhtihadin (studimet, analizat dhe hulumtimet) e tyre rreth argumenteve (Kur’anit dhe Sunetit) që t’i përgatitin në një formë më të lehtë për t’u pranuar dhe praktikuar nga masa e gjerë muslimane, gjithmonë duke synuar të vërtetën dhe më të saktën që ka ardhur në Sheriat. Rezultat i kësaj vjen themelimi i medhhebeve që janë shkolla juridike të formuara në bazë të ixhtihadit të një dijetari, si rasti i këtyre medhhebeve, ku dijetarët themeluan këto medhehbe në bazë të përfundimit të tyre gatë studimeve të bëra në këtë fushë (ixhtihadit), dhe çdo herë, si edhe na është e njohur, kanë thënë:
“Nëse vërtetohet hadithi, ai është medhhebi (mendimi) im!”
Që do të thotë se nëse mendimi im bie në kundërshtim me hadithin, bie dhe mohohet fjala ime dhe merret hadithi për bazë.
Në parim të gjithë dijetarët – themeluesit e këtyre medhhebeve, janë të një mendimi dhe nuk kanë ndryshim, kanë të njëjtën bazë në akide dhe të njëjtin synim në ixhtihad, edhe pse kanë disa ndryshime të vogla në gjërat sekondare apo edhe në disa mendime që vjen si pasojë e mosarritjes së hadithit tek ai, apo për shkak të kritereve tepër të forta dhe nuk pranojnë tjetër vetëm se hadithet e sigurta. Por, në gjithë këtë ata kanë shpërblim, ia qëlluan apo nuk ia qëlluan, sepse i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë: “Ai, i cili gjykon bënë përpjekje (ixhtihad) dhe ia qëllon i ka dy shpërblime, e nëse nuk ia qëllon e ka vetëm një shpërblim.”
Andaj, ndarja e medhhebeve nuk është e ndaluar apo e papranuar te Allahu, sepse që të gjitha bazohen në transmetimet e sahabëve që i mësuan këto argumente nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe pastaj ua përcollën gjeneratave të reja në vazhdim. Për shumë çështje ka variante të ndryshme që disa sahabë i kanë transmetuar disa prej tyre (ato që i ka dëgjuar dhe parë vetë nga i Dërguari), të cilat edhe i ka marrë njëri prej këtyre themeluesve të medhhebeve, ndërsa variantet tjera i ka marrë tjetri dijetar nga sahabët tjerë, e kështu me radhë. Gjë që lejohet ndjekja e një medhhebi, me përjashtim të rasteve kur dihet se argumenti është i dobët, apo te medhhebi tjetër ekziston argumenti më i fortë dhe më i saktë.
Njerëzit e thjeshtë duhet t’i kuptojnë hadithet nëpërmjet shpjegimeve të dijetarëve të mirëfilltë, pasi ata nuk janë në gjendje që ta bëjnë këtë gjë vetë. Nëse një njeri punon në përputhje me një hadith të saktë, të cilin e ka kuptuar në bazë të shpjegimit të një dijetari, atëherë ai duhet të vazhdojë të punojë me të, pa i dhënë rëndësi dilemës apo dyshimit që mund të lind për shkak të ndonjë hadithi tjetër të saktë, pasi siç dihet ai nuk e ka për detyrë që të thellohet në studimin e haditheve.
Por, edhe ndjekja e një medhhebi të caktuar në të gjitha aspektet fetare, pa i përfillur mendimet e medhhebeve apo dijetarëve tjerë, është e ndaluar, pasi është në kundërshtim me argumentet e Kur’anit dhe Sunetit.
Dijetarët i klasifikojnë njerëzit në tri grupe:
1. Dijetarët, të cilët përpiqen që duke u bazuar në Kur’an dhe Sunet, të formojnë vetë rregullat dhe dispozitat e Legjislacionit Islam.
2. Nxënësit e dijes, të cilët ndjekin fjalët e dijetarëve duke njohur edhe argumentet përkatëse.
3. Njerëzit e thjeshtë, të cilët e kanë për detyrë që të zbatojnë pikë për pikë fjalët e dijetarëve.
Pra, nuk mund të themi se taklidi, ndarja dhe pasimi i medhhebeve është i ndaluar apo i papranuar, pasi shumica e njerëzve bëjnë pjesë në grupin e tretë, dhe si të tillë nuk mund të thellohen në pjesën dërmuese të çështjeve fetare. Allahu e di më së miri!

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!