|
UDHĖZIME PĖR PRINDĖRIT DHE FĖMIJĖT |
|
Shkruar nga I panjohur
|
|
e enjte , 05 korrik 2007 |
|
Familja është epiqendra e shoqërisë muslimane. Në Islam, jeta familjare është e bazuar në sakrifica, besnikëri dhe bindje. Si Islami i shikon marrëdhëniet familjare? “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rrum, 21). |
Lexo mė shumė...
|
|
|
Shkruar nga Ali Hasen Abdul Hamid (Nga arabishtja: Enis Rama)
|
|
e hėnė , 02 korrik 2007 |
Besimi në Ditën e Fundit është kusht esencial prej kushteve të imanit, është pjesë e rëndësishme prej pjesëve të njohjes së robit Zotin e tij. E si të mos jetë, kur kjo ia vërteton njeriut njohjen e vendit në të cilin do të mbarojë kjo ekzistencë me tokën e saj, luginat dhe malet e saj, me njerëzit dhe gjallesat e saj dhe me të gjitha krijesat tjera. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
PAVARĖSIA E KOSOVĖS DHE LIRITĖ FETARE |
|
Shkruar nga Ekrem Avdiu
|
|
e enjte , 28 qershor 2007 |
Problemi i identitetit fetar të muslimanëve të Kosovës, definimi i ekstremizmit fetar dhe kompleksi i fajësisëTë nderuar të pranishëm, pjesëmarrës të kësaj tryeze!
Tema të cilën jemi mbledhur ta trajtojmë sot është komplekse dhe shumëdimensionale. Duke marrë parasysh prezencën tuaj dhe spektrin e panelistëve që do të ligjërojnë në këtë tryezë, unë e shoh të rëndësishme që të përqendrohem në disa pika që ma merr mendja se duhet të trajtohen nga këndvështrimi im si njohës i Islamit dhe njëkohësisht si pjesëtar i komunitetit musliman e më tepër si imam, detyrë të cilën e kryej me krenari në vendin ku jetoj. Në të vërtetë, koha e dedikuar për të folur në këtë takim në mënyrë shumë të natyrshme është e kufizuar dhe e shkurtër, andaj kjo, krahas kompleksitetit dhe rrethanave që dominojnë në botë, e bën trajtimin e këtij problemi të rëndësisë globale akoma më të vështirë. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
POPULLSIA E BOTĖS ARRITI NĖ 6.6 MILIARDĖ KĖTĖ VIT, NGA 6 MILIARDĖ QĖ ISHTE NĖ VITIN 1999 |
|
Shkruar nga I panjohur
|
|
e enjte , 28 qershor 2007 |
Bota me prirje interesante të rritjes së popullsisë “Njerëzit shkojnë nga vendet e varfra në vende më pak të varfra, njerëzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lëvizin për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë që krijohet në disa vende ku ka rritje të madhe të popullsisë. Këta njerëz kanë nevojë të shkojnë diku, prandaj ata largohen për të kërkuar punë.”Popullsia e botës arriti shifrën 6.6 miliardë këtë vit nga 6 miliardë që ishte në vitin 1999. Deri në vitin 2025, studiuesit presin që rreth 8 miliardë njerëz të jetojnë në planetin tonë. 99 përqind e këtyre banorëve do të jetojnë në vendet në zhvillim. Tre milionë imigrantë lëvizin nga vendet e varfra në vendet e pasura çdo vit, dhe gjithmonë e më shumë, destinacioni i tyre është një vend fqinj. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
NĖ FILLIM TĖ PUSHIMEVE VERORE |
|
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu
|
|
e hėnė , 25 qershor 2007 |
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhammedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr. Të nderuar vëllezër! Jemi në prag të pushimeve, njerëzit fillojnë të shprehin gëzimin dhe kënaqësinë dhe me padurim presin përfundimin e obligimeve. Kështu që, çdokush mendon dhe planifikon për ditët e ardhshme se ku do t’i kalojë dhe kohën si do ta sistemojë. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
|
<< Fillimi < E Mėparshmja 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E Ardhshmja > Fundi >>
|
| Rezultatet 61 - 70 nga 398 |