BALLINA arrow FETĖ arrow KALENDARI JULIAN-GREGORIAN, KALENDAR KRISTIAN APO PAGAN?
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
KALENDARI JULIAN-GREGORIAN, KALENDAR KRISTIAN APO PAGAN? Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Mexhid Yvejsi   
e mėrkurė , 27 dhjetor 2006
H Y R J E                                               
Prejardhja e kalendarit
Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie. Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë!
Po, por prej nga vjen fjala kalendar? Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Romakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar. Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth (40) katërdhjetë  kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari  Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota Islame.

Kalendari (julian) – gregorian, kalendar kristian apo pagan?
Kalendari (Julian)-Gregorian që e përdorë Evropa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan. Është kalendar pagan, sepse  nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje romake-pagane. Romakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjiptasit,  të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit.
“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit romak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojë kalendarin e vjetër romak në vitin 45 para Krishtit.
“Kalendari Kristian” që në të vërtetë është romako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në të përmirësime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformoi Kalendarin Julian. Me gjithë reformat , ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë. Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhap shumë ngadalë nëpër Evropën e krishterë. Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi katolike, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike. Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika,  aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752. Vendet me besim ortodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi muslimane edhe më vonë.
Shqipëria e pranoi  në dhjetor 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927. Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian filloi të përhapet me shpejtësi gati në tërë Evropën.

Prejardhja e muajve të vitit - Kuptimi i tyre
Kalendari i lashtë romako-pagan kishte dhjetë muaj, të cilët kishin 304 ditë gjithsej. Viti fillonte në muajin Mars dhe përfundonte me muajin Dhjetor. Më vonë u shtuan edhe dy muaj, dhe viti u bë me dymbëdhjetë muaj me 355 ditë. Dikur iu shtuan edhe dhjetë ditë dhe viti u plotësua me 365 ditë, sikur që është edhe sot e kësaj dite.
Emrat e këtyre dymbëdhjetë muajve kanë prejardhje pagane, janë emërtime nga gjuha latine dhe kanë këto kuptime:

1. Muaji i parë, Janari, është me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, që ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.
2. Muaji i dytë, Shkurti, përpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kështu quhej një periudhë kohore, kur bëheshin flijime, kurbanë, hyjnive, për shlyerjen e mëkateve.
3. Muaji i tretë, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftës.
4. Muaji i katërt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalës Aperire, me hapë, hapje, çelja e natyrës.
5. Muaji i pestë, Maji, nga gjuha latine,  prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre.
6. Muaji i gjashtë, Qershori, është shqip, muaji në të cilin piqen qershitë, por në gjuhët tjera vjen nga gjuha latine, Junius, një nga hyjnitë pagane.
7. Muaji i shtatë, Korriku, është shqip, muaji i korrjeve, por në gjuhë tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit romak, Julius Cesarit, është emërtuar në vitin 44 para Krishtit.
8. Muaji i tetë, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit romak, Augustus Cesarit, në vitin 8-të para Krishtit.
9. Muaji i nëntë, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, që ka kuptimin: “i Shtati”. Pse i shtati? Sepse, viti fillonte me muajin Mars, kështu që ky muaj ishte dikur muaji i shtatë. Kështu emërtohen edhe tre muajt të tjerë që vazhdojnë, pra emërtohen me numra rreshtorë me prejardhje nga gjuha latine.
10. Muaji i Dhjetë, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres,  muaji “i Teti”, sepse ishte muaji i tetë.
11. Muaji i Njëmbëdhjetë, Nëntor, vjen nga gjuha latine: Novembres, “i Nënti”, sepse ishte muaji i nëntë.
12. Muaji i Dymbëdhjetë, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, “i Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetë, i fundit, kur viti kishte dhjetë muaj, me 304 ditë.

Shënim: Muaji korrik, në fillim, në origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine: “i Pesti”, ndërsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: “i Gjashti”. Këta dy muaj më vonë u emëruan në shenjë nderimi ndaj perandorëve paganë, me emrat e perandorëve romakë Julius Cesarit, në vitin 44 para Krishtit dhe nipit të tij, Augustus Cesarit, në vitin 8 para Krishtit. Pra, prej 12-të muajve të vitit, vetëm tre muaj janë në gjuhën shqipe dhe kanë kuptim shqip. Muaji i dytë Shkurti, i cili siç dihet, për një-dy ditë, është më i shkurtër se muajt të tjerë. Muaji i gjashtë, Qershori, muaji në të cilin piqen qershitë dhe muaji i shtatë, Korriku, në të cilin fillojnë korrjet. Të gjithë muajt të tjerë të vitit, që mbesin nëntë, janë me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emërtohen në nderim të hyjnive pagane, perandorëve paganë, kurse të tjerët me numra rreshtorë, sipas renditjes që kanë.
Me pak fjalë, ky është Kalendari i lashtë romako-pagan, i reformuar nga perandori romak- pagan, Jul Cesari, në vitin 45 para Krishtit, që është quajtur Kalendari Julian, më vonë u “krishterizue” dhe u emërtua si “Kalendari Kristian”, sepse u reformua me urdhër nga Papa Gregori i XIII-të në Vatikan, por mbeten emërtimet latine në nderim të hyjnive pagane!

DITËT E JAVËS
* Prejardhja
* Emërtimi
* Kuptimi                    

Të gjithë e dimë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!? Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila  këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë,  në një varg të kësaj ilahije thuhet:
”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…”
Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!

Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës?
Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, së pari u përvetësua në Romë në shekullin e katërt, prej nga u përhap më vonë në Evropë. Me urdhër të perandorit romak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel. Dita e diel u caktua si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej romakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur). Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga romakët prej egjiptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjiptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasve në Mesopotami.
Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellorë ose planetëve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoi latinishtja.
Dita e parë, e Diel,  sipas Diellit, i cili adhurohej nga romakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjiptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra që thirrej Bir i Zotit dhe Dritë e Botës, besohej se kishte lindur më 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë.
Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani.
Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te romakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.
Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagane te romakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.
Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë.
Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë. Të gjithë planetët rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.
Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej romakëve paganë si hyjni i bujqësisë.
Pothuajse të gjitha gjuhët e Evropës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zëvendësoi me emërtime të katër hyjnive pagane romake.

Mbeturinat e besimit pagan në simbologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme. Shtrohet pyetja: A ka kuptim që shqiptarët muslimanë, pse jo edhe shqiptarët kristianë, ta presin, ta përcjellin, ta kremtojnë, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili është pagan?

 
Para >

     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!