|
Sirakuza u themelua në vitin 734 para Krishtit nga Archia prej Korinti. Ajo u shndërrua shpejt në njërën prej qyteteve më të rendësishme greke të Sicilisë. Në vitin 480 para Krishtit sirakuzanët mundën kartagjenasit, që gjendeshin në Tunizinë e sotme dhe që kishin bërë bazën e tyre në Palermo, qytet i lashtë fenikas. Me fitimin e betejës së Imeras, Sirakuza i pengoi semitët që të pushtonin krejt Sicilinë.
Lufta kundër kartagjenasve vazhdoi me Dionigjin e Vjetër (405-367), i cili ia doli mbanë t’i ndalte ata në pjesën perëndimore të ishullit. Gjatë Luftës së Parë Punike (264-241 p.e.s.) Sirakuza, nën sundimin e Geronit, ishte një aleate besnike e Romës. Gjatë Luftës së Dytë Punike (218-201 p.e.s.), Geronimo, sunduesi i Sirakuzës, tradhtoi dhe arriti, papritmas, një aleancë me kartagjenasit, armiqtë e përjetshëm. Roma ndërhyri, pushtoi qytetin në vitin 212 dhe e bëri kryeqytet të provincës romake të Sicilisë. Sirakuza e mbajti titullin e kryeqytetit të Sicilisë nën Perandorinë Romake e nën atë Bizantine. Më 663 u bë rezidenca perandorake e Kostantinit të II-të. Arabët, me origjinë semite të afërt me atë të kartagjenasve, pasi vunë nën kontroll Afrikën Veriore dhe Spanjën vendosën të mësynin drejt Sicilisë. Në shekullin e IX në Frigjia (Tunizia e sotme dhe Algjeria lindore) erdhi në pushtet dinastia Aglabide. Emiri Zijadatullahu I (817-838) nisi pushtimin e Sicilisë. "Luftoni ata që nuk besojnë Allahun dhe as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë dhe duke qenë të mposhtur." [Tevbe, 29] "Pra, kur t’i takoni (në luftë) ata që nuk besuan, mëshojini në qafë (mbytini) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhini e pastaj, ose lirojini falas ose kërkoni dëmshpërblim, përderisa lufta të mos pushojë." [Muhammed, 4] "Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. " [Ali Imran, 169] Perandoria Bizantine, ku bënte pjesë Sicilia, ishte e paaftë të mbronte territorin. Më 831 bie Palermoja dhe më 878 pason Sirakuza. Gjenerali bizantin Maniace do ta shtijë në dorë përkohësisht Sirakuzën (1038-1040). Por janë Normandët ata që më 1085 do ta marrin përfundimisht në dorë Sirakuzën. Por Sirakuza nuk e rifiton më rolin e vet si kryeqytet. Vendndodhja: Sicili Epoka: nga viti 827 deri në vitin 878 të e.s. Muslimanët marrin Sicilinë (827)
Më 17 qershor 827 gjenerali Esed bin Furat me një ushtri prej 10.000 ushtarësh dhe 7.000 kalorësish zbarkoi në Mazara del Vallo. Muslimanët kishin nisur depërtimin në Sicilinë e krishterë. Çdo ditë flamuri islam valonte në një vend tjetër. Palermo, kryeqyteti i ri musliman (831)
Në vitin 830 zbarkoi një ushtri tjetër me 3.000 ushtarë. Në krye të saj ishte komandanti me origjinë berbere Asvag, i mbiquajturi Fargalùs. Në Afrikën e Veriut ishte përhapur fjala se Sicilia, një tokë e pasur, nuk ishte e mbrojtur sa duhej. Për më tpër, bëhej fjalë për një tokë të banuar nga jomuslimanë. Kështu që muslimanët i lanë shtëpitë e tyre dhe u shpërngulën drejt ishullit pjellor. U rrethua Palermoja. Pas gati një viti, më 11 shtator 831, qyteti u dorëzua. Palermo, e ripopulluar nga banorët afrikanoveriorë, u bë kryeqyteti musliman i Sicilisë. Në vitin 841 gjysma e Sicilisë perëndimore, përtej lumit Salso, ishte në duar të muslimanëve. Palermo ishte shndërruar në një port të rëndësishëm tregtar. Messina u pushtua nga vetë napoletanët (843)
Në vitin 843 emiri Fadl bëri një aleancë me napoletanët, megjithë dënimin e fortë të bërë nga Papa i Romës. Emiri vendosi të sulmonte qytetin e Messinës dhe thirri në ndihmë aleatin e vet të krishterë. Të dy ushtritë bashkëpunuan gjatë rrethimit të Messinës, e cila ra në sundimin islam vetëm pas disa muajsh rrethimi. Cefalùja dorëzohet (858)
Kur Ebu Ibrahim Ahmed (856-863) u bë emir i Kairouanit sulmi kundër Sicilisë mori hov. Në vitin 858 Abbasi, biri i Fadlit, pushtoi Cefalùnë pa luftë, sepse arriti një marrëveshje me banorët, të cilët pranuan të jetonin nën sundimin islam. Enna e tradhtuar (859)
Më 24 janar 859 Abbasi pushtoi Ennan pas një rrethimi të gjatë. Ia doli të futet në qytet vetëm falë tradhtisë së një të burgosuri që, për të mbetur gjallë, tregoi ekzistencën e një shtegu sekret. Sipas kronistëve arabë, ushtarët e krishterë u zunë në befasi dhe u vranë të gjithë, ndërsa Abbasi hyri triumfues në qytet po atë javë. Drejt Sirakuzës (877)
Në verën e viti 877 emiri Xhafer bin Muhammed nisi përparimin drejt Sirakuzës. Kaloi nga Caltavuturo, Nicosia, Randazzo. Mbërriti në bregun jonian dhe mori në dorë territorin përqark Taorminas dhe Catanias. Pastaj u paraqit përpara Sirakuzës. Qyteti i fortikfikuar ishte i vendosur në ishullin e Ortigias. Periferia u braktis nga banorët dhe e gjithë popullsia u përqendrua brenda mureve. Qyteti drejtohej nga një patrik grek dhe mbrohej nga ushtarë të ardhur nga vise të ndryshme të Perandorisë Bizantine (Greqi, Azi e Vogël, Liban, etj.), si dhe nga milicia siciliane. Rrethimi
Xhaferi e ngriti kampin e tij në periferi të qytetit dhe komandën e tij në kishën mitropolite. Nisi rrethimin
Katapultat goditnin pandërprerë muret dhe kullat e qytetit. Të mbrojtur nga përkrenaret ushtarët muslimanë përpiqeshin të ngjisnin muret për t’u futur brenda. Dyert e qytetit sulmoheshin pandalur. Kaluan shumë muaj. Në qytet ushqimet nisën të mungojnë, epidemitë bënin kërdinë, por popullata rezistonte. Sirakuzianët ushqeheshin me ç’të mundnin. Sëmundjet shkaktonin shumë viktima, pasi përhapeshin me shpejtësi. Katapultat nuk rreshtnin së godituri. Kullat filluan të dëmtoheshin, por të rrethuarit vazhdonin rezistencën. Fundi i luftës
Gjatë dimrit Xhaferi e la ushtrinë e tij dhe u kthye në Palermo, ku ra në një pritë të organizuar nga armiqtë e tij. Komanda i kaloi Ebu Isës, djalit të Muhammad bin Kurubit, djali i Ibrahim Abisinasit. Në fund të prillit rifilluan luftime të ashpra. Kulla që dominonte Porto Granden u godit keq. U nda në disa pjesë. Sirakuzianët riparuan të çarën, por e dinin që kishte ardhur fundi i luftës. Në qytet kishin mbetur 20.000 banorë, të uritur, të sëmurë dhe të plagosur. Rezistenca në këtë të çarë vazhdoi edhe për 20 ditë. Dita e 21 majit 878 filloi me një bombardim me katapulta ndaj asaj që kishte mbetur nga kulla, e cila më së fundi u bë copa-copa. Muslimanët hynë në qytet nga shtegu i hapur. Komandanti i qytetit u mbyll së bashku me shtatëdhjetë fisnikë në një kullë të qytetit për të bërë rezistencën e fundit. Muslimanët hynë në katedrale, ku ishte strehuar peshkopi Sofronio me tre priftërinj të tjerë, të cilëve iu sigurua mbrojtje. Brenda dy ditësh qyteti u vu nën kontroll të plotë. Riferimente bibliografike: Amari M., I musulmani in Sicilia Arborio Mella F.A., Gli arabi e l’Islam, Mursia Finley M.I., Storia della Sicilia antica, Laterza Ostrogorsky G, Storia dell’Impero Bizantino, Enaudi Pannetta R., I saraceni in Italia, Mursia
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|