BALLINA arrow LIBRA arrow ISLAMI DHE SHEKULLARIZMI
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
ISLAMI DHE SHEKULLARIZMI Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Selman el-Avde (Nga anglishtja: Driton Maxhuni)   
e martė , 07 nėntor 2006
Hyrje
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthitë dhe atë që e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
Ky punim i shkurtër ka filluar si ligjëratë, të cilën e kam mbajtur para shumë vjetësh në xhaminë e madhe Ebu Bekër në Medinë. Ligjërata ime ishte e shkurtër dhe e përgjithshme, edhe pse tema në fjalë është shumë e madhe dhe e gjerë. Edhe këtë punim e kam bërë të shkurtër për lexuesit, të cilët kanë nevojë të kenë njohuri të përgjithshme për këtë temë.
Për lexuesit, të cilët dëshirojnë të hulumtojnë këtë temë më tepër, ka shumë libra të pranishme. Sipas mendimit tim, një prej librave më të mira, është libri i kolegut tim të nderuar Shejh Sefer Havali.
Këtë punim e kam organizuar në kapitujt vijues:
Kapitulli i parë: Manifestimi bashkëkohor i xhahilijetit.
Kapitulli i dytë: Nuk ka vend për shekullarizëm në Botën Islame.
Kapitulli i tretë: Si ka ardhur shekullarizmi në vendet Islame.
Kapitulli i katërt: Definimi i shekullaristit.
Kapitulli i pestë: Nevoja për ta konfrontuar shekullarizmin.
E lus Allahun që përpjekja ime të jetë vetëm për hir të Tij dhe e lus të ma pranojë atë nga unë, të më shpërblejë për të dhe të m’i fal gabimet e mia. Padyshim, Allahu ka mundësi për çdo gjë!

KAPITULLI I PARË
Manifestimi bashkëkohor i xhahilijetit
Lufta në mes të Islamit dhe shekullarizmit nuk është aspak e re. Ajo është vetëm një luftë e vjetër në mes të Islamit dhe xhahilijetit[1] me një maskë të re. Xhahilijeti, rruga e injorancës, vjen në shumë forma, ka shumë emra dhe përvetëson shumë simbole, por gjithmonë e ka emëruesin e njëjtë - politeizmin. Konflikti në mes të Islamit dhe shekullarizmit s’është asgjë më shumë se sa konflikti në mes të Islamit dhe politeizmit. Ajo është lufta kundër armiqve të të dërguarve, e cila ka filluar në lashtësi, që kur Allahu e dërgoi të Dërguarin e parë dhe do të vazhdojë derisa Allahu t’i jap fund tokës dhe asaj që gjendet në të.

Pasioni i xhahilijetiti
Kur xhahili shkon në luftë, ai nxitet nga fanatizmi kombëtar. Ai nuk e bën këtë për ta ngritur Fjalën e Allahut. Allahu thotë: “Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po Allahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të Dërguarit të Vet dhe ndaj besimtarëve”. (Fet’h, 26).
Jobesimtarët thirrnin në fanatizëm dhe në injorancën e kohëve para Islamit. I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ndaloi që t’i vihet veshi kësaj thirrjeje. Ai tha: "A thirrni në praktikat (dhe thëniet) e xhahilijetit derisa unë jam në mesin tuaj. Leni ato thënie, sepse vërtet ato janë të prishura".[2]
Përveç flamurit islam, çdo flamur tjetër që ngritet, është flamur i xhahilijetit. Ta marrim shembull flamurin e nacionalizmit. Nacionalizmi kërkon nga ne që të japim jetën për hir të tokës në të cilën ecim. Ata nxisin që ne të vdesim për vendin tonë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë që i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) nënkuptonte kur tha: "Kushdo që vdes për të qenë fjala e Allahut  më e larta, ka luftuar në rrugë të Allahut."
Vërtet, kombi për shumë shekullaristë bashkëkohor është bërë idol për t’u adhuruar. Njëri prej tyre shkoi aq larg sa që tha:
Vendi im! Nëse do të formonin nga ai një idol për mua,
Unë do t’i afrohesha atij idoli dhe do ta puthësha!


Një poet tjetër nacionalist shkruan:
O vendi im! Unë ju takoj pas dëshprimit,
Sikur po takoj bashkë me ju rininë  time.
Unë e kthej fytyrën kah ju para se ta kthej kah Shtëpia e Shenjtë,
Kur e them dëshminë dhe pendohem për mëkatet.


Në mesin e flamujve të xhahilijetit janë racizmi dhe fanatizmi etnik. Të gjithë këta flamuj u varrosën nën tokë me dërgimin e të Dërguarit - Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), i cili u bë shembull për tërë njerëzit. Ata, të cilët e pranuan thirrjen e tij ishin të zinj dhe të bardhë, arabë dhe jo arabë, njerëz me pozita të larta dhe njerëz të thjeshtë. Të gjithë këta deklaronin: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut”. Ata u bënë vëllazëri e pashembullt, që nuk njihnin kurrfarë dallimi mes anëtarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ata shfaqnin armiqësi ndaj njerëzve si Ebu Xhehli, Ebu Lehebi dhe anëtarët tjerë të parisë kurejshite, edhe pse këta njerëz ishin në rangun më të lartë shoqëror.

Sundimi i xhahilijetit
Kur xhahilijeti kërkon të sundojë, atë e bën sipas rrugëve të injorancës. Allahu thotë në suren Maide: A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i Allahut?!” (Maide, 50).
Shekullarsitët në vendin tonë besojnë se çështjet e njerëzve dhe shoqërisë kurrë nuk mund të rregullohen ashtu si duhet, nëse nuk marrim sisteme ligjore nga Lindja dhe Perëndimi. Për këtë arsyeje shekullaristët u shkojnë pas lindorëve dhe perëndimorëve si lypsa. Ata janë të mirë vetëm në pasim të verbër. Bile ata na sjellin problemet më të këqija të këtyre civilizimeve, duke thënë se kjo është rruga e zhvillimit dhe civilizimit.
Nëse xhahilijeti i vjetër i drejtohej praktikave pagane të fiseve arabe për ligjet e tij, atëherë shekullaristët dëshirojnë nga ne t’u drejtohemi kushtetutave dhe ligjeve të shteteve tjera, të cilat kanë fillozofitë e veta ligjore që bien në kundërshtim me fenë tonë dhe me pikëpamjen tonë mbi jetën, gjykimin, ndëshkimin dhe madje konceptin tonë të së keqes dhe të mirës.

Shthurja seksuale e xhahilijetit
Edhe pse fton në modernizim e progres, ky xhahilijet i kohës tonë është njëmend duke thirrur në perënditim dhe shkatërrim në emër të lirisë personale dhe emancipimit të gruas. Nëse ata do të ishin më të drejtë në përshkrimin e tyre, ata do ta quanin atë anarki.
Nëse ata dëshirojnë ta quajnë këtë “emancipim” me emrin e vet të duhur, ata do ta quanin atë shfaqja e fëlliqtë e xhahilijetit të vjetër. Allahu thotë: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme...!” (Ahzabë, 33).

Kamata e xhahilijetit
Nëse e studiojmë mendimin mbi ekonominë dhe praktikat e kohës së injorancës para Islamit, shohim se ato ishin të themeluara mbi kamatën. I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e mohoi atë menjëherë gjatë hutbes që e mbajti gjatë haxhit të lamtumirës. Ai tha: “Gjithë kamata, e cila është borxh nga koha e inorancës anulohet. Kamata e parë anulohet duke filluar prej Abbas bin Abdulmutalib”.
Shekullarizmi, xhahilijeti i sotëm, po e ringjall praktikën e vdekur, duke adaptuar sistemin ekonomik modern ndërkombëtar që e sheh kamatën të domosdoshme.

Dyshimet e xhahilijetit
Allahu thotë në Kur’an: “...Kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj Allahut, bindje injorante....” (Ali Imran, 154).
Allahu na tregon më tepër për këta njerëz: E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe!” Po Allahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.” (Maide, 52).
Xhahilijeti origjinal nuk kishte këmbë (forcë) të qëndronte përballë madhështisë së Islamit dhe kësisoj fuqia e tij binte shumë shpejt. Jobesimatarët në atë kohë nuk mund ta imagjinonin se mesazhi i monoteizmit do të dëgjohej nga çdo minber dhe çdo minare. Allahu dëshmoi se dyshimet e tyre ishin të pasakta. Islami u rrit si fuqi në mënyrë të qëndrueshme, derisa e përqafuan shumë popuj. Ai u zgjerua në zemrat e Evropës dhe Amerikës. Thirrja në namaz bëhet në gjithë botën pesë herë në ditë: “Allahu është më i Madhi; Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut; Dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguar i Allahut!”
Xhahilijeti origjinal mendonte se Islami nuk ka të ardhme. Ne mund ta shohim se xhahilijeti i sotëm mundohet të përdorë çdo forcë në botë dhe çdo mundësi për ta përjashtuar Islamin. Shekullaristët përqendrohen në një minoritet të vogël njerëzish në shoqërinë tonë, të cilët i kanë kthyer shpinën mënyrës së tyre të jetës, fesë dhe etikës së tyre. Shekullaristët përpiqen t’i përshkruajnë këta njerëz si pararojë e shoqërisë dhe si ideal i përparimit kulturor. Ata i injorojnë masat e mëdha të njerëzve, të cilët dëshmojnë ditë e natë se nuk kënaqen me asgjë tjetër përveç Islamit dhe se ata jetojnë sipas Islamit dhe për Islamin.
Nga kjo bëhet e qartë se lufta në mes të Islamit dhe shekullarizmit në të gjitha dimensionet e saj, nuk është asgjë tjetër pos luftë në mes të Islamit dhe xhahilijetit.

Shekullarizmi është politeizëm
Dallimet në mes të Islamit dhe shekullarizmit janë të mëdha. Ato janë si dallimet në mes të monoteizmit dhe politeizmit.
Thënia “Jepja Cezarit atë që i takon dhe jepja Allahut atë që i takon” është saktësisht ajo që paganët thoshin kur u dërgua tek ata i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!).
Allahu na informon për atë që kishin zakon ta thonin: “Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për Allahun dhe thanë: “Kjo është për Allahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë.” (En’amë, 136).
“Megjithëse
(pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë nga robërit e Tij). (Zuhruf, 15).
“E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin Allahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t’u takojë më e mira (xheneti), s’ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.” (Nahl, 62).
Xhahilijeti sot është saktësisht si xhahilijeti i vjetër. Ata thonë se xhamia është për Allahun dhe çdo gjë tjetër për “Cezarin”. Shkollat janë për Cezarin. Mediumet janë për dikë tjetër, pos Allahut. Ata e kufizojnë Islamin në xhami dhe mesxhide[3]. Çdo gjë tjetër sipas tyre nuk duhet të bëhet në pajtim me Ligjin Islam. Ky është politeizëm i qartë.
Si mund që ne të afrojmë dhe të pajtojmë qëndrimet në mes të pozitës së shekullarizmit dhe Ligjit të Allahut? Allahu thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!” (En’amë, 162-163).
Si mund të pajtojmë shekullarizmin me kuptimin e dëshmisë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut!”, që do të thotë se asnjë aspekt i adhurimit ose përkushtimit nuk i ofrohet dikujt ose diçkaje tjetër, pos Allahut. Çdo adhurim që i drejtohet dikujt tjetër pos Allahut është  politeizëm, i pasaktë dhe i refuzuar.
Si rrjedhim, shekullarizmi është politeizëm. Ai thotë se xhamia është për Allahun dhe se çdo gjë tjetër për dikë tjetër pos Allahut, ose siç thonë të krishterët: “për Cezarin”.

KAPITULLI I DYTË
Nuk ka vend për shekullarizëm në Botën Islame
Në kapitullin e parë e qartësuam se shekullarizmi në vetë natyrën e vet e shkel parimin e monoteizmit. Tani i kthejmë vëmendjet tona kah çështja se a ka mundësi të ekzistojë shekullarizmi në Botën Islame. A mundet që një musliman, i cili falet në xhami ta pranojë shekullarizmin?
Xhamia në Islam nuk është vend ku njerëzit i kryejnë lutjet dhe kur dalin e lënë fenë te dera. Xhamia nuk është vetëm vend adhurimi për muslimanët, por është edhe vend i udhëzimit dhe mësimit. Ajo duhet të ketë efekt të gjatë në muslimanin, që e shoqëron kur të kthehet në shtëpi, shkon në punë, dyqan ose treg. Kur zemra e muslimanit lidhet me xhami, namazet e tij në xhami do të ndikojnë në jetën e tij, duke e ruajtur nga mëkatet dhe duke e udhëzuar në të mirë. Muslimani i dëgjon ligjet e Allahut kur është në xhami, ligjet të cilat kanë të bëjnë me të gjitha aspektet e jetës së tij, të mëdha e të vogla. Xhamia, si rrjedhim duhet të jetë pika fillestare e të gjitha aktiviteteve tjera.

Shekullarizmi nuk ka vend në tokat islame për dy arsye:
E para: është se Islami është feja që Allahu e dërgoi për ta zëvendësuar manifestimin e mëparshëm të besimit dhe për të udhëhequr të gjitha aspektet e jetës. Muslimani më i thjeshtë mund ta sheh se si Islami i sqaron të gjitha gjërat në detaje. Është e pamundur që një musliman ta ndjejë se feja, e cila i rregullon çështjet martesore, biznesin e tij, shprehitë e të ngrënit, mënyrën e fjetjes dhe madje mënyrën e daljes në banje, mund t’ia linte menaxhimin e çështjeve politike dhe ekonomike të shoqërisë dikujt tjetër pos Allahut. Allahut thotë: “...Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen....” (En’amë, 38).
“Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send....”
(Nahl, 89).
Çështja është e hapur për debat. Islami si fe e fundit, ka epërsi mbi të gjitha besimet dhe mbi çdo aspekt të jetës. Nuk ka vend për shekullarizëm në tokat islame ose në mes të muslimanëve.
Arsyeja e dytë: është se gjatë gjithë historisë së Islamit, ai kurrë nuk ka përjetuar telashet me të cilat u përballua Evropa për shkak të besimit të saj të shtrembëruar. Më e rëndësishmja nga këto është ndarja e tmerrshme në mes të kishës dhe shkencës. Feja krishtere luftonte aq ashpër kundër shkencës sa që kisha i dogji disa shkenctarë deri në vdekje, për arsyeje se ata shkenctarë “ishin kundër fjalës së Zotit”.
Historia Islame nuk përmban asgjë nga ky lloj. Islami u hapi dyert hulumtimeve shkencore dhe inkurajoj aktivitetet intelektuale. Shkenctarët ishin shpesh mysafirë të oborreve mbretërore dhe asambleve të kalifëve të ndryshëm dhe morën një pjesë të dhuratave dhe të përkrahjes nga kalifët. Bota Islame në historinë e saj të gjatë kurrë nuk ka ndeshur në persekutim dhe ndalim të shkenctarëve të saj. Nuk gjendeshin inkuizicione sikur kishte në Evropë.
Islami kurrë nuk i përjetoi abuzimet e kishës, e cila u mori njerëzve shuma të mëdha parash, i kufizoi liritë e tyre intelektuale dhe i dogji shkencëtarët dhe mendimtarët e saj, të gjitha në emër të fesë. Krejt e kundërta, historia islame tregon për miqësinë në mes të shkencës dhe fesë, shpallja  e parë e të cilës ishte: Lexo ne emrin e Zotit tënd i Cili krijoi (çdo gjë).” Shkenca është një prej frutave të pasimit të saktë të Islamit. Është rezultat i bindjes ndaj urdhrit të Allahut për të mësuar, lexuar dhe studiuar.
Ata që dëshirojnë ta sjellin shekullarizmin në Botën Islame e injorojnë këtë dallim kryesor në mes të historisë religjioze të Botës Islame dhe në mes të historisë religjioze të Evropës ku u zhvillua shekullarizmi.

KAPITULLI I TRETË
Si ka ardhur shekullarizmi në vendet islame
Shumë toka të muslimanëve ranë në duar të jobesimtarëve. Për shembull Endelusi (Andaluzia), kjo parajsë e Botës Islame, ra në duar të tyre. Tani Palestina ka rënë në duar të tyre gjithashtu. Janë ato vende, të cilat ishin më parë pjesë e Unionit Sovjetik dhe ato, të cilat akoma janë pjesë e Rusisë. Akoma këto shtete dhe të tjerat si ato janë të kufizuara në numër dhe çfarë ka ndodhur aty, dihet mirë.
Megjithatë, kur pyesim se sa toka islame kanë rënë në duar të shekullaristëve hipokritë, ne gjejmë se ato janë shumë për t’u numëruar. Në të vërtetë, shumica e tokave islame kanë rënë në duart e tyre dhe jo në duar të jobesimtarëve. Arsyeja për këtë është se njerëzit hipokritë e dinë se si ta arrijnë me mençuri atë që dëshirojnë. Ata kërkojnë pozitat e ndikimit që të mund të ndikojnë në tokat islame pa u vërejtur.
Përshtatja e hipokritëve në të gjitha situata është ajo që e bën të rrezikshme hipokrizinë. Ata e dinë se si të vënë kapela të shumta dhe të flasin me shumë zëra. Ata dinë të shndërrohen në personalitete tjera kurdo që lind nevoja.

Një poet shkruan:
Ai ka një mijë fytyra pasi e humbi fytyrën e vet.
Kështu që kurrë nuk do ta dini se cilës fytyrë t’i besoni.


Ky është rasti me shekullaristët në Botën Islame. Ata paraqesin fytyra të ndryshme dhe kanë maska të shumta. Zemrat e tyre janë të lëkundshme. Si rrjedhim, është e domosdoshme për t’i ekspozuar ata.
Allahu thotë për hipokritët: Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” (Munafikunë, 4).
                                              
Turqia: Një rast studimi
Një prej shteteve që ra e para në duar të shekullaristëve është Turqia, e cila njëfarë kohe ishte qendër e fuqisë politike për Botën Islame. Ajo ra si rezultat i asaj që disa krishterëve u pëlqen ta quajnë “lufta në mes të kryqit dhe gjysmëhënës”. Koka e atëhershme e misioneve shekullariste krishtere tha:
“Frytet e luftës në mes të kryqit dhe gjysmëhënës nuk do të dalin në shtetet e largëta ose në kolonitë tona në Azi ose Afrikë. Ajo do të ndodhë në qendër ku Islami e merr forcën e vet dhe prej ku forca shpërndahet më tutje në Azi dhe Afrikë. Pasi që popujt islamë, me të cilët po konfrontohemi, e drejtojnë shikimin në Stamboll, përpjekjet tona nuk do të kenë rezultat nëse nuk na sjellin më afër shkatërrimit të ndërtesës së Islamit në qendër të kalifatit dhe në kryeqytetin e Botës Islame”.
Krishterët punuan bashkë me çifutët për ta rrëzuar kalifatin. Ata u infiltruan në qeverinë osmane përmes njerëzve si Mid’hat Pasha, një çifut me ndikim të madh gjatë viteve të fundit të Perandorisë Osmane. Në një rast, ai madje pati dorë në rrëzimin e një kalifi dhe në vënien e një tjetri. Ai kishte rol në ratifikimin e kushtetutës së shtetit dhe në dhënien e lirive, për të cilat më herët kishte luftuar. Në fund u bë e qartë se brenga e tij ishte liria për veten dhe çifutët tjerë dhe jo për krejt popullin. Çifutët u përgatitën dhe me padurim prisnin rënien e Perandorisë Osmane kështu që të mund t’i realizonin planet e tyre për Palestinën. Madje disa nga ata, sikur çifutët e Donmas, pretenduan se ishin muslimanë, kështu që të kishin ndikim më të madh në politikat e shtetit.
Perëndimi e konsideronte Mid’hat Pashën si “baba të lirisë” meqë ai ishte zhurmëmadh në ekspozimin e lirisë dhe nxiti në ratifikimin e një kushtetute që garantonte të drejtat e minoriteteve, duke përfshirë të drejtën që çifutët të silleshin si të donin nën mbrojtjen e Perandorisë Osmane.
Një prej strategjive të tyre për shekullarizëm ishte krijimi i heronjve. Një shembull i mirë i kësaj strategjie ishte krijimi i Kemal Ataturkut. Ata e angazhuan atë në luftë kundër Greqisë në të cilën do të dilte fitimtar. Në këtë mënyrë ata e përkrahën atë dhe e forcuan për rolin që ata dëshironin ta luante në shembjen e ndërtesës se Islamit dhe në ndërtimin e shekullarizmit në Turqi. Ata patën sukses që përmes tij ta ndanin Turqinë nga Bota Islame.
Muslimanët nëpër botë filluan të mos brengosen se çfarë po ndodhte në Turqi. Para kësaj kohe çdo kërcënim ndaj Stambollit i brengoste zemrat e çdo muslimani në tokë, pasi që ata e shihnin si çështje primare për Botën Islame. Muslimanët kishin lidhje shpirtërore me kalifatin turk, përkundër të metave të tij. Kur ra kalifati, muslimanët në të gjithë botën e humbën interesin në të. Si rrjedhim çështja e Turqisë nuk do t’i preokuponte mendjet dhe zemrat e Botës Islame.
Prej veprave më të tmerrshme që i bëri Kemajl Ataturku kur arriti në pushtet ishte persekutimi i dijetarëve turq, internimi dhe mbytja e tyre. Gjatë kësaj kohe, dijetari i madh turk Mustafa Sabri, vdiq si refugjat në Egjipt pasi që iku nga vendi i tij. Ataturku po ashtu i shkatërroi të gjitha institucionet fetare. Ai madje e ndaloi që ezani të thirrej në gjuhën arabe dhe e ndaloi shkrimin me alfabet arab, duke e zëvendësuar me alfabetin latin. Ai ua imponoi njerëzve veshjen perëndimore. Ai u përpoq ta transformonte popullin turk dhe t’u jepte një identitet të ri kombëtar.
Një strategji tjetër ishte zgjedhja e një grupi të njerëzve për të përfaqësuar dhe përparuar interesat e shekullarizmit në Turqinë Islame. Ata sponsoruan shumë të rinj, shekullaristë të zgjedhur, për të studiuar në shtetet perëndimore dhe për të marrë njohuri shkencore të perëndimit dhe shkathtësi administrative. Kur u kthyen në vendin e tyre ata vërtet ishin një klasë e dalluar e njerëzve, nganjëherë të përshkruar si të “kulturuar” ose “mendjegjerë”.
Ata ishin në një gjendje ideale për t’i kryer detyrat për të cilat ishin trajnuar. Perëndimi i kishte zgjedhur dhe pajisur me shkathtësi të vlefshme, derisa kishte mbajtur pjesën tjetër të popullit në padituri për këto çështje. Atëherë, ata mund t’i përdornin këta njerëz të zgjedhur për qëllimet e tyre.
Detyra e parë e vënë për këta njerëz ishte që të fshiheshin pas qeverisë osmane. Ata do të punonin nga këto pozita brenda qeverisë kundër dijetarëve dhe aktivistëve islamë.
Këta njerëz gëzonin vetëbesimin e qeverisë dhe mund të përdornin pozitën e tyre për t’i përhapur idetë e tyre te muslimanët, prapa vellos së makinerisë qeveritare. Ata mund të bënin çfarë të donin dhe t’i përhapnin idetë e tyre të ulëta pa u frikësuar nga ndonjë përgjigje negative nga qeveria.
Në të njëjtën kohë ata ishin të suksesshëm në nxirjen e reputacionit të qeverisë turke dhe në ngritjen e popullit kundër saj. Ishte detyrë e tyre që ta përgatitnin rrëzimin e fundit të qeverisë. Populli u bë i pakënaqur me qeverinë osmane. Njerëzit fetar e urrenin qeverinë për shkak të ndikimeve shekullariste që tani e përshkonin atë. Pjesa tjetër e njerëzve e urrenin atë thjesht për shkak se nuk arriti t’u sigurojë mirëqenie. Kjo krijoi një numër të shanseve të rrezikshme, të cilat do të shfrytëzohen nga shekullaristët.
Në të njëjtën kohë, ata ishin të përqendruar në parandalimin e dijetarëve islamë që të shfrytëzonin këto rrethana për të bërë reforma. Ata e kuptuan se shoqëria përbëhej prej dy bazave të fuqisë. E para ishte fuqia fetare që përbëhej prej dijetarëve dhe aktivistëve tjerë fetarë. Dhe tjetra ishte ajo e shekullaristëve dhe e hipokritëve.
Allahu flet për këto dy grupet në Kur’an. Ai thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja...” (Tevbe, 71).
Duke përshkruar pjesën tjetër Allahu thotë: “Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre....” (Tevbe, 67).
Nga pozitat e tyre në qeveri ata punuan për të larguar qeverinë nga dijetarët dhe për të dobësuar ndikimin politik të dijetarëve. Në këtë mënyrë, shekullaristët shpresuan t’i parandalonin dijetarët nga sjellja e ndonjë reforme politike, përderisa ata vazhdonin përpjekjet e tyre për të rritur korrupsionin dhe jostabilitetin brenda qeverisë, pjesë e të cilës ishin vet.
Shekullarizimi i Turqisë kaloi fazat vijuese, duke kulminuar në Republikën e Kemal Ataturkut:
Faza e parë:
Shekullaristët aplikuan specializimet e tyre perëndimore për të modernizuar dhe reformuar administratën e Qeverisë Osmane. Në këtë mënyrë ata u shfaqën si të dobishëm dhe të domosdoshëm për shkak të njohurive dhe eksperiencës së tyre. Ky ishte hapi i parë, faza e parë më e fshehtë e shekullarizmit, të cilën shumë njerëz e kalojnë pa e vërejtur, sepse roli i luajtur nga shekullaristët në atë kohë ishte rol, i cili në përgjithësi nuk mund të kryhej nga dijetarët dhe nxënësit e dijes islame. Para së gjithash dijetarët merreshin me çështje të tjera. Për më tepër, njerëzit me orientim fetar islam nuk u kishte dhënë mundësia për të arritur specializime që shekullaristët i kishin. Kjo i bëri shumë muslimanë të mos kenë fare në mendje se çfarë po ndodhte në këtë fazë të zhvillimit.
Faza e dytë:
Posa shekullaristët e forcuan pozitën e tyre në qeveri, ata filluan që të bënin presion për të shpejtuar dezintegrimin e shtetit. Ata nuk ishin të kënaqur me korruptimin gradual të vlerave fetare. Ata dëshironin ta përshpejtonin perëndizimin me një hov më të madh se sa mund ta përballonte publiku. Kishte po ashtu në atë kohë një ndërrim rolesh në mes të shekullaristëve dhe qeverisë. Gjatë fazës së parë, sunduesit osmanë udhëheqshin dhe shekullaristët e shfrytëzonin suksesin dhe ndikimin e sunduesve. Tani shekullaristët po udhëhiqnin duke u diktuar sundimtarëve të frikësuar osmanë. Kjo gjendje e punëve bëhej më e ashpërsuar gjatë fazës tjetër.
Faza e tretë:
Në këtë fazë, shekullaristët filluan sulmin e tyre direkt në shumë çështje të ndjeshme, duke përfshirë vlerat politike të shtetit dhe vlerat fetare të njerëzve. Ata filluan që haptazi ta sulmonin fenë dhe dijetarët Islam.
Ata aktivisht po ushqenin tension politik dhe pakënaqësi të përgjithshme në këtë pikë. Në fjalimet e tyre publike dhe në artikujt e botuar, ata haptazi flisnin kundër mësimeve islame. Në revista periodike nëpër gjithë Botën Islame, ata siguroheshin se botohej diçka në çdo çështje që kritikonte një vlerë ose një tjetër ose që sulmonte dijetarët prominent të Islamit ose që hidhte dyshim në ndonjë çështje të besimit ose praktikës fetare. Ata erdhën me sloganin ”Feja është për Allahun, por kombi për të gjithë”.
Ajo që i bënte përpjekjet e tyre shumë të efektshme ishte se ata nuk e paraqitnin veten si një forcë e vetme e të mund t’i largonte njerëzit nga frika, ose të shkaktonte mobilizimin e një force opozitare. Ata ishin shumë të kujdesshëm në aleancën e tyre me njëri-tjetrin. Ata dukeshin të ishin vetëm individë të ndryshëm me ide të çuditshme ose dobësi në besimin e tyre fetar. Ata ishin të suksesshëm që t’i fshihnin lidhjet e tyre që i kishin me njëri-tjetrin.
Nganjëherë qeveria dëshironte të përfitonte nga njerëz të tillë për të mundësuar një lloj të korrupsionit, të cilin e dëshironin. Do t’i thërriste ata për ta paraqitur një ves të ri dhe t’u jepte dritën e gjelbër për të bërë çfarë dëshironin. Ata mund të lejoheshin të provonin diçka në një fushë të veçantë. Nëse popullata e pranonte, ata mund të shkonin në diçka më të madhe. Nëse, për shembull njerëzit e refuzonin atë që e paraqitnin, ishte shumë lehtë për t’u tërhequr, sepse qeveria kurrë nuk ishte e involvuar zyrtarisht.
Shekullaristët në këtë kohë vepronin si hajni, që sipas tregimeve përdorte grepin për të marrë pronat e të tjerëve. Nëse ai zihej, ai do të thoshte sa ai nuk ka qenë në dijeni se grepi aksidentalisht e ka kap sendin. Nëse nuk do të vërehej ai do të ikte me shpërblimin.
Faza e katërt:
Në ditët e fundit të perandorisë – para, gjatë dhe pas sundimit të Sulltan Abdulhamidit, kishte kërcënime serioze ushtarake dhe probleme të tmerrshme politike dhe ekonomike. Shekullaristët i shfrytëzuan këto kriza kryesore për t’i përparuar qëllimet e tyre. Në këtë kohë shekullaristët dolën hapur si forcë e opozitës në përgatitje të marrjes finale të pushtetit. Ata themeluan organizata dhe lëvizje politike. Ata nxorën publikimet e tyre dhe thirrën konferenca. Ata u bënë aleat me armiq të huaj të shtetit osman, si çifutët dhe të krishterët, siç mund të shihet qartë nga dokumentimi i tyre nga ajo kohë.
Në këtë mënyrë ata morën pushtet të plotë në Turqi.

Metodat që u përdorën për të përhapur shekullarizmin në shoqëri
Ka shumë metoda që u përdorën nga shekullaristët për të përhapur idetë e tyre dhe ndikimin e tyre në gjithë shoqërinë turke. Prej metodave më të rëndësishme që janë përdorur janë metodat vijuese.
Zhveshja e shoqërisë nga prania islame, institucionet dhe vlerat islame. Ata filluan t’i zëvendësonin vlerat islame me ato të tyre në medie, arsimim, ekonomi dhe në politikë. Ata nuk u ndalën aty, meqë nuk ishin të kënaqur derisa ta kishin zhdukur Islamin nga shoqëria. Si rrjedhim, ata madje sulmuan veshjen islame, prishën gjuhën dhe ndryshuan thirrjen për namaz. Këto dhe shumë ndryshime tjera iu imponuan njerëzve me dekretet që u nxorën nga Ataturku.
Ndikimi në ndryshimin shoqëror duke i pasur në cak femrat. Ata e kuptuan se gratë kanë ndikim të caktuar në dinamikën e shoqërisë. Shoqëria mund të shkatërrohet nëse gratë dalin gjysmë të zhveshura dhe shthuren moralisht. Një shoqëri, e cila i përkrahë këto joshje do të bie shpejt në degjenerim. Për këtë arsyeje i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Ruajuni nga kjo botë (mashtrimi i saj) dhe nga gratë, sepse joshja e parë (mashtrimi i parë) e bijve të Israilit ishte nga gratë”. (Sahihu i Muslimit, 2742). Shekullaristët gjithashtu e kuptuan se duke u përqendruar në çështjen e gruas, ata mund ta përçanin shoqërinë. Kjo, sepse çështja e grave nuk është çështje e ndjeshme vetëm për fetarët, por për të gjithë njerëzit që kanë një ndjenjë të nderit dhe turpit. Vërtet, shumë njerëz jo fetarë mund të zemërohen shumë nëse i shohin gratë, motrat ose bijat e tyre duke u sjellë në mënyrë joshëse me një njeri të huaj. Shekullaristët e kuptuan se kjo ishte mënyra për ta grisur strukturën e shoqërisë osmane dhe për t’i ndarë qytetarët e saj në grupe të dalluara në shkallët e tyre të ndryshme të konservatizmit.
Shfrytëzimi i minoriteteve etnike dhe fetare. Shekullaristët i përdorën këto minoritete për të bërë presion mbi Shtetin Osman që të mos implementohej Ligji Islam. Ata polemizonin se këto minoritete ishin pjesë e kësaj shoqërie dhe për shkak të tyre nuk duhej të aplikohej Ligji Islam. Ata në këtë mënyrë i shfrytëzonin si barrierë kundër implementimit të Ligjit Islam në Turqi. Këtyre shekullaristëve nuk u interesonte të dinin për shekujt në të cilat këto minoritete jetonin nën Sheriatin Islam me të gjitha të drejtat e mbrojtura. Shekullaristët gjithashtu e kuptuan se këto minoritete do të ishin më të përkushtuara ndaj reformave shekullariste sesa shumica e përkrahësve të shekullarizmit, angazhimi i të cilëve shpesh kishte kufi dhe të cilët ndoshta do t’i braktisnin në fund.

KAPITULLI I KATËRT
Definimi i shekullaristit
Ndryshe prej asaj që njerëzit mendojnë, shekullaristi nuk duhet patjetër të jetë ateist. Disa shekullaristë janë aktualisht mjaft të rregullt në namazet e tyre. Megjithatë, ata besojnë se religjioni i takon xhamisë dhe se roli i dijetarëve islamë duhet të kufizohet në udhëheqjen e ceremonive martesore dhe funeraleve. Assesi roli i tyre s’duhet të zgjerohet më tepër. Ata e shohin se politika nuk ka të bëjë asgjë me fenë. Njëri prej tyre, Ali Abdurrezak, e shkroi një libër të titulluar “Islami dhe Principet e Qeverisjes” ku e mohon se Islami ka ndonjë lidhje me politikë dhe thotë se kalifati është institucion, i cili nuk ka bazë na librat e shenjta. Ai thotë se kalifati ishte institucion i bazuar në tradita dhe opinione personale juridike dhe se lehtë mund të hiqet. Një libër i titulluat “Nga këtu fillojmë”, që përmban ide të njëjta u shkrua nga Halid Muhammed Halid, i cili më vonë u tërhoq publikisht nga rrena dhe mosbesimi që libri përmbante.
Disa shekullaristë vërtet janë ateistë, por kjo nuk i ndalë ata që t’i kënaqin ndjenjat fetare të njerëzve. Për këtë arsyeje shohim se disa nga shekullaristët më të flaktë, të cilët fillimisht e shfaqën armiqësinë e madhe të tyre ndaj Islamit më vonë filluan të bisedojnë për “socializmin islam” dhe “demokracinë islame”. Njëri prej tyre shkoj aq larg sa të thotë se nuk ka pengesë që të ketë edhe komunizëm islam. E gjithë kjo shumë qartë është evidente nga shkrimet e tyre. Disa nga ata madje i bënë të qarta qëllimet e tyre të dukshme sikur ai, i cili tha: “Sot njerëzit po kthehen në Islam. Si rrjedhim, s’ka gjë nëse e ngritim flamurin islam kështu që të mund të çojmë valën aq gjatë sa na duhet. Pastaj, ne do të mund t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona.”
Shekullaristët në thelb thirrin në ndarjen e religjionit nga politika. Ata thonë se feja është shumë e lartë, tepër e madhërishme që të merret me politikë. Me fjalë tjera, atë që e thonë është që feja të tërhiqet dhe të lejojë që jetët tona të udhëhiqen nga një ligj jo fetar. Allahu thotë: A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i Allahut?!” (Maide, 50).
Shekullaristët i akuzojnë ata që flasin në emër të Islamit se kanë motive të fshehta. Në një libër të titulluar “Kriza e intelektualit arab” një shekullarist e përshkruan lëvizjen fetare në shoqëri në mënyrën vijuese: “Në përgjithësi, njerëzit prapa atyre lëvizjeve fetare po kërkojnë fuqi politike, ose i kanë agjendat e tyre personale ose janë të motivuar etnikisht. Ata kërkojnë t’i realizojnë qëllimet e tyre, me pretendimin e religjionit ata mund të gjejnë përkrahje në ndjenjat fetare të njerëzve.”
Shekullaristët kërkojnë që feja të largohet nga arsimi. Njëri nga ata shkoi aq larg sa që tha: “Arsimimi në Amerikë është i një vlere të lart të standardeve, sepse ata i mësojnë fëmijët që të dyshojnë në çdo gjë nga koha kur akoma thonjtë i ka të butë. Fëmija rritet të mos pranojë asgjë pa dëshmi. Ndërsa, ne në shtetet tona i mësojmë fëmijët si të pastrohen kur të dalin në banje. Ne i sjellim një enë me ujë dhe themi “në emër të Allahut”. Kjo është ajo që e mësojnë fëmijët tanë. Në anën tjetër amerikanët me standardin e lartë të arsimit, u mësojnë fëmijëve të tyre të dyshojnë në çdo gjë, duke përfshirë edhe fenë.”
Çka është për t’u çuditur, para disa viteve u botua një libër me titullim “Amerika në rrezik”, të cilin e përmblodhën një grup prej 18 specialistëve, pas një pune një vit e gjysmë. Njëra nga rekomandimet më të rëndësishme, e cekur në libër, ishte rritja e edukimit fetar për të kultivuar ndjenja të forta fetare te studenti amerikan. Kjo do t’i mbronte ata nga korruptimi dhe shthurja, e cila është pengesë që ata ta japin kontributin e tyre për shoqërinë.
Përderisa amerikanët dhe të tjerët – madje edhe rusët – po kërkojnë që ta kthejnë mësimin për Zotin në shkollë, këta shekullaristë në tokat tona dëshirojnë ta largojnë fenë nga lëndët shkollore (Kur’ani dhe studimet islame) të fëmijëve tanë dhe ta zëvendësojnë me lëndë tjera shkencore dhe sportive.
Shekullaristët gjithashtu dëshirojnë ta nxjerrin fenë nga mediet dhe madje jashtë artit. Shkurtimisht, ata dëshirojnë ta largojnë fenë nga çdo aspekt i jetës.

KAPITULLI I PESTË
Nevoja për ta konfrontuar shekullarizmin
Është e qartë se shekullarizmi duhet të konfrontohet. Kur bisedojmë për shekullaristët, ne nuk dëshirojmë ta zmadhojmë fuqinë dhe rëndësinë e tyre. Feja jonë na mëson se ne jemi më të fortë se ata. Islami është i fortë dhe i qëndrueshëm sa malet. Shumë valë kanë goditur në shkëmbin e Islamit vetëm për të qenë të zmbrapsura. Megjithatë, kjo u arrit vetëm me anë të përpjekjeve tona. Ne duhet ta konfrontojmë shekullarizmin dhe t'i rezistojmë atij me çdo mjet në dispozicionin tonë. Dy prej mjeteve më të rëndësishme janë:
1. Ne duhet ta qesim në shesh dhe ta qartësojmë se çfarë po bëjnë shekullaristët. Allahu i hedhë në shesh intrigat e hipokritëve duke folur për ta në kapitujt e Kur’anit. Në kapitullin e titulluar ”Tevbe” Allahu flet për shumë lloje të hipokritëve. Për këtë arsyeje kapitulli quhet “ekspozimi”, sepse nuk e lë asnjë hipokrit pa e ekspozuar.
Ne dëshirojmë që dijetarët tanë, punonjësit islamë dhe nxënësit e dijes ta aplikojnë qasjen e atij kapitulli në Kur’an për t'i ekspozuar shekullaristët. Sot ne kemi nevojë për njerëz, të cilët dinë t'i identifikojnë ata dhe t'i ekspozojnë të gjitha mashtrimet e tyre dhe strategjitë e ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse shekullaristët shpesh janë shumë elokuent në fjalimet e tyre.
Allahu i përshkruan hipokritët e vjetër në të njëjtën mënyrë: Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i Dërguar i Allahut!” E, Allahu e di se ti je i Dërguar i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).” (Munafikunë, 1).
Shekullaristët duhet të ekspozohen sepse ata po e mashtrojnë publikun në përgjithësi. Ata po i maskojnë fjalët dhe idetë e tyre me slogane islame dhe aty këtu citojnë diçka nga Kur’ani, Suneti dhe fjalët e dijetarëve, të cilat i kanë zgjedhur me kujdes. Madje për t'i përhapur idetë e tyre ata mund të cekin edhe parime të Ligjit Islam. Për këtë arsyeje shumë muslimanë mund të mashtrohen nga këto fjalë dhe t'i pasojnë ata.
Ekspozimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të butë, pa trazira dhe zemërime. Ajo duhet të bëhet në mënyrë objektive dhe faktike, që madje edhe kundërshtari të mos ketë zgjidhje tjetër pos të pranojë të vërtetën e asaj që thuhet.
2. Së dyti ne duhet të punojmë me zell për fenë tonë. Allahu kurrë nuk e lë që puna e ndonjë burri ose gruaje të shkojë kot, as në këtë botë e as në ahiret. Ai nuk e ndal shpërblimin për ata që punojnë punë të mira. Në të njëjtën mënyrë Allahu nuk i bën të mira punët e atyre që përhapin mashtrim dhe shtrembërim të së vërtetës. Punët e tyre vërtet shkojnë huq dhe të arriturat e tyre janë të përkohshme. Sa i përket besimtarëve, ata janë të siguruar se punët e tyre janë të ruajtura edhe në këtë jetë e edhe në jetën që do të vjen.
Allahu thotë në Kur'an: “Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndjeni dhimbje edhe ata ndjejnë dhimbje sikurse ju, e ju shpresoni në Allahun gjë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i Matur.” (Nisaë, 104).
Atë që e përmendëm lidhur me historinë e Turqisë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë përsëri në shumë toka islame. Nganjëherë strategjitë janë të njëjta dhe nganjëherë ato ndryshojnë dhe kjo varet prej rrethanave. Gjithsesi, lufta në mes Islamit dhe shekullarizmit vazhdon në të gjithë Botën Islame dhe ndikon në popujt e saj, sikur në Turqi.
Një proverb arab thotë: "Kushdo që e mban historinë në zemër, ia ka shtuar jetët e tjerëve, jetës së vet”. Ne duhet të përfitojmë nga eksperienca e të tjerëve dhe të kuptojmë se çfarë po bëjnë shekullaristët për të marrë kontrollin dhe shkatërruar shoqëritë tona dhe për të na bërë jo më tepër se sa një pjesë të vogël të Perëndimit, i cili i edukoi ata.

Përktheu nga anglishtja: Driton Maxhuni
Redaktor fetar: Bahri Curri
Redaktor gjuhësor: Avni Avdiu
Titulli në origjinal: “Islam and Secularism”
Autor: Selman Avde
Marrë nga: www.islamtoday.com

[1] Fjala “xhahilijet” i referohet kohëve të injorancës para Islamit.
[2] Sahihu i Buhariut (4905), dhe Sahihu i Muslimit (2584).
[3] Vend për falje, faltore për kryerjen e namazit (sh.B.C.).

 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!