BALLINA arrow RINIA arrow KĖSHTU DEGJENEROHEN GJIMNAZISTĖT SHQIPTARĖ
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
KĖSHTU DEGJENEROHEN GJIMNAZISTĖT SHQIPTARĖ Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Zirina Llambro   
e shtunė , 05 gusht 2006
Seks që në vitin e parë të gjimnazit, drogë në ambientet e shkollës, madje edhe shtatzëni të padëshiruara. Asgjë nuk përbën tabu për të rinjtë shqiptarë. E ndërsa ambientet e shkollës duhet të jenë vendet e edukimit të tyre, ato janë kthyer pikërisht në vatrat e këtyre fenomeneve.
Më alarmante situata është në gjimnazet e kryeqytetit, ku duket se “civilizimi” ka arritur kulmin. Ndërsa prindërit janë të fundit, që marrin vesh për atë që bëjnë këta të rinj. Ata të sigurt i nisin fëmijët në shkollë, por duket se për këtë të fundit gjimnazistët shqiptarë nuk mendojnë shumë. Sipas studimit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, lidhur me sjelljet e rrezikshme tek adoleshentët ka rezultuar se 1 në 8 gjimnazistë ka një jetë aktive seksuale. Madje 10% e tyre pas anketimit kanë pranuar se gjatë shkollës së mesme kanë pasur më shumë se dy të dashur. Rreth 15% e tyre pranojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në vitin e parë të shkollës së mesme, ndërsa rreth 30% e kanë pranuar se kjo gjë ka ndodhur në vitin e katërt të gjimnazit. Gjatë këtij studimi, pyetjes nëse kanë kryer marrëdhënie në tre muajt e fundit i janë përgjigjur me po 22% e djemve dhe 16% e vajzave gjimnaziste dhe, sipas specialistëve të ISHP-së, ka rezultuar se për këta të rinj nuk përbën problem ndërrimi i partnerëve. Shtatzënitë e padëshiruara janë provuar nga rreth 3.5% e gjimnazisteve. Kjo shifër është një tregues i qartë që nuk janë të pakta rastet kur vajzat abortojnë në moshë të vogël, veprim ky që mund të lërë pasoja për shëndetin e tyre. Për sa i përket ndarjes, femra-meshkuj janë katër herë më të shumtë në numër meshkujt që pranojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale në gjimnaz krahasuar me femrat. Këto të fundit, sipas specialistëve të ISHP-së ngurojnë ta pranojnë hapur një gjë të tillë.

Drogat dhe alkooli
Më shumë se 10% e gjimnazistëve pranojnë se u është ofruar drogë në ambientet e shkollës. Ata konsumojnë jo vetëm kanabis, por edhe drogat sintetike. Ekstazin, drogën në formë tablete pranojnë se e kanë konsumuar 4% e gjimnazistëve në të gjithë vendin. Kjo drogë sintetike përdoret në më të shumtën e rasteve në disko dhe pub-e, ku Tirana ka numrin më të madh të përdoruesve. Ndërsa kanabisin në gjimnazet e kryeqytetit e tymosin rreth 7% e nxënësve. Edhe drogat e rënda, si heroina, kokaina kanë jo pak përdorues, pjesa më e madhe e të cilëve janë meshkuj. Kështu në rang vendi konsumojnë kokainë 1.6% e të rinjve, ku vetëm në kryeqytet janë 5.5% e tyre. Heroina ka përdorues të rregullt 1.4 % e gjimnazistëve në Tiranë, ndërsa me injektim marrin drogë rreth 2% e të rinjve. Për sa i përket duhanpirjes, pyetjes se kur kanë pirë për herë të parë një cigare të plotë, 10-11% e gjimnazisteve i janë përgjigjur në moshën 12 vjeç dhe 30.7% e tyre pas kësaj moshe. Vihet re se në zonat urbane konsumi i duhanit ka një prevalencë më të lartë, ndërkohë që pjesa më e madhe janë meshkuj. Por, vitet e fundit vihet re një rritje e duhanpirëseve femra, që e nisin cigaren në gjimnaz. Edhe në konsumin e alkoolit vihet re një tendencë rritjeje e konsumit nga ana e adoleshentëve, ku rreth 8.6% e tyre kanë pranuar se kanë qenë 8 vjeç kur kanë konsumuar për herë të parë një pije alkoolike, ndërsa rreth 33 % e kanë provuar për herë të parë alkoolin pas moshës 12 vjeç.

- 10 për qind e gjimnazistëve pranojnë se iu është ofruar drogë në ambientet e shkollës. Ata konsumojnë jo vetëm kanabis, por edhe drogat sintetike. Madje, një pjesë e konsiderueshme pranojnë se janë përdorues të kokainës dhe heroinës.
- 7 për qind e nxënësve në gjimnazet e kryeqytetit tymosin kanabis. Kjo lloj droge përdoret në ambientet e shkollës dhe lokalet pranë saj. Por përveç saj, një pjesë e gjimnazistëve pranojnë se konsumojnë edhe drogat e rënda.
- 23 për qind gjimnazisteve kanë shfaqur shenja të depresionit. Sipas mjekëve psikiatër, zgjatja e një gjendjeje të tillë tregon se ka pasoja për këta të rinj, që mund të kryejnë madje edhe vetëvrasje. Një gjë e tillë vihet re më shumë te femrat.

Kontraceptivët
Prezervativi përdoret nga 63% e të rinjve
Krahasuar me studime të mëparshme, vihet re se të rinjtë kanë filluar të marrin masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme, apo ndonjë shtatzëni të padëshiruar. Kështu rreth 63% e të rinjve kanë pranuar se kanë përdorur kondom herën e fundit që kanë kryer marrëdhënie seksuale. Sipas specialistëve të ISHP–së, kjo është një shifër mjaft premtuese dhe nëpërmjet fushatave sensibilizuese shpresohet që të rritet akoma më shumë numri i të rinjve që marrin masa mbrojtëse. Por, sipas këtij studimi, rreth 3.5% e gjimnazistëve i janë përgjigjur me po pyetjes nëse kanë lënë, apo kanë mbetur shtatzënë gjatë viteve të gjimnazit. Kjo shifër është një tregues i qartë që nuk janë të pakta rastet kur vajzat abortojnë në moshë të vogël, veprim ky që mund të lërë pasoja për shëndetin e tyre.

- 20 për qind e gjimnazistëve, pjesë e këtij studimi, kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë viteve të gjimnazit. Numri i meshkujve që e pohojnë një gjë të tillë është 4 herë më i madh se ai i femrave. Kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël mund të lërë pasoja të shumta në shëndet, sidomos te femrat. Ato mund të përjetojnë një shtatzëni të padëshiruar, që në shumicën e rasteve i çon drejt abortit.
- 30.7 për qind e nxënësve të shkollave të mesme pranojnë se cigaren e parë e kanë konsumuar pas moshës 12 vjeç. Pjesa me e madhe e tyre janë meshkuj, por kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të duhanpirëseve femra. Konsumi i duhanit është shkaktar i një sërë sëmundjesh, siç janë kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, laringut.
- 6.6 për qind për qind e të rinjve shqiptarë konsumojnë kanabis, e cila futet te drogat e lehta, por kohët e fundit ka filluar të përdoret edhe ekstazi, që është një drogë sintetike. Gjithashtu jo pak të rinj konsumojnë edhe droga të rënda, si heroina dhe kokaina. Konsumimi i drogave tek të rinjtë lë pasoja të rënda për shëndetin e tyre. Ata mund të bëhen vartës të këtyre drogave, duke rrezikuar jetën.

Marrë nga:
http://www.panorama.com.al/

 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!