|
TRI ARGUMENTET MAHNITĖSE KUNDĖR EVOLUCIONIT |
|
Shkruar nga I panjohur (Pėrktheu: Zekirja Shabani)
|
|
e premte , 18 nėntor 2005 |
Evolucionistët nuk kanë ndonjë përkrahje të fortë nga shkenca kur ata thonë se gjithçka ka “evoluar”. Në fakt, evolucionistët të cilët e mohojnë Zotin dhe mrekullitë e Tij, përballen me tri probleme të mëdha në univers. Problemi 1 Nuk ka asnjë ligj shkencor që lejon diçka të evoluojë nga asgjëja. Nëse nuk ka pasur asgjë në univers nga të fillohet, është e qartë se asgjë nuk ka mundur të ndikojë që diçka të paraqitet.
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
KATOLIKOCENTRIZMI DHE ISLAMOFOBISTĖT SHQIPTARĖ |
|
Shkruar nga Rexhep Elezaj
|
|
e hėnė , 14 nėntor 2005 |
|
FUSHATË E (PA)PARAMENDUAR ANTIISLAME ME PASOJA TË RËNDA PËR TOLERANCËN FETARE...! Asnjë shqiptar i besimit islam nuk e urren fenë e krishterë të ritit katolik apo ortodoks, qoftë për faktin se nuk i takon kësaj feje, qoftë për ndonjë motiv tjetër. Pra nuk mund të gjendet asnjë shqiptar i besimit islam që urren vëllanë e tij për shkak se ai i takon një besimi tjetër, sepse është e mirënjohur toleranca e besimtarëve shumicë islam shqiptarë ndaj besimtarëve pakicë katolik shqiptar, por edhe respekti i tyre shumë i madh ndaj krishterimit si religjion qiellor monoteist. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
NJĖ GRUA PREJ BANORĖVE TĖ XHENETIT! |
|
Shkruar nga Muhammed Arifi (Nga arabishtja: Bahri Curri)
|
|
e enjte , 10 nėntor 2005 |
|
Historia ka njohur Ummu Shurejkin. Poashtu ka njohur edhe Gumejsën, Ummu Sulejm, nënën e Enes bin Malikut për të cilën Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë në hadithin që transmeton Buhariu: “Hyra në xhenet dhe dëgjova disa take të të ecurave, dhe ja kjo ishte Gumejsa bint Melhan”. Grua interesante prej të gjitha grave. Në fillim të jetës së saj, jetoi si çdo vajzë tjetër e periudhës paraislame (xhahilijetit). Është martuar me Malik bin Nadr. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
ZEKATI DHE ZEKATI I FITRIT |
|
Shkruar nga I panjohur
|
|
e diel , 30 tetor 2005 |
|
Zekati, adhurim dhe pastrim Në këtë muaj të bekuar të ramazanit, Allahu i Lartësuar i urdhëron muslimanët të heqin dorë nga ushqimi dhe nga veprat e këqija në mënyrë që të pastrohen dhe të forcojnë imanin dhe devotshmërinë. Kjo uri shërben për të na kujtuar urinë dhe etjen e atyre që nuk kanë. Allahu e ka bërë dhënien e lëmoshës për të varfrin dhe të nevojshmin një detyrë për të gjithë ne. Allahu thotë në Kur’an: “Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).” [Dharijatë, 19] |
Lexo mė shumė...
|
|
|
Shkruar nga Olsi Jazexhiu
|
|
e diel , 23 tetor 2005 |
|
Ramazani është një nga muajt më të bekuar të vitit për besimtarët muslimanë. Në këtë muaj të shënuar, besimtarët ndalohen nga ngrënia, pirja, dhe punët e padobishme, që nga agimi i ditës e deri në perëndim të saj. Ramazani ka dy aspekte për besimtarin: aspektin fizik dhe atë shpirtëror. Fiziku përkufizohet në ndarjen e njeriut nga ushqimi dhe shumë vese të padobishme, ndërsa shpirtërori përmblidhet në ndjesinë e frikës, adhurimit, meditimit dhe kujtimit të botës së përtejme që besimtari zhvillon. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat mbi të cilat ngrihet Feja Islame. Shtyllat e tjera të Islamit janë besimi dhe dëshmia në Zotin Një, në adhurimin e Tij nëpërmjet pesë lutjeve ditore, dhënien e zekatit dhe kryerjen e haxhit. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
|
<< Fillimi < E Mėparshmja 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 E Ardhshmja > Fundi >>
|
| Rezultatet 341 - 350 nga 399 |