BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 3 musafirė online
PSE PRITJA DHE KREMTIMI I VITIT TĖ RI ĖSHTĖ KOTĖSI, ĖSHTĖ MARRĖZI...? Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Mexhid Yvejsi   
e martė , 27 dhjetor 2005
“Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë bëjnë vepra të mira, porositin për drejtësi dhe këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” [Asr, 1-3]
Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në fund të vitit, është: Ku do ta pritni, kremtoni, Vitin e Ri?
Shpesh ndodh që pyetjet nuk çojnë te përgjigjet, por te pyetjet tjera. Njëra nga pyetjet është edhe kjo: Pse pritja dhe kremtimi i  Vitit të Ri është kotësi, është marrëzi? Është kotësi, është marrëzi, pritja dhe kremtimi i Vitit të Ri, sepse, thënë shkurt e trup, kjo është një festë pagane. Prejardhja e kësaj feste pagane e ka burimin në Babiloni, Azi. Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e viteve në Ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur natyra rilindë pas dimrit të gjatë…
Në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore, edhe përtej Atlantikut, kjo festë pagane e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve…
Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur), që kremtohej në gjithë Perandorinë Romake. Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, deri me 1 janar, tani për nder të hyjnisë Janus, hyu i dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të  parë të vitit - Janari, që është dera, hyrja në Vitin e Ri…!
Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: “Paganism in the Christian Festivals” - (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: “Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…”
Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë  besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie më 21 ose më 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti është sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatet, ata gëzoheshin dhe festonin duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe vera po afrohet!
Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjiptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besimi pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!
Edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…!
Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…!
Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë, para krishterimit, pemët e gjelbërta, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, popujt paganë besonin se këto pemë kishin diçka hyjnore dhe adhuroheshin për qëndresën e tyre, si diçka e shenjtë, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t’u ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë…!
A ka kuptim që popujt  me besim monoteist, siç jemi edhe ne , shqiptarët, qofshin të krishterë apo muslimanë, të presim, të kremtojmë, të gëzohemi, të tranohemi për një festë pagane, siç është Viti i Ri?
Këtë e gjykon Bibla, e gjykon Kur’ani, dy Librat Hyjnorë, më të lexuara, më të përhapura, më të nderuara, në rruzullin tokësor.
Shën Pali, në letrën dërguar Efesianëve, ndër të tjera, shkruan: “…Përbehem në Zotin, mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë pas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi.” [Bibla, Efesianëve, 4:17-20]
A keni menduar, si besimtarë, ndonjëherë rreth kësaj çështje? Nëse nuk keni menduar, atëherë shtrohet pyetja: Deri kur të pranojmë, pa menduar, çdo festë që të tjerët na kanë servuar – si një sofër e shtruar?!
Sidoqoftë, para nesh është Viti i Ri, por jo për ta pritur, se ai vjen vet, jo për ta kremtuar, jo për ta uruar, jo për t’u gëzuar, jo për t’u shfrenuar, por për të medituar!
Meditimi rreth Vitit të Ri do të na çon kah një kuptim më i thellë i jetës, i kohës. Koha, për të cilën betohet Krijuesi i Madhërueshëm në Kur’an, është gjëja më e çmueshme për krijesën - njeriun.
Njeriu i sotëm, modern, bashkëkohor, perëndimor, materialist, është i aftë për të drejtuar, për të kontrolluar fuqitë e ndryshme natyrore, por qe de, është i pa aftë  për të frenuar epshet e veta shtazore…!
Mosfrenimi i epsheve shtazore, duke qenë larg Zotit, duke mos përfillur udhëzimet e Tij, shumicën e njerëzve e  ka tërhequr kotësia, marrëzia, shfrenia të shtyrë nga lakmia…
Në etapa të ndryshme kohore, miliona njerëz për shkak të mosdijes, lakmisë, grykësisë, padrejtësisë janë shkatërruar, janë asgjësuar. Po të kthehemi në histori, do të pyesim  me habi: Ku janë gjithë ato perandori?! Perandori shekullore, të fuqishme, që dukeshin aq madhështore, por u shkrinë si me qenë flluska bore!
Sot, sikurse dje, njerëzit që nuk kanë  besim në të Madhin Zot - jetojnë kot! Ata e presin me padurim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri u sjellë begati!
Me kohë, bota e kapitalit, e tregtisë, e biznesit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej çdo lloj pisit, këtë e kanë kuptuar dhe përgatitjet për Vitin e Ri, që moti, ata i kanë filluar. I kanë filluar dhe do t’i përfundojnë përgatitjet të organizuara më bukur se çdo herë, sepse me fitime të mëdha, si asnjëherë, e shpërblejnë vetveten menjëherë…!
Për natën e Vitit të Ri thuhet se është nata më e gjatë, nata më e  mrekullueshme. Po, por këtë e thonë të gjithë ata që janë në gjendje të trullueshme! Në të vërtetë, jo vetëm që është nata më e trullueshme, duke pirë pije alkoolike e narkotike, duke kënduar, duke vallëzuar, pa rend e vend, pa kurrfarë sjellje, duke hëngër deri në vjellje, duke luajtur bixhoz, lotari, duke bërë edhe ndonjë marrëzi…!
Pra, nata e Vitit të Ri bëhet jo vetëm nata më e turbullueshme, ajo bëhet edhe nata më e mjerueshme, më e mallkueshme, më e dënueshme…! Pse? Sepse, kjo është një festë pagane, e cila urohet pothuajse nga mbarë bota, por të gjitha urimet janë të kota! Urojnë, urojnë, urojnë, derisa e teprojnë, edhe pse ata  ashtu nuk mendojnë…!
Ka shumë që do të thonë, është e drejta jonë, jemi në Evropë, jetojmë në liri, në demokraci dhe e gëzojmë të drejtën të kremtojmë, ta presim Vitin e Ri!
Po, me siguri, keni të drejtë ta pritni, të kremtoni, por një ditë do të vajtoni…! E drejta juaj nuk do të thotë se po veproni drejt. E drejta juaj, në këtë rast ju bën të huaj! Në qoftë se dëshironi të jeni si të tjerët, atëherë kush do të jetë si  ju?
Me pak fjalë, kjo është e Vërteta, e Vërteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit të Ri – është kotësi, është marrëzi? E Vërteta, siç thoshte Shileri, nuk pëson nëse dikush nuk e beson.
E Vërteta është  Zoti. Zoti është Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandaj, të gjithë kemi nevojë për Zotin. Zoti nuk ka nevojë për ne. Kush vepron mirë, shpreson mirësi nga Mirësia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do të falet dhe qetësohet, rehatohet…
I varfëri shpreson të pasurohet, i sëmuri të shërohet, i papuni të punësohet, i  burgosuri të lirohet…
Zoti është i Vetmi Krijues, i Vetmi Furnizues dhe i Vetmi Dhurues për gjithçka. Ai Krijon, Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershëm i Mirësisë dhe Bujarisë së Tij, jo Viti i Ri.
Në Kur’an, Allahu i Madhërueshëm urdhëron e thotë: “Kush nuk beson, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes.” [Rrum, 44]
Pra, kush nuk beson, ai që është kundër vetes. Ai që është kundër, ka krijuar burgun e vet. Në burgun e vetë, vetvetja  në këtë  jetë i  duket më e largët se çdo planet…

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!