|
Për kujdes dhe vëmendje: Kushdoqoftë nga besimtarët islamë apo të tjerët (jomuslimanët); nëse nuk kanë mësuar ose kuptuar, se çfarë do të thotë Mrekulli - Fenomen (Mu’xhizeh), kurrë nuk kanë për ta kuptuar këtë temë, po as Kur’anin dhe Islamin në tërësi! E që fenomenin apo mrekullinë e inspiron vetëm Krijuesi - Allahu i Madhëruar!
Ky emër ISA alejhi selam, përpos emrit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më së shumti tingëllon, ushton, gjëmon, përfolet te shtresat e të gjitha kontinenteve. Islamikët e quajnë me emër: IJSA – ISA – ISAJA. Ndërsa, joislamikët të të gjitha shtresave dhe racave e ngjyrave e thërrasin me: JEZUË, JEZUS, IZUS, ISUS-KRISTUS, “MESIJH”, KRIZHA, KRISHTI dhe KRISTUS. Dhe disa sipas vendlindjes EL-NASIRAH e quajnë: “NEZARET” e që është gabim! Për këtë figurë që i tëri është Fenomen (Mu’xhizeh) qysh nga lindja Fenomene - MREKULLI e deri në vdekje, e edhe kjo Fenomen. Islamikët e njohin dhe besojnë, dhe duhet të besojnë se ISAJA alejhi selam është Pejgamber dhe i Dërguar i Krijuesit të Gjithësisë! Islamikët detyrimisht duhet të besojnë se ISAJA alejhi selam ka lindur nga e ëma MERJEM-E absolutisht pa baba! Sepse, lindja e tij është fenomen. Ata, të cilët e mohojnë Islamin e quajnë nënën e Isas alejhi selam MARIA, MERI, MARI, MRIA e që herë i thojnë “E ëma e Krishtit” e herë “Lindësja e zotit”. Shumë përfolje, shumë spekulime, shumë shpifje e mjerime rreth këtyre dy figurave shumë të dashura te Zoti i Madhëruar, siç do të lexohen dhe citohen ajetet e Librit Fisnik, Kur’anit, në të cilin nuk ka shpifje e as që dikush mund të trillojë, të revizionojë apo të falsifikojë ndonjë tekst të Kur’anit, edhe pse u orvatën edhe janë duke u orvatur parreshtur që ta njollosin këtë Libër të Fenomeneve të Allahut të Madhëruar e që nuk ka mundur askush të trillojë në të kaluarën e paganizmave dhe në jetën feudale, e as në këta shekujt e Kibernetikës, përmes bionikës-bioteknikës dhe informatikës, më së miri e verifikon vetë Krijuesi Fisnik i Gjithësisë në ajetin që thotë: “Vërtet, Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe padyshim Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij (nga prishja, ndryshimi, devijimi, falsifikimi, shtesa, mungesa, deformimi etj.).” [Hixhr, 9] Të mësojmë se i tëri Kur’ani i thërret – shqipton Pejgamberët dhe të Dërguarit alejhimu selam përmes emrave të tyre, përpos të Dërguarin e Gjithësisë Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që i Madhëruari Zot e thërret me epitet dhe devotshmëri duke i thënë: “O ti Pejgamber (o ti i Dërguar, që të është sjellë kumtesa nga qielli)....” [Tahrimë, 1] E pra, këtu e kam për qëllim dhe synim ekskluziv për figurën e të Dërguarit: ISA – ISAJA alejhi selam e që është mirë që përmes faqes së intenetit të hapur nga vëllezërit islamik të sqarohet drejt çështja e tij. Isa – Isaja alejhi selam theksohet – shqiptohet – thirret në Librin Bujar, Kur’anin me emër: ISA, “ISABNE MERJEM” (Isaja biri i Merjem-es) dhe kështu 24 herë apo vende përmes sureve si vijon:
Sureja Bekare (2), ajeti 87, 136 dhe 253, Sureja Ali Imran (3), ajeti 45, 52, 55, dhe 59, Sureja Nisaë (4), ajeti 163, 157, dhe 171, Sureja Maide (5), ajeti 46, 78, 110, 112, 114, dhe 116, Sureja En’amë (6), ajeti 85, Sureja Merjem (19), ajeti 34, Sureja Ahzabë (33), ajeti 7, Sureja Shura (42), ajeti 13, Sureja Zuhruf (43), ajeti 63, Sureja Hadid (57), ajeti 27 Sureja Saff (61), ajeti 6. I shënova këto shifra për të zgjuar vëmendjen e lexuesve dhe të interesuarve për realitetin e të Dërguarit Islam Isës alejhi selam, gjë që kjo është pika më delikate ndër të gjtithë popujt e botës, të gjithë ata që dëshirojnë që këtë çështje, më të përfolurën mes të gjitha konfeksioneve religjioze, madje edhe mes besimtarëve islamë ndihet dhe preken luhatjet dhe dyshimet, rreth këtij të Dërguari nga Zoti i Madhërishëm, se a është gjallë, apo është i vdekur? Se a do të zbret – shfaqet që të zbatojë kushtetutën islame – sheriatin? Pasi që ta eliminojë – zhduk një kriminel RRENACAK, mashtrimtar e trillues: “EL-MESIH ED-DEXHALL”! Dhe para se të hyj në koment të katër ajeteve rreth Isës alejhi selam, kisha kërkuar nga secili besimtar islam nga të dy gjinitë, femërore dhe mashkullore, që të lexojnë ajetin 109 nga Sureja Bekare (2) se si ithtarët e librave të mëparshme tentojnë me çdo kusht për t’i kthyer dhe larguar besimtarët islamë nga Islami në besimet e tyre. Pra, lexojeni këtë citat ju vet mes bindjes suaj. Ashtu, edhe pa të keqën e askujt shikojeni se si shprehet Allahu, Zoti i Lartësuar në ajetin 34 nga Sureja Tevbe (9), lexojeni dhe mos u dëshpëroni, sepse Zoti thotë: “O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Ata, të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroj për një dënim të dhembshëm.” [Tevbe, 34] E pra, të shikojmë ajetin 116 në suren Maide (5) se si Zoti i Plotfuqishëm thekson: “Kujto edhe kur Krijuesi, Allahu do të thotë (në ditën e Ringjalljes – në amshim): O Isa, biri i Merjemes! A mos u the ti njerëzve: Më adhuroni mua dhe nënën time si dy zota përkrah Allahut (duke poshtëruar e nënçmuar Allahun)? Ai do të thotë: Lavdi të qoftë Ty. Kurrë nuk më shkonte mua mendja (nuk më takonte) të thosha një gjë të tillë, çfarë unë nuk kisha aspak të drejtë të zija me gojë. Sikur ta kisha thënë një gjë të tillë, Ti padyshim që do ta dije atë, Ti e di se ç’ka thellë në brendësinë time edhe pse unë nuk di asgjë se ç’ke Ti në Veten Tënde. Padyshim që Ti dhe vetëm Ti je i Gjithëdituri për Gajbin (enigmën – për gjithçka të panjohur, për të gjitha të fshehtat).” [Maide, 116] Ajeti i dytë në këtë temë është në suren Ali Imran (3), ajeti 55, Zoti thotë: “(Përkujto) kur Allahu i tha: “O Isa! Unë do të të marr ty dhe do të të ngre lart pranë Meje dhe do të të pastroj ty (nga thënia e trilluar se Isau është biri i Allahut) prej atyre që nuk besojnë dhe do t’i bëj ata që të ndjekin ty (besimtarët e Njësisë së Allahut) mbi ata që mohojnë (nga Pejgamberët e Allahut, si disa që mohojnë Musain ose Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; ose nga Librat e Dërguara të Allahut, si disa që mohojnë Tevratin, ose Inxhilin, ose Kur’anin) deri në Ditën e Ringjalljes. Pastaj ju do të ktheheni tek Unë dhe Unë do të gjykojë mes jush për çështjet që ju u kundërshtuat.” [Ali Imran, 55] Ajeti i tretë është në suren Maide (5), ajeti 110. Zoti thotë: “(Përkujto kur) Allahu do t’i thotë (në Ditën e Llogarisë përfundimtare): O Isa biri i Merjemes! Kujto mirësinë Time mbi ty dhe mbi nënën tënde kur të mbështeta ty me Rruhul Kuddus (engjullin Xhibril) dhe kështu ti u fole njerëzve që në djep (foshnje e posalindur) dhe në moshën burrërore; dhe kur Unë të mësova ty shkrimin, Hikmetin (Urtësinë), Tevratin dhe Inxhilin; dhe kur ti bëre nga balta një formë zogu me lejen dhe vullnetin Tim, pastaj ti i fryve dhe ai u bë zog (i gjallë) me lejen dhe vullnetin Tim; shërove të verbërit e lindur dhe lebrozet me lejen dhe dëshirën Time; edhe kur ti nxore dhe komunikove me të vdekurit me lejen dhe vullnetin Tim; dhe kur Unë i ndalova Beni Israilët (pasardhësit e Jakubit alejhi selam) prej teje (kur ata vendosen që të vrasin ty) që prej ardhjes tënde në mesin e tyre me prova të qarta dhe jobesimtarët nga mesi i tyre thanë: Kjo s’është gjë tjetër veçse magji e kulluar.” [Maide, 110] Ajeti i katërt është nga sureja Nisaë (4) ajeti 157. Zoti i Gjithësisë thotë: “Edhe për shkak të thënies së tyre (duke u mburrur se janë trima): “Ne e vramë Mesihun, Isanë, birin e Merrjemes, të Dërguarin e Allahut.” Por, ata nuk e vranë atë, as nuk e kryqëzuan, por kështu iu duk atyre (shëmbëllimi i Isait iu mvesh një tjetër figure – personi nga mesi i tyre) dhe (duke e vrarë këtë të fundit, atyre iu duk sikur e vranë Isanë) ata që nuk kanë marrëveshje për këtë, kanë mjaft dyshime në të. Ata nuk kanë aspak dije (të qartë) duke mos ndjekur gjë tjetër, veçse hamendje dhe mëdyshje, pasi sigurisht ata nuk e vranë atë (Isanë).” [Nisaë, 157] Duke ia bashkangjitur edhe ajetin vijues: “Por Allahu e ngriti atë (Isanë) lart (me trup dhe me shpirt) pranë Vetes së Tij (dhe Isau alejhi selam është lart në qiell). Allahu kurdoherë është i Gjithëfuqishëm, më i Urti, Gjykuesi Absolut (i Cili vë çdo gjë në vendin e vet).” [Nisaë, 158] Për peshqesh dhe sihariq ua preferoj juve që të lexoni ajetin 159 po të kësaj sureje dhe të kuptoni se si Zoti i Madhëruar shprehet prerazi duke iu drejtuar ithtarëve të librave të mëhershme (Çifutëve dhe të Krishterëve), si do të bëhet me të këtillët në finale... Me kërkesën e fundit të këtij punimi modest që të lexoni përpos ajeteve të njëzetekatërta (24) edhe këto në vijim: Ajetet 33–60 nga sureja Ali Imran (3), ajetet 16–34 nga sureja Merrjem (19) dhe shpresoj se secili shqiptar i besimit islam ose i krishter do të bindet dhe do të kuptojë realitetin mbi të Dërguarin e Krijuesit të gjithësisë Isanë dhe nënën e tij Merjemen alejha selam. 14.05.2005, Fushë Kosovë
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|