|
Festa e Vitit të Ri që të gjithë njerëzit mendojnë se është festë krishtere, festë e lindjes së Krishtit (Isait a.s.), e kjo në realitet nuk është festë krishtere e as datëlindja e Krishtit (Isait a.s.). Këta janë ata që festojnë diçka dhe nuk dinë se çka festojnë, festojnë dhe nuk e dinë prejardhjen e festave të tyre. Këtë do ta dëshmojmë jo me ajete kur’anore e as me Sunnet të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, por me një libër që quhet “ENCIKLOPEDIA BRITANEZE”.
Kisha e Perëndimit e feston këtë festë me 25 dhjetor, dhe kjo festë ka ardhur 3 shekuj pas lindjes së Krishtit (Isait a.s.) dhe ia mveshin se ai është zot., ndërsa Kishat e Lindjes e festojnë (përafërsisht) dy javë më pas dhe ia mveshin Isait a.s. kinse bir i Zotit. Kjo festë ka filluar të festohet prej vitit 336 pas lindjes së Krishtit. Kisha e Perëndimit e ka ndërruar këtë datë dhe e ka bërë me 25 dhjetor, ndërsa Kisha e Armenisë (e Lindjes) nuk pajtohet me këtë datë dhe ata e festojnë me 6 janar. Nëse i kthehemi historisë do të shohim se a e kanë festuar popujt e mëparshëm këtë festë dhe si ... Romakët e vjetër e kanë festuar këtë datë si festë e zotërave të tyre d.m.th. ditëlindjen e Diellit. Pas konvertimit të romakëve në krishterizëm vazhduan përsëri ta festojnë këtë datë. por vetëm se ia ndërruan emrin dhe thanë: Po e festojmë ditëlindjen e Krishtit. Pra, ky është një argument se kjo datë nuk është datëlindja e Krishtit (Isait a.s.). Është pyetur një historian për këtë kalendar, a ka filluar prej lindjes së Krishtit (Isait a.s.), ai është përgjigjur: Kjo nuk është e vërtetë, sepse këtë kalendar prej 365 ditëve e ka përpiluar një njeri që e adhuronte diellin, dhe ky kalendar ka depërtuar te romakët dhe është pranuar në vitin 46. Priftërinjtë e shekullit të II-të dhe të III-të thanë se Viti i Ri nuk ka të bëjë me Krishtin (Isain a.s.), sepse ky kalendar nuk është i yni, por e kemi gjetur te romakët. Prejardhja e Babadimrit
Romakët e kishin një njeri që quhej Nikolas (Nicolas) që u sillte dhurata, dhe pasi romakët kaluan në krishterizëm, atëherë thanë: Pasi ne e ndërruam besimin po e ndërrojmë edhe Nikolasin. Dhe në vend të tij erdhi prifti që quhej Novej (Novey) e që tash njihet si “BABADIMËR” mjerisht edhe në mesin e muslimanëve. Prejardhja e Bredhit
Besimi i të krishterëve për bredhin është se: Bredhi është një lloj peme që të sjell fat në shtëpi gjatë tërë vitit. Nëse e hapim Enciklopedinë Britaneze në vëllimin 32 faqja 284 thotë: Popujt e mëhershëm si hebrenjtë, faraonët dhe kinezët e kanë pasur këtë si simbol të lumturisë. Më vonë, kur Evropa kaloi në besimin e idhujtarisë, atëherë e çmuan bredhin (pishën) më shumë se çdo pemë tjetër. Deri në shekullin e VI-të në Gjermani e kanë quajtur “Pema e xhenetit” (pema e Ademit a.s.). Pas shekullit të VI-të e ndërruan këtë term dhe e quajtën “Pema e Krishtit”, këtë nuk e pranuan britanezët deri në shekullin e XIX-të. Prej besimeve të tyre është: Kush është i lumtur natën e Vitit të Ri do të jetë i lumtur tërë vitin, gjithashtu janë të kujdesshëm nga zjarri, sepse nëse e pikë zjarri në atë natë, atëherë tërë viti do t’i kalojë me probleme. Poashtu edhe zbukurimi i bredhit në këtë natë me ngjyra të ndyshme simbolizon Krishtin (Isaun a.s.) kinse ai e ka sakrifikuar veten e tij për njerëzit që vijnë pas tij, do të thotë për larjen e mëkateve që i ka bërë njerëzimi. Pse o muslimanë, e festoni këtë datë? A mendoni se vërtetë Isai a.s. ka lindur në këtë datë? Kush e di më mirë se ne (muslimanët) për lindjen e Isait a.s. Është pjesë e besimit tonë që të besojmë se Isai a.s. ka qenë Pejgamber i Zotit, që ka lindur prej një nëne (Merjemes) pa baba, prandaj ai që nuk e beson Isain a.s. për pejgamber dhe të gjithë të tjerët ai nuk është musliman. Allahu xh.sh. në Kur’anin e Tij thotë: “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të Dërguarit e Tij.” [Bekare, 285] Vëlla i dashur dhe motër e dashur, nëse ti e zbukuron bredhin me ngjyra të ndryshme në këtë natë, ti po beson se Isai a.s. është i bir i Zotit, ti po beson se Isai a.s. e sakrifikoi vetveten e tij për larjen e mëkateve të njerëzimit, larjen e mëkatit të Ademit a.s.! Allahu dhe i Dërguari i Tij na e kanë ndaluar festimin e festave të feve të tjera!!! Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur emigroi në Medinë, atje pa se medinasit e festonin një ditë, dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i pyeti për qëllimin e festimit të kësaj dite, ata iu përgjigjën: Kjo festë ka qenë në xhahilijet (injorancë) dhe kjo ditë është dëfrim për ne, atëherë Pergamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: Allahu xh.sh. i ka zëvendësuar me dy festa më të mira, ato dy festa janë: Festa e Fitër Bajramit dhe Festa e Kurban Bajramit. Këto janë dy festa për muslimanët, prandaj çdo festë tjetër jashtë këtyre dy festave, nuk është e Islamit.
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|