Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 28 gusht 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
PSE NUK MĖ PRANOHET DUAJA? Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Bahri Curri   
e martė , 19 korrik 2005
Një njeri nga banorët e Basrës e takoi Ibrahim Ed’hemin dhe i tha duke iu ankuar: Allahu xhel-le shanuhu në Kur’anin Famëlartë thotë: “UD’UNI ESTEXHIB LEKUM” - “Më thirrni mua (kërkoni prej meje), Unë ju përgjigjem.” [Gafir, 60]
E ç’është me ne, i lutemi Allahut, por duaja s’na pranohet, kërkojmë nga Allahu xhel-le shanuhu, kurse përgjigje s’marrim dot. Vallë pse kështu?!
- Për atë se zemrat e juaja janë të vdekura, - u përgjigj Ibrahimi.
- E kush i ka vdekur ato? – pyeti ai.
- Tetë cilësi – u përgjigj Ibrahim Ed’hemi.
- Cilat janë ato? – pyeti përsëri ai.
Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj duke i thënë se ato tetë cilësi janë:
1. E dini se Allahu xhel-le shanuhu është  Një dhe se e njihni Atë, por obligimet ndaj Tij nuk jeni duke i kryer dhe nuk jeni duke e adhuruar.
2. E lexoni Kur’anin Famëlartë, por s’jeni duke vepruar sipas tij, e as që doni të kuptoni nga ai (Kur’ani).
3. Thoni se e doni të Dërguarin e Allahut, por në bazë të sunneteve të tij s’jeni duke vepruar.
4. Thoni se shejtani është armiku i juaj i madh dhe se e mallkoni atë, kurse ju përsëri jeni duke e mbajtur dhe e dëgjoni me plotë bindje.
5. Thoni se i frikësoheni vdekjes dhe se ajo është e vërtetë e pamohueshme, por për këtë s’keni përgatitur asgjë.
6. Thoni se i frikësoheni zjarrit të Xhehenemit, ndërsa trupin tuaj e keni lodhur me punë që çojnë në zjarr.
7. Thoni se e doni Xhenetin, kurse për këtë s’jeni të përgatitur, pasiqë dëfrimet i keni shijuar në këtë botë dhe nuk keni bërë vepra që ju dërgojnë në të.
8. Kur zgjoheni nga gjumi, të metat e juaja i hidhni pas shpinës (veten tuaj e harroni), kurse të metat dhe veprat e turpshme të njerëzimit i zbuloni dhe i përgojoni. Nuk i shiqoni punët tuaja, por i shiqoni punët e të tjerëve.
9. I shfrytëzoni begatitë (nimetet) e Allahut dhe nuk e falënderoni Atë.
10. Shpesh i përcillni të vdekurit për në varreza, por nuk po mësoni nga kjo.
Andaj, s’do t’iu përgjigjet duaja!

 
< Prapa   Para >

     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!