BALLINA arrow PYETJE E PĖRGJIGJE arrow Kategoritė arrow Prostitucioni arrow 20. MASTURBIMI
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
20. MASTURBIMI Bėje PDF Shtyp E-mail
Pyetja:
Masturbimi si proces me sa di është i ndaluar, por kur rrezikohesh nga dy të këqija, atëherë a lejohet të bëhet masturbimi për t’i ikur zinasë (prostitucionit), veçanërisht për personat e pamartuar kur s’kanë mundësi tjetër t’i ikin prostitucionit. Madje kjo mund t’i ndodhë edhe të martuarve? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut na ka treguar rrugën e ruajtjes nga zinaja (amoraliteti) dhe masat mbrojtëse prej saj në hadithin në të cilin kërkon prej rinisë që të martohen, e nëse nuk kanë mundësi të martohen, duhet të agjërojnë. Në të vërtetë, ruajtja prej zinasë bëhet kur njeriu ka iman të fortë dhe mbështetje në Allahun, sepse vetëm Ai ka mundësi t’i ruajë robtë e Vet nga të këqiat e ndryshme. Kalimthi, duhet përdorur masat mbrojtëse të cekura nga Islami si: martesa, agjërimi, ibadetet e ndryshme, pastaj largimi nga shoqëria e keqe, ruajtja e shikimit, etj..
Masturbimi si veprim nuk ceket askund si masë parandaluese prej zinasë, sepse efekti dhe ndikimi i këtij veprimi nuk është i garantuar si pozitiv. Madje, mund të ndodh që masturbimi t’ia shtojë njeriut edhe më tepër dëshirën për kontakt seksual, ngase ky veprim përdoret si zgjidhje alternative e problemit duke e angazhuar organin gjenital në shfryrjen e epshit në mënyrë jo të natyrshme. Nëse njeriu e zgjedh këtë alternativë, asgjë nuk garanton se do të ruhet nga zinaja, sepse mund të vijë në një gjendje që dëshira për një gjë të tillë t’i rritet, e në këtë mënyrë rritet edhe gatishmëria e tij për të bërë zina (amoralitet).
Metodë e vetme për t'u ruajtur prej zinasë janë udhëzimet që vijnë nga Shpallja e që si masa preventive janë të garantuara. Allahu e di më së miri!
Ekrem Avdiu, 20.09.2005


 
< Prapa

     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!