|
137. AGJĖRIMI NĖ MOSHĖN 10 VJEĒARE? |
|
|
|
|
Pyetja: Selam alejkum. A mundet fëmija të agjërojë në moshën 9-10 vjeç, edhe pse nuk iu kanë paraqitur ato që thoni ju? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Duke iu referuar edhe përgjigjes në pyetjen nr.117 tek kategoria Agjërimi të cilën mund ta lexoni në këtë link: http://fjalaebukur.com/sq/content/view/431/68/del se fëmija nuk obligohet me agjërim pa iu paraqitur njëra prej shenjave të pjekurisë të cekura tek përgjigjja nr. 117, qoftë femër apo mashkull. Por, nëse fëmijës nuk i pengon agjërimi e as nuk i vjen rëndë, atëherë ai mund të agjërojë, nuk ka kurrfarë pengese. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 05.12.2006
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|