BALLINA arrow HUTBE arrow NĖ MUAJIN E LINDJES SĖ MUHAMMEDIT SAL-LALL-LLAHU ALJEHI VE SEL-LEM
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
NĖ MUAJIN E LINDJES SĖ MUHAMMEDIT SAL-LALL-LLAHU ALJEHI VE SEL-LEM Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu   
e hėnė , 10 prill 2006
1. Domosdoshmëria e dashurisë ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Njëra ndër çështjet themelore e të domosdoshme në fe për muslimanin është dashuria dhe respekti real ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për këtë kanë rënë në pajtim të gjithë muslimanët.
Për nivelin e dashurisë ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duhet të mësojë çdo besimtarë dhe këtë çështje ta këtë në konsideratë çdo herë. Të kujtojmë hadithin që transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ku ka thënë: “Tre gjëra nëse janë tek personi do të gjejë ëmbëlsinë e imanit (besimit), të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashurit tek ai se çdo gjë tjetër përveç tyre…” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Po ashtu transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nga Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Nuk beson askush prej jush derisa të jem tek ai më i dashur se sa prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Nga këto dy hadithe bëhet e qartë dashuria dhe respekti ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar. Ajo duhet të jetë më e madhe se ndaj çdokujt tjetër, madje duhet ta duash më shumë se sa veten tënde, prindërit e tu, bashkëshorten tënde dhe fëmijët e tu.

2. Data e lindjes
Të nderuar besimtarë!
Jemi në muajin hixhrij, rebiul evel, po në këtë muaj ka lindur Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Një pjesë e besimtarëve në këtë muaj, në shenjë dashurie, bëjnë veprime të ndryshme, që disa prej tyre kanë bazë në fenë e Allahut të Lartësuar, ndërsa disa prej tyre kanë bazë në mendje, dëshirë, epsh, apo në disa hadithe që argumentimi me to nuk është i qëlluar, ngase o janë të dobëta o të shpifura.
Në vazhdim do të paraqesim një rezyme të shkurtër mbi datëlindjen e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Për datën e lindjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kemi disa mendime të historianëve.
Thuhet se ka lindur të hënën më datën 9 të muajit rebiul evel, disa thonë më 3 rebiul evel, disa të tjerë më 12 rebiul evel, apo në vitin e parë të ngjarjes me “elefantin”, pikërisht 50 ditë pas ngjarjes. Thuhet që kjo datë i përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 ose 572 sipas kalendarit.
Ndërsa, historiani i njohur Dr. Ekrem Dija Omerij thotë: “Është e saktë që lindja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka qenë në ditën e hënë, kurse transmetimet  më të forta tregojnë se lindja e tij ishte në vitin e “elefantit”.”
Po i njëjti historian thotë: “Lindjen e tij në vitin e “elefantit” e mbështesin edhe studimet bashkëkohore, nga studiuesit muslimanë dhe orientalistë se viti i “elefantit” i përgjigjet vitit 570 ose 571 gregorian”.
Këtu duhet përmendur se data më e njohur dhe më e popullarizuar mes njerëzve është 12 rebiul evel, përndryshe edhe për këtë çështje historianët kanë dhënë mendime të ndryshme.
Të gjitha këto mendime nuk janë shumë me rëndësi dhe kjo nuk është obligative për besimtarin. Por, me rëndësi është dashuria dhe respekti ndaj pishtarit ndriçues të njerëzimit, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Veçanërisht kur jemi në kohëra, kur shumica e muslimanëve nuk dinë asgjë për jetën e tij, dashuria e kërkuar ndaj të Dërguarit të Allahut nuk e ekziston fare, sepse është rezervuar dashuria ndaj aktorit apo aktores, sportistit, këngëtares dhe këngëtarit...
Dashuria që duhet të manifestohet ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar nuk mjafton të bëhet vetëm një herë në javë, apo një herë në muaj, ose një herë në vit. Nuk mjafton një organizim me një mbrëmje me paraqitjen e një kumtese mbi jetën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe ajo në formë mjaft të zbehur e jo shkencore, dhe më pas ky organizim përcillet edhe me një grup recituesish që i përngjet një shfaqjeje teatrale, apo promovimi kulturor që i përngjet spektaklit klasik dhe kështu mendohet se është kryer obligimi ndaj një të Dërguari të Allahut.
Pra, dashuria nuk na qenka disa poezi që recitohen e as disa ilahije që këndohen, por bindje ndaj Allahut dhe Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Nuk mjafton vetëm thënia me gojë, unë e dua Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, por kërkohet pasimi, shkuarja pas mësimeve të tij. Allahu i Lartësuar nuk kërkon nga besimtarët vetëm falënderim por kërkon bindje e nënshtrim, thotë: “Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë. Thuaj! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do jobesimtarët.” [Ali Imran, 31- 32]

3. Kur filloi të shënohet kjo datë?
Të nderuar besimtarë!
Kush e filloi manifestimin e ditëlindjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?
Derisa ishte gjallë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, një manifestim i ditës së lindjes së tij nuk u bë dhe nuk lejoi ai që të bëhet. Por, edhe pas vdekjes në shekullin e parë, të dytë dhe të tretë një gjë e tillë nuk ndodhi. Historia nuk shënoi asnjë manifestim të tillë dhe askush prej sahabëve, tabiinëve dhe tebei tabiinëve nuk manifestuan, edhe pse ata ishin ndër më të dalluarit në dashurinë dhe respektin që kishin ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Studimet serioze tregojnë se në fillim të shekullit IV hixhrij dinastia fatimite filloi të organizojë një manifestim zyrtar. Fatimitët janë ithtarë të sektit të devijuar të quajtur “batinij”, dhe ishin ndër popujt më të degjeneruar e të prishur prej sekteve më të devijuara të shi’itëve, pra batinijët që paraqitnin Islamin haptas dhe në brendësi mbanin fshehtas kufrin. Është e dëshmuar që këta nuk kanë prejardhje të pastër, por janë pasardhës të zjarrputistëve dhe çifutëve. Kjo gjë është e njohur në dëshmitë e ulemave të Ummetit tonë prej të gjitha drejtimeve dhe shkollave, si hanefite, malikite, shafiite, hanbelite, ithtarët e hadithit, apologjetikëve, etj.
Të parët e filluan “batinitët” me qëllim që të fusin në fe atë çka nuk është prej saj, duke i larguar njerëzit nga parimet bazë të fesë. Makriziu thotë: “Prijësit e dinastisë fatimite filluan të caktojnë data të festave, dhe gjatë vitit kishin disa festa. Ata festonin vitin e ri, festat e fillim vitit, festa e ashuras, ditëlindjen e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditëlindjen e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ditëlindjen e Hasanit dhe Husejnit, ditëlindjen e Fatimes, ditëlindjet e udhëheqësve, festën e verës, festën e dimrit, festën e nevruzit, etj….
Pra, të parët e filluan fatimitët, sekt i dëshmuar për hipokrizi ndaj Islamit.
Nga kjo që u ekspozua mund të konkludohet se shënimi i ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk bën pjesë në festat e theksuara me Sunnetin e Pejgamberit dhe nuk hyn në tërësinë e detyrave fetare, por pjesë e obligimeve fetare është pasimi i Sunnetit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

4. Katër rregulla bazë të dashurisë.
Të nderuar besimtarë!
Abdullah bin Mes’udi thotë: “Të jesh ekonomik në Sunnet është më mirë se sa të angazhohesh në bid’at.” Besimtari duhet të jetojë në suaza të mësimeve të Sunnetit dhe kështu duhet ta organizojë jetën në kuadër të Sunnetit dhe përpjekja e tij të jetë vetëm për ta kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Në vazhdim po ua prezantojmë disa rregulla, që duhet t’i mësojmë, e ato janë:

1. Dashuria ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është obligim
Allahu i Lartësuar thotë: “Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ….” [Ahzabë, 6]
Ibn Kajimi thotë: “…Besimtari nuk mund ta plotësojë gradën e besimit, derisa nuk bëhet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më i dashur te ai se vetvetja, e mos të flasim për fëmijët e prindërit e tij.”

2. Vlera e dashurisë së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “E kush do që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [Nisaë, 69]

3. Dashuri do të thotë përkrahje dhe mbrojtje e Sunnetit
Sahabët kanë dhënë modelin më praktik në përkrahje dhe mbrojtje, duke sakrifikuar dhe flijuar çdo gjë. Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: (Prona) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej Allahut dhe që ndihmojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.” [Hashr, 8]
Me mbrojtje dhe përkrahje kuptojmë, nxënien përmendësh të Sunnetit dhe praktikimin e tij në jetën e përditshme.

4. Dashuria ndaj Sunnetit do të thotë të gjykosh me të
Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Për Zotin tënd, jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty, as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” [Nisaë, 65]

5. Formaliteti i mevludit
Të nderuar besimtarë!
Sot, shumë muslimanë janë larguar nga Kur’ani dhe Sunneti, gjë që ka bërë ndarjen e tyre në grupe e drejtime. Kështu janë paraqitur forma dhe mënyra të ndryshme të festimeve, sa që edhe Islami nuk është i kënaqur me këto mënyra, kështu këto shënime të ditëlindjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem janë shndërruar në formalitete.
Sot, besimtarët janë të nevojshëm të njihen me Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me Sunnetin e tij dhe me format e jetësimit të traditës pejgamberike.
Dijetarët, hoxhallarët, studentët e dijes që të gjithë duhet të angazhohen për një shpjegim të mirëfilltë shkencor, duke i servuar besimtarëve jetëshkrimin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Nuk jemi ithtarë të asaj që të njihen besimtarët muslimanë me të Dërguarin e Allahut një herë në vit, edhe ajo të bëhet  vetëm me një “mevlud”, dhe me kaq të përfundojë çdo gjë. Por, dëshiroj që çdo besimtar të bëjë “mevlud” brenda njëzet e katër orëve, duke jetuar me Sunnetin, traditën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Jemi të thirrur që të gjithë për “mevlud” dhe ky manifestim të jetë praktikë ditore, duke e përmendur me salavate, duke e respektuar, duke e zbatuar sheriatin e tij, duke vepruar me Sunnetin e tij për ta fituar shefatin e tij...
Dëshiroj që ky “mevlud” të përfshijë katër nivele kryesore:
Niveli i parë:
Njohja e argumenteve nga Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai (konsensusi) mbi obligueshmërinë e pasimit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Niveli i dytë:
Edukimi familjar në respektimin e Sunnetit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke siguruar literaturën burimore mbi jetëshkrimin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Niveli i tretë:
Prezantimi i personalitet të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në rrafshin intelektual, duke organizuar seminare për mësimdhënës, pedagogë, profesorë, etj....
Niveli i katërt:
Publikimi i traditës pejgamberike në rrafshin e thirrjes, duke i shtuar ligjëratat, këshillat, seminaret, tribunat dhe këshillimi i muslimanëve për ta pasuar Sunnetin.
Edhe njëherë të kujtojmë se dashuria ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është obligim dhe domosdoshmëri dhe pjesë e besimit. Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes), s'ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i madh, i dijshëm.” [Maide, 54]
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kapuni për Sunnetin tim dhe të kalifëve të drejtë e udhëzues pas meje, kapuni për të me dhëmballë!” [Transmeton Ebu Davdi, hadithi është sahih]

 
< Prapa   Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!