|
26. SI TĖ NDALEM NGA MASTURBIMI? |
|
|
|
|
Pyetja: Jam vajzë e re, e pamartuar, ka tre vjet e tepër që bëj masturbimin. Nuk e kam ditur se është e ndaluar, dhe nuk e di as vetë se si kam filluar ta bëj këtë, por të them të drejtën se tani më është bërë shprehi dhe kjo më mundon shumë. Ju lutem të më tregoni se si mund të largohem nga kjo dukuri e të mos e bëj më kurrë. Shumë herë kam vendosur të mos e bëj, por s’kam mundur të mos e bëj. Ju lutem për Allahun më ndihmoni në këtë aspekt! Faleminderit dhe selam alejkum.
Përgjigjja: Motër e nderuar, Allahu ta mundësoftë që të ruhesh prej të gjitha veseve të këqia. Më kanokretisht, ajo që të ndihmon të largohesh prej të këqiave është ndjenja që duhet vazhdimisht të jetë prezente tek ti se Allahu të ka nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe sa herë që të shkon mendja të bësh diçka keq kujtoje Allahun dhe Ditën e Gjykimit dhe pyete veten: A do të kishe dëshirë të dalësh në Ditën e Gjykimit para Allahut dhe ta kishe kryer atë vepër në dunja. Në anën tjetër, mundohu të gjesh mënyrën hallall për shfryrjen e epshit, e ajo është martesa. Allahu te ndihmofte! Allahu e di më së miri!
Ekrem Avdiu, 18.10.2005
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|