|
103. A DĖNOHET PASARDHĖSI PĖR SHKAK TĖ MĖKATIT TĖ PRINDIT? |
|
|
|
|
Pyetja: Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Vëllezër të nderuar, Allahu i Lartmadhëruar ju shpërbleftë për kontributin që e bëni për besimtarët, të cilët kanë nevojë për informacione të sigurta, pra me lejen e Allahut xh.sh.. Edhe unë e kisha një pyetje për ju, sipas hoxhallarëve të vjetër se mëkati që e bën robi ai do të ndëshkohet prej Allahut xh.sh. deri në shtatë gjenerata, si e shpjegoni këtë? Allahu e di më së miri dhe Ai thotë në Kur’an: “E shpërblej atë që bën vepra të mira dhe e dënoj atë që bën vepra të këqija”. E kam fjalën se çka nëse prindi nuk është i devotshëm në rrugën e Allahut dhe është mëkatar i madh, e pasardhësi i nënshtrohet Allahut dhe dispozitave të sheriatit? Allahu ju shpërbleftë dhe selamun alejkum!
Përgjigjja:
Hadithi që ka ardhur me kuptimin se Allahu do të dënojë deri në brezin e shtatë të pasardhësve është hadith i shpifur (mevduë) dhe nuk lejohet kurrsesi të argumentohet me të! Qëndrimi i Ehlu Sunnetit dhe Xhema’ah është Fjala e Allahut: “Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit!” [En’amë, 164] Ajo që ka ardhur në argumente është se Allahu ia ruan njeriut të mirë pasardhësit e tij, sikur që përmendet në ajetin: “Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë të mira (prindore).” [Nisaë, 9] Po ashtu në suren Kehf, në tregimin e Hidrit me Musën alejhima selam me rastin e ngritjes së murit, Hidri sqaron shkakun e kësaj duke thënë se nën atë mur gjendej një thesar që u takonte dy jetimëve që babai i tyre ishte njeri i mirë. Sa i përket ndëshkimeve, ato nuk përfshijnë të gjithë përveç nëse jomëkatarët pëlqejnë (nuk e urrejnë) mëkatin. Allahu i lartësuar thotë në Kur’an: “Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët)!” [Enfalë, 25] Allahu e di më së miri! Husejn Serraxh, 04.05.2006, nga arabishtja: Bahri Curri
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|