BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 28 gusht 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 1 musafir online
PO AFROHET VITI I RI Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Islam Kosova   
e martė , 27 dhjetor 2005
Të  nderuar muslimanë!
Në këto ditë jemi duke vërejtur lëvizje dhe përgatitje të papara më herët! Njerëzit me vetëdije dhe pavetëdije përgatiten për të festuar festen pagane (të shpikur nga vetë njerëzit), “Vitin e Ri”. Shohim rrugës njerëz që blejnë ushqime apo fruta të ndryshme, lodra për fëmijët e tyre, kartolina për t'i uruar njëri-tjetrit këtë festë apo duke blerë gjoja, pemën e kësaj feste, “Bredhin”. Vallë ata njerëz (muslimanët në veçanti) injorantë, a e dinë çfarë feste është Viti i Ri?!
Sigurisht që jo, sepse sikur ta dinin nuk do të vepronin në këtë mënyrë. Ose edhe ndoshta e dinë, por nga dobësia e besimit, ata e festojnë dhe nuk përfillin rregullat islame në këtë drejtim dhe janë dhënë pas epsheve të tyre. Ne e dimë se shumë herë njerëzit këto raste i festojnë vetëm për t'u argëtuar, mirëpo në Islam ashtu siç janë të rregulluara veprat serioze, janë të rregulluara edhe lozja dhe argëtimi. Andaj muslimanët duhet t'u përmbahen këtyre rregullave nëse dëshirojnë fitoren në këtë botë dhe lumturinë në Ahiret. Pasi që kjo festë në origjinë, edhe ashtu trajtohet deri më sot, është festë fetare dhe e krishtere, dhe ne si muslimanë nuk duhet ta festojmë. Ne duhet të dallohemi prej tyre dhe mos t'u përngjajmë e mos t'i imitojmë ata. Kështu që ndalohet rreptësisht përngjasimi dhe imitimi i tyre në çdo çështje e sidomos në lidhje me festën në fjalë. Pejgamberi Muhammed alejhi selam, ka thënë: “Muslimani ka vetëm dy festa: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin!” Nga ky hadith kuptohet qartë që përveç këtyre dy festave nuk ka asnjë festë tjetër për muslimanin si dhe ndalohet rreptësisht kremtimi i çdo lloj feste tjetër. Festat pagane nuk na përkasin neve. Ne muslimanët kemi festat tona të shenjta e të bukura dhe nuk kemi nevojë t'i marrim festat e të krishterëve, ose të çdo grupi apo sekti tjetër fetar. Përse ne muslimanëve na duhet të festojmë krishtlindjet apo vitin e ri, në një kohë që kur vjen festa jonë fetare e madhëruar “Bajrami”, asnjë i krishterë nuk e feston së bashku me ne (muslimanët) këtë festë? Vallë a kaq mendjelehtë jemi që nuk e shohim këtë gjë? E pra në çdo pikëpamje që ta shohim këtë çështje, festimi i këtyre festave, është i panevojshëm. Le ta nisim nga një shembull që e përjetojmë të gjithë në fund të vitit: Kur shkojmë për vizitë në muajin dhjetor, tek farefisi apo tek ndonjë familje "gjoja që e mbajnë veten për familje muslimane" që e kemi komshi, menjëherë gjëja e parë që na bie në sy kur hyjmë brenda, është bredhi i vënë në qoshen e shtëpisë duke i dhënë kështu një respekt të veçantë këtij simboli kristian. Andaj, vëlla i nderuar musliman, le t'i njoftojmë familjet tona, farefisin, fqinjët e kudo që këmba jonë na shkel për vizitë, që nuk duhet t'i festojmë këto festa pagane dhe të krishtera, sepse nuk na përkasin neve. Le të bëhemi ne pengesë për festimin e këtyre festave nëpër familjet tona e tek të afërmit tanë. Të bëhemi ne iniciatorët e parë të kundërshtimit të këtyre festave dhe ta sjellim Islamin dhe festat tona fetare nëpër shtëpitë tona muslimane, duke ringjallur kështu fenë dhe rregullat e saj, gjë që shumë prej familjeve tona i kanë harruar ose nuk i dinë nga injoranca që kanë për fenë. Së fundi, të ma bësh hallall vëlla dhe motër i-e nderuar për zgjatjen e këtij shkrimi, por e shikova si të arsyeshëm shkrimin e kësaj teme me shumë rëndësi pak më gjerësisht, pasi muslimanët e sotëm kanë filluar të lënë fenë e drejtë e të shpallur nga Allahu, Islamin dhe kanë filluar të ndjekin ritualet e të krishterëve qoftë në adhurim, zakone, tradita etj., duke shkuar kështu drejt humbjes së sigurt dhe xhehenemit, Zoti na ruajt! Dhe një gjë dua të të them: Që këtë shkrim (e të tjera të ngjashme) dërgoja të gjithëve muslimanëve me anë të e-mailit (sigurisht kjo bëhet fjalë për ata muslimanë që i ke larg) dhe printoje këtë shkrim duke e shpërndarë këtë nëpër farefis, komshi etj., për hirë të Allahut në mënyrë që të përhapet e drejta dhe të zhduket nga faqja e dheut e kota. E lusim Allahun, subhanehu ve teala, që të na e mësojë fenë tonë, të na e shtojë besimin, ta udhëzojë rininë dhe familjet tona, të na mundësojë xhenetin dhe të na ruajë nga zjarri i xhehenemit. Aminë!!!

 
< Prapa   Para >

     
Google


     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!