BALLINA arrow KUR'AN arrow KTHIMI TE KUR'ANI
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
KTHIMI TE KUR'ANI Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Muhammed Salih Munexhid (Nga arabishtja: Ekrem Avdiu)   
e shtunė , 10 shtator 2005
Kur'ani i Madhërishëm është mjeti i parë i forcimit. Ai është litari i fortë i Allahut dhe drita e Tij e qartë. Allahu e mbron atë që kapet pas Kur'anit, e shpëton atë që e pason Kur'anin dhe ai që thërret tek ai udhëzohet në rrugën e drejtë.
Allahu e ka treguar qartë se qëllimi për të cilin është zbritur dhe shpallur ky Kur'an është forcimi dhe stabilizimi i njerëzve. Allahu, duke hedhur poshtë disa nga intrigat e jobesimtarëve, ka thënë:
"Ata që nuk besuan thanë: "Sikur t'i zbriste atij Kur'ani përnjëherë." Ne e zbresim kështu që ta forcojmë zemrën tënde dhe e lexuam qartë. Ata nuk të sjellin ty ndonjë shembull e që Ne të mos vijmë me të vërtetën dhe me shpjegime më të bukura." [Furkanë, 32-33]

Përse Kur'ani është burim stabiliteti?
-         Kur'ani mbjell besim dhe e pastron shpirtin duke e lidhur atë me Allahun.
-         Ajetet e tij janë freski dhe shërim për zemrën e besimtarit; ajo zemër nuk luhatet nga stuhitë e fitneve, por qetësohet me përkujtimin e Allahut.
-         E pajis njeriun me perceptime dhe vlera të vërteta, nëpërmjet të cilave ai aftësohet për të vlerësuar rrethanat përreth. Kur'ani i dhuron njeriut kritere të sakta për të gjykuar drejt për çdo gjë, prandaj gjykimi i këtij personi do të jetë i drejtë dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht nga ndryshimi i gjendjes dhe i personave.
-         Hedh poshtë të gjitha intrigat dhe dilemat e shkaktuara nga kundërshtarët e Islamit, qofshin ata jobesimtarë të hapur ose hipokritë, të ngjashme me shembujt konkretë të përjetuar nga gjeneratat e para.
Për shembull:
--- Ndikimi që pati Fjala e Allahut tek i Dërguari: "Nuk të la ty Allahu e as që të harroi." [Duha, 3], kur idhujtarët filluan të thonë: "E braktisi Muhammedin Zoti i vet."
--- Ndikimi i Fjalës së Allahut: "Gjuha e atij në të cilin aludojnë ata është e huaj, ndërsa kjo është gjuhë e pastër arabe." [Nahl, 103], kur jobesimtarët kurejshitë filluan të pretendojnë se Muhammedin po e mësonte një njeri, duke pasur për qëllim një zdrukthëtar romak në Mekë.
--- Ndikimi i Fjalës së Allahut: "Ata mu në sprovë ranë." [Tevbe, 49], në zemrat e besimtarëve kur hipokriti i tha të Dërguarit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): "Më lejo (të mos marr pjesë në luftë) dhe mos më vë në sprovë."
A nuk është e tëra kjo stabilizim dhe forcim? A nuk është lidhje e zemrave besimtare dhe hedhje poshtë e dilemave të pabaza? A nuk i la kjo pa fjalë dhe gojëhapur ata që e pasuan të pavërtetën? Po, pasha Zotin tim.
Është e çuditshme se si Allahu u premton besimtarëve pre lufte teksa po kthehen nga Hudejbija (fjala është për marrëveshjen e Hudejbijes, ndërsa preja e premtuar është preja e Hajberit), se do t'ua shpejtojë atë pasi të kenë shkuar atje, se hipokritët do të kërkojnë t'i shoqërojnë besimtarët por do të jenë të refuzuar, se hipokritët do të këmbëngulin dhe do të orvaten ta ndryshojnë Fjalën e Allahut, se ata do t'u thonë besimtarëve se i kanë zili, ndërsa Allahu u përgjigjet atyre me fjalët: "Jo, por ata (hipokritët) nuk kuptojnë asgjë." Pas kësaj ndodhin të gjitha ngjarjet e paralajmëruara, njëra pas tjetrës para syve të besimtarëve, hapa pas hapi dhe fjalë pas fjale.
Që këtu mund ta kuptojmë dallimin mes atyre që jetën e tyre e lidhën me Kur'ain dhe iu qasën atij me lexim, nxënie përmendësh dhe meditim dhe atyre që si preokupimin e tyre kryesor kanë fjalët e njerëzve. Madje edhe ata që kërkojnë dituri duhet t'i japin Kur'anit dhe kuptimeve të tij pjesën më të madhe të angazhimit të tyre.

 

Marrë nga libri:
"Faktorët e stabilitetit në fe"


 
< Prapa   Para >

     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!