|
"15 XHAMI NĖ GJERMANI NDĖRTOJNĖ QENDRA TĖ TERRORIT" |
|
Shkruar nga Rexhep Elezaj
|
|
e shtunė , 25 mars 2006 |
Në numrin e datës 20.03.2006, gazeta e përditshme gjermane mjaft me renome "Die Welt", në faqen 4, ka botuar artikullin me titull: “ 15 xhami në Gjermani ndërtojnë qendra të terrorit”!?Në këtë artikull ndër të tjera thuhet: Drejtori i Entit Federal për Mbrojte të Rendit Kushtetues Heinz Fromm vlerëson se Evropa Perëndimore aktualisht në masë mjaft të madhe është e kërcënuar nga "terroristët islamikë", jo aq shumë nga rrjeti i "Al-Kaides", siç ka qenë aktiv para 11 shtatorit 2001, por ky rrezik vjen nga grupet të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur nga ky rrjet, të cilët po përdorin mjete eksplozive nga materie rrezatuese të përziera me substanca të rrezikshme me qëllim që t'i rrisin "efektet" dhe "tronditjet" te njerëzit, siç ekziston mundësia që ata të përdorin materie radioaktive me dirigjim nga larg. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
Shkruar nga Muhamed Dėrmaku
|
|
e premte , 24 mars 2006 |
|
Falënderojmë Allahun dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Atë që Pejgamberin ta lavdërojë dhe ta sigurojë. Çështja e përkufizimit të fesë dhe kombit si nocione shoqërore, në kohën tonë është një temë tejet me rëndësi, për arsye se shumë prej njerëzve kanë rezerva të paarsyeshme ndaj përkufizimit të njërit nocion apo të dyve, dhe jo rrallëherë edhe i ngatërrojnë të kuptuarit e fesë dhe kombit deri në atë shkallë sa fillojnë të mendojnë se feja dhe kombi përballen dhe kundërshtohen njëri me tjetrin. Nganjëherë dikush anon nga njëra përballë tjetrës duke krijuar kështu një betejë mes dy gjërave që ato në realitet nuk atakohen fare. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
PĖRSIATJE E PESĖ KUSHTEVE TĖ ISLAMIT |
|
Shkruar nga Bahri Curri
|
|
e enjte , 23 mars 2006 |
|
Allahu i Plotfuqishëm caktoi për këtë Ummet sheriatin më të plotësuar dhe fenë më të lehtë, e bëri Ummetin më të mirë ndër njerëz. Është Ummeti i fundit në këtë botë, ndërsa i pari në Ditën e Gjykimit për natyrën dhe përmbajtjen që ka, është përmbyllëse e shpalljeve qiellore. Islami është begatia më e madhe që Allahu ia dha njerëzimit, për të cilin thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” [Maide, 3] |
Lexo mė shumė...
|
|
|
Shkruar nga Bahri Curri
|
|
e mėrkurė , 22 mars 2006 |
|
Prej kushteve themelore të imanit është edhe besimi në kada e kader (caktimi dhe vendimi i Allahut), në të mirë dhe në të keq. Kjo do të thotë se çdo gjë që ndodh në tokë e në qiej ndodh me caktimin dhe vendimin e Allahut, dhe ajo që Allahu vendos të ndodh nuk ka send që e pengon. Si rezultat i kësaj është se njeriu duhet të besojë bindshëm se Allahu ka vendosur dhe caktuar hajrin (të mirën) dhe sherrin (të keqen) para se ta krijojë gjithësinë. |
Lexo mė shumė...
|
|
|
BESIMI NĖ DITĖN E FUNDIT DHE NĖ RINGJALLJEN PAS VDEKJES |
|
Shkruar nga Bahri Curri
|
|
e martė , 21 mars 2006 |
|
Prej kushteve themelore të imanit është edhe besimi në Ditën e Fundit, i cili përkufizohet në besimin se ditët e kësaj bote (dunjasë) kanë fundin e tyre, dhe Dita e Fundit është ditë në të cilën bëhet kijameti dhe ringjallja, në të cilën paraqitet xheneti e xhehenemi, llogaria dhe peshorja. Ai që vdes, bëhet kijameti (i vogël) i tij dhe do t’i paraqitet vendi në të cilin do të jetë, në xhenet apo në xhehenem, derisa të bëhet katastrofa (kijameti i madh). Pas dunjasë nuk ka botë tjetër përveç xhenet ose xhehenem. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Edhe të parët edhe të fundit keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar!” [Vakia, 49-50] |
Lexo mė shumė...
|
|
|
|
<< Fillimi < E Mėparshmja 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 E Ardhshmja > Fundi >>
|
| Rezultatet 301 - 310 nga 399 |